Parashikimi, Greqia do largohet nga Eurozona këtë vit, rrezikon edhe Italia

3 Janar 2012, 19:13Politika TEMA

Qendra britanike për hulumtime ekonomike dhe të biznesit (CEBR) pohon se Greqia sivjet do të tërhiqet nga zona e valutës së përbashkët evropiane dhe euron do ta këmbejë me dhrahminë e saj të mëparshme.

Në raportin për këtë vit, kushtuar gjendjeve me euron,  ekspertë të Qendrës vërejnë se “është pothuajse e sigurt” se Greqia deri në fund të këtij viti, nuk do të jetë në eurozonë, ndërsa mund të ndodh që me të të largohet edhe ndonjëra prej vendeve të tanishme anëtare, para së gjithash, Italia.

Udhëheqësi i CEBR-it, Dagllas Mekuiliams thotë se dy vendet ballafaqohen me borxhe të mëdha të brendshme dhe zbatojnë mjaft masa të ashpra për kursim dhe për uljen e deficitit, gjë që sigurisht do të shkaktojë bllokimin e rritjes ekonomike.

Në përqendrimin e 10-vjetorit të vendosjes së euros, CEBR beson se “99 për qind është e sigurt” se valuta e përbashkët evropiane nuk do ta presë 20-vjetorin, ndërsa gjatë dhjetë viteve të ardhshme eurozona do të shpërbëhet.

“Ky vit 2012 është i pari në të cilin do të fillojë shkatërrimi i euros”, thuhet në raportin e asaj Qendre. Ekspertët e CEBR-së i akuzojnë politikanët e vendeve të eurozonës që në vitin 2011 nuk arritën të merren vesh rreth sjelljes së masave ekonomiko-financiare për stabilizin e euros, por u përcaktuan për reformat institucionale dhe integrimin e mëtjemë të euros, por u përcaktuan për reformat institucionale dhe integrimin e mëtejmë të eurozonës.

Kjo Qendër për hulumtime ekonomike është mjaft e afërt deri te qëndrimet dhe pikëpamjet që për krizën në eurozonë dhe zgjidhjen e saj i ka kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

19 komente në “Parashikimi, Greqia do largohet nga Eurozona këtë vit, rrezikon edhe Italia”

  1. leonard antwerpen says:

    Mos ore TF do i bien bizneset by… ne zero

    1. raimondi says:

      Uuu po qe Greqia do dali nga Eurozona dhe dhramia qe do qarkulloje ne Greqi
      do jete 60% e zhvleresuar kete e dhe bufi-

      Por mos ja thoni Edi Rames kete lajm te kobshem se nuk ka pastaj si te justifikoje
      politken e tij pro greke ,e cila po e kalb PS-ne ne opozite

      –Pas 40 vjetesh e merr veten Greqia –sic tha dhe Angela Markel

      –Shqiperia do ja mari Greqise …. por mos u merzisni ju kauret e derrit

      1. Bazarxhevap says:

        Dole ti Muxhahedin! Kujdes andej nga Irani se po ju vin radha atyre vellezerve te tu.

        Shko falu ne ndonje xhami e ngrije perpjete, qe Inshallah Amerikanet mos te perdorin ato bombat e reja. Megjithate keta Amerikanet do te ishte mire qe ti bombardonin me berxolla derri dhe tju hidhnin ca vere Muxhahedineve. Do ta shikoje ti pastaj si do ja mbathnin carcafet!

        Hajde salam miku im jeshil.

  2. Bazarxhevap says:

    Anglezet po perpiqen qe te justifikojne deshtimin e tyre, ne nje Europe dinamike dhe me probleme, por gjithsesi ne levizje pa komplekset e se kaluares dhe mbreterive te deshtuara qe po perpiqen me mish e me shpirt te mbijetojne ne nje bote tashme te sofistikuar duke perfituar thjesht ne nje status qe tashme, i ka shkuar vlera ne zero.

    Greqia nuk do te kthehet te Dhrahmia, dhe as nje shtet ne bashkimin monetar Europian nuk ka per ta nderruar Euron me monedhen kombetare!

    Problemi me i madh ketu eshte i Anglise, e cila tashme po e humbet influencen ekonomike dhe financiare ne bote dhe po perpiqet qe ta justifikoje ate, me deshtimin e Europes pjese e se ciles ky ishull nuk u be kurre (kuptohet per arsye egoizmi nga ana e tyre)!

    Nuk ka per te deshtuar BE-ja, por per mendimin tim eshte shume e afert dite qe te deshtoje Anglia ne ambientet financiare nderkombetare. Thjesht keta Anglezet po perpiqen qe te zbusin krizen e tyre duke ja ngarkuar BE-se! Nuk e besoj se do te funksionoje.

    1. Ton says:

      BE ka marre fund pak a shume. Kthimi i Greqise te Dhrahmia eshte nje e ardhme e pashmangshme. BE eshte veshtire te mbijetoje per te vetmen arsye se te gjithe i bien daulles se tyre pa e qethur shume per te tjeret.
      Largimi i anglezeve ishte nje gje me mend qe koha do t’a tregoje.
      Prit dhe do te shohesh!
      Nuk behen dot nje shtet ata qe jane vrare, prere, urryer dhe peshtyre per vitet e ekzistences se tyre.

      1. Bazarxhevap says:

        Anglezet nuk jane larguar nga Bashkimi monetar Europian, sepse ata kurre nuk kane qene pjese e monedhes Euro, pavaresisht se jane anetare te BE-se. Europa po kalon veshtiresi, dhe kjo eshte e dukshme, por une mendoj se sakrifica e Gjermanise, Frances, Suedise, Belgjikes, dhe shteteve te tjera te cilat kane 25-vjet qe po sakrifikojne ekonomikisht per ta bere Europen te mundeshme dhe te prekshme per te gjitha shtetet e kontinetit, nuk do te shkoj dem.

        Anglia ka akoma lidhje dhe kontroll mbi tregjet te fuqishme financiare te botes, te cilat po i shtrydhin financat Europiane ne limit, por ne fund une besoj se Anglia do te dali me e humbura nga kjo histori. Le tia leme kohes dhe te shohim se cfare do te ndodh.

      2. raimondi says:

        Ka marre fund Greqia ,por jo BE dhe Euro-

        -Greqia eshte nje ekonomi piramide, eshte nje Sude e madhe –por meqense eshte kaurke
        e quajme Lefteraqis e madhe dhe qesharake

        1. Ton says:

          Boll Raimonda se na cave k….!

    2. Maloqi says:

      Me fal per inorancen, por meqense jetoj ne Londer dhe po friksohem nga deshtimi i Anglise, me thua pak te lutem si arrite ne kete perfundim. Ju greket jeni analist ekonomie shume te mire (kur nuk perdorni shifra e statistika). QESHARAK

  3. gerti says:

    e keni thene mire me fjalin e fundit dhe kjo eshte ajo cfare do cameron qe u largua nga euro dhe europa ti japi te drejte politikes se tij konservatore.euro sa mbushi 10 vjet dhe ishe suksesi me i madh i europes se bashkuar ,dhe te gjitha marveshjeshet e reja qe u arriten ne 2011 u bazuan tek euro pra e vetmja qe deshte privilegje ishte britania dhe me te drejte u la jashte europes sic e meritonte.greqia po bene cdo gje qe te vazhdoje te ulet ne tavolinen e europes dhe e ardhmja e saj varet nga greket vete(pak a shume sic kishte dashur papandreu me nje referendum popullor grek).nqs greqia do te dobohet nuk eshte faj i merkel apo sarkozit po i grekeve qe hoqen qeverin papandreu per nje qeveri ku bene pjese laos.europa ka shansin e madh me kete krize qe te dali me e forte.jashte greqia dembele,jashte hungaria jo demokratike,jashte rumania,bullgaria,serbia shtete gjysmamafioz dhe te korruptuar.jashte ishulli utopik konservator anglia.italia shteti duhet te shkeputet nga pjesa e kalbur mafioze dhe do kete nje ze te rendesishem ne europe.po MBI TE GJITHA KURRE DHE KURRE NE EUROPE ZVICERA E ORES KU KU KU KU

    1. Tironci Lugano says:

      gerti
      Zvicera nuk ka deshire te hyje ne Europe dhe ben mire per kete.Nese ajo donte te hynte do kish hyre me kohe sepse i ka te gjitha parametrat ne rregull.por ketu fatmiresisht ka demokraci dhe ajo funksionon.Eshte populli ai qe vendos.Dhe populli e tha fjalen e saj ne referendumin e vitit 98 e une isha nje nga a to qe votova JO.E nese do votohej sot ketu ne Zvicer do kishim nje perqindje rreth 80% per ti thone Jo perseri.N eke Europe te hyje Zvicra ne ate me Greqine apo ne ate me Rrumanine.Eshte liste e gjate..ndaj dhe ti informohu me mire pepara se te shkruash

      1. Abschaum says:

        Tironsi i Luganos Kavaleria ka kohe qe pregatitet te kujtohet ish ministri gjerman i finanzave Steinbrück. Shtete si Zvicera dhe Lichtenstein jane shtete mofioze qe jetojne vetem parat e diktatoreve.

        1. Tironci Lugano says:

          Abschaum
          Po flasim per tjeter gje.Gjithsesi je shume i gabuar ne mendimet e tua edhe pse je i lire te mendosh si deshiron.

  4. fatmiri says:

    Po e kane thene anglezet nuk eshte e vertete. Anglezet me kohe kane dashur shperberjen e Europes dhe e kane minuar ate. Veprimi i fundit i kryeministrit anglez nxori zbuluar fytyren djallezore te tyre.

  5. enh says:

    eshte shume e keqe te besh spekulime,dhe shume me keq te deshirosh te keqen per te tjeret,aq me shume kur jane gjitonet e tu,ne rast se eshte xhelozi mire eshte te shkosh e te regullosh dhembet e tu dhe jo te presesh te bjere dhembi i fundit i gjitonit,kaq me shume kur gjitoni te bene sevdane,se me gjithe mend pula e tjetrit qe e ke ne shtepi,eshte me kodoshe,po lengun nuk ja shijove,te pakten,me veshtiresi por nga gjitoni shtrydh,dhe as nje here sdi,sikur edhe nje dhem ti ngelet gjitonit,mund te jete me i forte se masella juaj.

  6. agim says:

    Per te gjithe ata qe kane per zemer teorite konspirative rreth kolonizatoreve angleze,do t’u thoja te ishin me pak emocional,dhe me teper te vetpermbajtur.Lajmet e reja ekonomike nga Greqia tashme nuk flasin tjeter ,por vetem falimentim dhe shitje te cdo gjeje.Rasti i fundit ishte shitja e gjigandit grek te prodhimit te letres dhe kartonit MACEDONİAN PAPER MİLLS(MELPAPER)ne masen 99,92 tek firma turke PAK HOLDİNG.Te tjerat vijne me rradhe.

    1. Bazarxhevap says:

      Europa nuk eshte Greqia as Shqiperia dhe as Ballkani ne teresi. Ne jemi qe te gjithe nje vrime ne uje me nje prodhim te pallogaritshem, krahasuar me shtetet e fuqishme ekonomike Europiane, te cilat e bene te mundur bashkimin monetar Europian dhe jane te vendosura qe ta cojne perpara sakrificen dhe investimin e tyre.

      Greqia ishte hallke e dobet dhe pikerisht ketu u sulmua integriteti monetar Europian, nga shtete si Anglia te cilat kontrollojne institucione te fuqishme financiare huadhenese ne Bote. Anglia e ndjeu lageshtiren e humbjes se kontrollit, shume kohe para se te ndodhte, dhe ketu ajo kishte vetem dy opsione: Ose ti bashkohej Bankes Qendrore Europiane, ose te bente ate qe beri per te shkaterruar Euron. Ajo zgjodhi kete te fundit, duke sulmuar shtetet e dobeta ekonomike (Greqine) duke perdorur institucionet financiare qe ajo kontrollon, dhe per mendimin tim ka bere zgjedhjen e gabuar. Euro dhe bashkimi monetar do te dalin me te forte nga kjo katrahure, dhe ne te ardhmen Anglia do te detyrohet to perqafoje Euron si monedhen e saj kombetare, sepse do te humbas shume neqoftese nuk e ben kete gje.

      Sa per keta te tjeret qe komentojne ketu,dhe ngrysen e zgjohen vetem me hallin e Greqise duke ferkuar duart qe po falimenton Greqia, doja tu thosha se nuk varet asgje nga Greqia persa i perket kesaj teme. Edhe ne ketu ne Shqiperi jemi te humbur nga varferia ne Greqi, duke llogaritur 800000-emigrante aty, te cilet nuk kane me mundesi qe te dergojne para ketu, ne po e vuajme me shume kete gje. Megjithate kujt ti flasesh!

  7. shperthyesi says:

    anglia eshte fucked up….nuk ka me shans, mendoj se Europa tani eshte me e forte se kurre, sic ka thene nje nga krijuesit e eurzones: Europa do te kalitet ne kriza!

    pra jane krizat ato qe e bejne me te forte dhe ne fund te fundit i tregojne europes hallkat e dobeta te zinixhirit te cilat duhet ti terheqe fort dhe ti shtrengoje mire, qe mos te lejoje me @tourkofagosit dembele qe ti krijojne kriza te tilla, por tua shtrengoje fort marmiten mbas punes dhe tu kerkoje llogari.

  8. Landi- Sverige says:

    Ka kohe qe konservatoret britanik po i bejne nje sulm te ndyre BE-se dhe monedhes se saj. Te njejten gje po bejne dhe grupe financiare matan Atllantikut duke akuzuar Obamen qe mbeshtet Europen duke lene menjane interesat amerikane. Kjo eshte dhe motua e kandidateve republikane sot ne SHBA. Eshte e vertete qe vendet e jugut ne Europe po kalojne periudhen me te veshtire. Qeveria greke e deklaroj se pa ndihmen europiane nuk mund te qendroje dot ne euro. Me nje ekonomi pasive, me spreit 3200 pike, me nje papunesi mbi 17% kuptohet qe situata eshte teper e veshtire. Megjithate ka dhe drite ne tynel, po te shikojme turizmin dhe energjitiken qe kane nje rritje mbi 20% dhe sivjet mendohet nje rritje akoma me e madhe per shkak edhe te situates ne vendet arabe. Po ashtu stoli i transportit detar u shtua shume here me teper se cdo vit tjeter duke qene pronaret grek te paret ne bote ne blerjen e anijeve tregetare. Megjithate pa ndryshuar psikologjia e tregut dhe pa ndryshuar mentaliteti i jugut duke u kthyer ne nje mentalitet protestant verior si dhe pa futur idete dhe virtytet e qyteterimit dhe demokracise te pare boterore situata do te vazhdoje te jet e veshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje