Edi Rama: Gjyqësori është varrmihësi i krimeve të atyre që bënë 21 janarin

7 Janar 2012, 19:24Politika TEMA
Edi Rama: Gjyqësori është varrmihësi i krimeve të atyre

PS nis përgatitjet për të përkujtuar katër të vrarët e 21 janarit 2011, të cilët u ekzekutuan para kryeministrisë gjatë protestës së opozitës. Kryetari i PS-së, Edi Rama, në faqen e tij online edirama.al bëri sot pasdite intro një pamje të një njeri të vdekur, pikturë e Gerhard Ritcher, që i ngjan aq shumë pamjeve të katër të vrarëve shqiptarë më 21 janar. Pranë pikturës shkruhet “Viti i ri me një janar padrejtësi. Tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit, vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin, familjarët e të vrarëve pyesin të dëshpëruar kur do vendoset drejtësia për njerëzit e tyre, prokuroria endet në labirinthin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira, opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtarët presin në heshtje rezultatin e një hetimi, që pa qëndrimin pa ekuivok të botës demokratike ndaj masakrës së 21 janarit nuk do të çojë askund deri kur janarët do t’i gjejnë në pushtet ata që urdhëruan vrasjet, të cilët pushtetin gjyqësor e kanë kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre.”

Pritet që PS të organizojë aktivitete të ndryshme më 21 janar, por akoma nuk është vendosur nëse do të ketë protestë-homazh apo ndonjë aktivitet tjetër në nderim të katër protestuesve.

24 komente në “Edi Rama: Gjyqësori është varrmihësi i krimeve të atyre që bënë 21 janarin”

  1. Fatmir says:

    Me pak fjale, le te jete 21 Janari 2012, fillimi i protestave, jo vetem ne 21, por ne 22, 23, 24, 25,……. e deri sa ti jepet funde kesaj qeverisje, e dalja para drejtesise, e atyre qe dhane urdher per vrasjen e protestuesve. Opozita ka per detyre, te drejtoje kete populle, e pas 21 vitesh,ku ka mbizoterruar vetem rremuja e nje shtet pa standarte, ka arrdhur dita, te kemi edhe ne, nje shtet me standarte Europiane.

    1. vetetima says:

      Protestat nuk behen duke pire raki klubeve por si greket qe dogjen Athinen se u vra jne 15 vjecar dhe polici qe qelloi u denua me burg perjete,Po vrasesit e 21 janarit ku jane?Tallen cdo dite me shqiptaret ne ekranet e haleve qeveritare

      1. fule says:

        Megjithate une shikoj nje frmyme pozitive deri-diku me shume opozitare qe kritikojne kyretarin e opozites (per shumicen e arsyetimeve te tyre nuk jam aspak dakort) dhe do deshironin te kishin dike me te “mire”. Kjo mendoj se eshte pozitive per forcen qe pritet ne te ardhmen te fuse ne binare institucionet e ketij shteti

  2. nari says:

    Mos prisni protesta nga dhjaksat

    1. Sheqerja e Vucidolit says:

      Dhjaks je ti mor qen bir qeni. Njeriu me mend di kur lufton dhe di kur ben diplomaci, o nar nar katunar.

    2. homeri says:

      Problemi eshte se ne kemi nje GERDALL shteti. Kesaj gerdalle shteti te provur si te tille ne keto 20 vjet mund tja fal vjedhjet dhe pasurimin e tyre por ne asnjemenyre vrasjet e qytetareve te vete . Un si qytetar e ndjej per detyre te protestoj fuqishem dhe te mos ta votoj kurre kete gerdalle. Gjithashtu kunder ambasadoreve qoftexhinje e atyre qe pershendesin vrasesit qe nuk perfaqesojn qendrimet e shteteve qe perfaqsojne jam krejtesisht kunder dhe te protestojme edhe kunder tyre

  3. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Nuk eshte kjo opozite qe mohon protesten, Berisha nuk largohet nga pushteti duke shkruar ne shtyp e ne Twitter. Ne te gjith boten opozitaret protestojne, kurse opozita shqiptare po injoron protesten qe, eshte nje mjet demokratik! Me Ramen nuk ka zgjidhje sepse Rama eshte abonuar ne Twitter, turp per nje opozite qe ka braktisur elekturatin opozitar.

    1. BERISHA BOJ CFARE TE DUASH. NE DO NGRIHEMI KUR TI TE VDESESH !!!! says:

      Plako ti dhe nja 10 te tjere jeni bo shume monoton me te njejten ceshtje. Pirdhni, pirdhni se liroheni. Nuk ka per tu ngrit me njeri ne protesta ne kete vend. Ti po deshe fillo. Une do vije menjehere pas teje, por nuk do behemi dot as 2000 veta.

      Beri PS greven me te madhe dhe me te gjate reale te urise qe eshte bere ne historine e Shqiperise, vetem familjet e grevisteve u mblodhen me i perkrah. Nuk la gje pa bere per te organizuar protesta te fuqishme ne Tirane, por ato mbusheshin vetem me njerez nga rrethet dhe punonjesit e Bashkise Tirane. PO NUK DOLI POPULLI TIRANES NE PROTESTE NUK KA PERENDI NE BOTE QE E HEDH KETE QEVERI FASHISTE. 21 Janari qe i vetmi perjashtim dhe nuk mund te perseriten me sepse njerezve ju hyri lepuri ne bark (dhe Saliu per kete qellim i vrau kur protesta praktikisht po mbyllej fare).

      Ta kam thene edhe here tjeter. Tiranasit e ndoshta pjesa me e madhe e Shqiperise nuk jane me ata te 1990 apo 1997. Atehere nuk kishin me cfare te humbnin dhe protestuan, sot te gjithe kane dicka per te humbur dhe kane frike madje bezdi te protestojne. Atehere e dashuronin te gjithe demokracine, sot dashurojne te shohin nga kolltuku debate televizive non-stop ne emisioni trushpelarese alla-Fevziu.

      Ngule ne mendje o njeri dhe te gjithe ata qe rrojne larg ketij realiteti dhe e keqperfytyrojne:

      ME KETE POPULL LEPUR, SALIU NUK HIQET DOT ME PROTESTA, POR ME VOTE MASIVE KUNDRA.

      Rama e kuptoi ca si vone realitetin, shpresoj ta kuptojne te gjithe ata qe nuk vijne te votojne para se te behet shume vone per te gjithe.

      1. arvanites says:

        Si mund te hiqet me vota nje diktator ? Pse nuk shkon t’ja tregosh edhe ruseve ose bjelloruseve. Apo popujve arabe me pare.
        Te gjithe u lodhen duke votuar po nuk po i heqin dot.

      2. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

        Ne kemi perdetyre ta bindim popullin me komente dhe qeverisjen e keqe qe ben Berisha, populli do te vuaj nqs vazhdojne te mbajne Berishen. Une do te dal ne protest kur te shikoj nje popull te vitit 90-91, vetem atehere do te kthehem ne Shqipri, per tu bere pjese e te gjithve shqiptareve. Nuk kam pare ne asnje vend te botes popull frikacak sic eshte shqiptari!!

      3. RAMA LUFTOI SALIUN, PRANDAJ TANI PO BEN PAKT says:

        Ti plako, mos na u bej bajat se rama i paska bere te tera. Rama beri
        greven e shume mire beri qe e nisi, por e la pergjys dhe e mbylli tu henger darke me saliun e pa fituar asgje. Di ndonji tjeter qe ta mbylli greven keshtu ti? E tha dhe Ilir beqja ne interviste, qe spo merrte vesh qe po mbyllej greva, a kupton qe e mbylli greven pa fol dhe me grevistet vete.
        Rama beri disa protesta dhe shume mire beri, por pas 21 janarit, beri protesten e 28 janarit qe ishte po aq e madhe sa 21 janarit, dhe e shpalli vete proteste te heshtur, prandaj mos ia vi fajin njerezve, se pjesmarrja edhe pas 21 janarit ishte njilloj.
        Po protesten pas 28 janarit a e mban mend qe i coi njerezit te protestonin te zogu i zi?
        Nuk te vjen njeri te protestoje te zogu i zi mor plak, e as te kqz-ja, protesta behet vetem para kryeministrise, te tjerat jane tallje me njerezit.
        Njerezit duan te largojne qeverine, jo te behen mish per top per te mbajtur bashkine, apo te protestojne te shatervani i zogut te zi sic tallej rama.
        Rama dhe ju qe mbeshtesni veprimet e tija, duhet te jeni shume mirenjohes me ne qe kerkojme me shume nga rama. Sepse kjo tregon qe kerkojme nje zgjidhje me ramen ne krye.
        Nqs do i kerkojme zgjidhje vetem popullit te thjeshte, atehere rama s’ka me vend te jete lider opozite, por i takon te largohet nje ore e me pare.
        Faktet jane kokeforta, pjesmarrja ne protestat e opozites gjate 3 viteve te fundit kane qene ne shifra te papara, edhe duke i krahasuar me vitin 1997. Dhe per kete duhen falenderuar edhe njerezit edhe Rama qe i organizoi protestat.
        Por veprimi politik i Rames eshte skandaloz, cfare thote nje dite s’thote diten tjeter.
        Tha do numeronte votat, pastaj tha le te digjen votat, e u dogjen ne erzen. Tha te hapen kutite me materialet zgjedhore se ndryshe nuk futemi ne zgjedhje, u fut ne zgjedhje dhe pa u hap fare kutite.
        U fut ne zgjedhje lokale pa standarte dhe tha sdo lejojme te na vjedhin prape, se i kemi marre te tera masat, doli qe e vodhen prape. Madje miqte e rames deklaronin se saliu s’do guxonte te vidhte prape pas greves se opozites dhe se tani ishte ne nato.
        Tha qe po te vidhej tirana, do fillonte nje aksion popullor per largimin e qeverise, beri te kunderten e vajti u fut ne parlament.
        Te njejten gje po ben tani, po e ndihmon saliun te marri statusin e vendit kandidat e genjen se kesaj rradhe saliu do e kete me te veshtire te vjedhi, kur te gjithe e dine qe s’eshte keshtu.
        Nji fjale te fundit per mbeshtetesit e paktit te rames.
        Kur rama e kishte ne dore ta hiqte saliun ne vitin 2007 sepse nuk i jepte votat per presidentin, rama vendosi ta mbante saliun medemek per te miren e vendit sepse sipas tij nuk duheshin zgjedhjet e parakohshme.
        Prandaj ne sot po paguajme akoma per gafat politike te rames, e eshte rama qe i ka borxh popullit opozitar. Sic thote populli, kur te vine mendt sti hane as qent.

      4. PrapambetjetOsmane says:

        Zoti “BERISHA BOJ CFARE TE DUASH. NE DO NGRIHEMI KUR TI TE VDESESH !!” jam dakort me komentin tuaj.

  4. elinor bahiti says:

    U be i gjalle ky me ne fund! Shiko ore rrote se mos na dilni edhe njehere duke vajtu si grate me 21 Janar se na turperuat krejt. E thote tamam Fatmiri me siper, me 21, 22, 23, 24,…. e me radhe, duhet te kete vetem protesta dhe protesta dhe asgje tjeter pervecse protesta. Sikur asgje tjeter te mos mendoni, vetem per 100 vjetorin e pavaresise. Po eshte turp e faqja e zeze more, e mori dreqi e mori, t’i lihet saliut ne dore ajo feste e madhe. I bie me festu 100 vjetorin e varesise mandej, jo te pavaresise. Hajde tani, o burra! Filloni te beni gati planet e protestave. (Ehe, me ke po flas edhe une)

  5. gogo says:

    Ne 21 janar,populli duhet te ngrihet i gjithi ne kembe,per te protestuar pa ndalur,derisa te largohet nga pushteti Sali krimineli me banden e tij dhe opozita duhet te jete ne krye te tyre.Vetem ne kete menyre mund t’i tregohet vendi Saliut,Lulit ,Nishanit dhe banditeve te tjere,qe thone se shteti ligjor tregoi qe vepron!Ne se Rama nuk eshte ne gjendje te dale ne krye te protestave te pandalshme,le te hiqet menjane dhe t’ja lere vendin te tjereve qe nuk kane frike,si per shembull Skender Gjinushi,tek i cili kam besim se eshte i afte te drejtoje opoziten.

  6. landi says:

    Ti Rama erdhe ne krye te PS duke deklaruar qe do degjoje njerezit e thjeshte, e qe atehere ke bere disa fushata degjuese si dialog me shqiperine.
    Atehere sa moral ka qe po behen disa vjet, kur ti s’po degjon nje shumice derrmuese opozitaresh qe kundershtojne kursin tend te nenshtrimit ndaj saliut? Madje po ben te kunderten e asaj cka kerkojne opozitaret e thjeshte.
    Po qe per llafe, edhe saliu qe i vrau thote te vendosi drejtesia, puna eshte cfare po ben me vepra ti zoti rama.
    Kush eshte ngulmimi i opozites tuaj?
    Duke u ofruar pakt per reforma “urdheruesve te vrasjeve”? A ka tallje me te madhe se kjo me elektoratin?
    Nuk eshte ngulmim te lash gojen sa here vjen pervjetori.
    Detyra juaj duhet matur me veprime e jo me fjale, dhe pikerisht veprimi juaj politik po mbeshtet qeverisjen e qete te saliut deri ne 2013-en.
    Nuk ka opozite ne bote tu thote vrasesve “qeverisni rehat dhe 2 vjet se une do pres te mbaroni mandatin qe keni vjedhur”.
    Kur PS te dali nga parlamenti, atehere te pakten do kesh goje tu thuash njerezve qe po perpiqesh per te ndalur banden ne pushtet.
    Denoncimet nga parlamenti, duken si deklaratat e lsi-se qe thote jam e majte nga sqetulla e saliut.
    Hiq dore nga kursi i kastriotit dhe blushit qe nglumonin cdo dite qe te ktheheshe ne parlament e te rrije te votoje saliun deri ne 2013-en.
    U be nje vit qe pritet drejtesine te fliste. Tani duhet te flisni ju. Jo me llafe, por duke bojkotuar cdo institucion te ketij pushteti ilegjitim.
    Bashkepunimi me saliun, te ben bashkefajtor me te, dhe i ben bajate mesazhet tuaja per pervjetore.
    Opozita ka dekada qe eshte maxhorance ne kete vend, dhe per here te pare ne histori po qeveriset nga nje bande e pavotuar per plot 8 vjet rresht. Si ka mundesi qe edhe nano arriti ta largonte saliun, kurse ti Rama po ben 8 vjet ne opozite, e mbase dhe me shume keshtu sic e ke nisur.
    Sta ka fajin populli jo, se ti i shpike protestat e heshtura si ne kohen e komunizmit kur njerzve su kishte dale frika nga regjimi.
    Ka ardh koha te mos beni me veshin e shurdher ndaj elektoratit te majte.

  7. tomori beratit says:

    O ED RAMA.Nxire popullin me 21 janar ne HOMAZH per 4 deshmoret e vrare nga regjimi fashist berishjan,por:Ju duhet te jeni ne krye.

  8. S.B & S.B says:

    “Prokura e Pergjitheshme Egjiptiane ka kerkuar denimin me vdekje per ish-presidentin Mubarak i akuzuar si nxitesi i vrasjeve ndaj protestuesve te Pranveres arabe ne Egjipt. Per te njejtin krim denohen edhe ish-min i Brendeshem si dhe funksionare te larte te Policise. Mubarak sipas prokures nuk dha urdher per te vrare por as nuk ndaloi Ministrin e Brendeshem qe te qellonte mbi turmen dhe me pas nuk e hoqi nga posti kur u njoh me faktet. Prokura midis te tjerave eshte ankuar per bashkepunim te dobet ne hetime nga strukturat e shtetit sic jane Min e Brendeshme apo Garda Kombetare”
    Nuk e di ku ka jetuar dhe punuar me pare ky prokuror(apo grup prokuroresh)qe ne pak muaj demokraci te brishte alla-egjyptiane te gjeje guximin profesional per te denuar kaq hapur ish diktatorin e lipotomisur ne barrele.
    Nuk imagjinoj dot se si ka mundesi qe prokuroret egjyptiane pas 30 vjetesh diktature, korrupsion,zgjyre dhe kur akoma kane mbi koke nje kaste ushtarakesh qe i rreh njerezit me shkopinj bambuje te ngrihen dhe te shkruajne pa ju dridhur dora nje akuze te paster vrasjeje te organizuar.
    Historia jone e afert ngjan si dy pika uji me ate egjyptiane vetem se ata nuk kane pasur dyshime se kane qene ne nje pseudo-demokraci ndersa neve na kane mbushur mendjen se kemi 20 vjet demokraci. Ata nuk jane as vend aspirues europian dhe as anetar i NATO-s.Ne duhet te futeshim ne kete te fundit per te shijuar vrasjet me arme qe nuk gjenden, nga servera qe jane fshire dhe me president dhe kryeprokuror te quajtur lavire.
    Nje kerkese modeste para se te jete shume vone. A mundet qe nje grup i prokurorise se Krimeve te Renda te shkoje per nje specializim disa ditor ne Egjypt ku sponsor te jete vete ambasadori amerikan Shkelqesia e Tij Z.Arvizu ….

  9. luis says:

    Zorret e barkut perjashta po mi nxjerrin disa komentues kur hiqen si radikale dhe qe bejne trimin.Mire e thoshte nje komentues nga Tirana kur thoshte se Edi Rama beri cmos qe ta ngrinte popullin ne kembe por fatkeqesisht e lane ne balte dhe kane goje e flasin tani.
    Ju qe komentoni ne kete menyre ose jeni kelyshet e Saliut ose nuk ju pelqen nje lider perparimtar sic eshte Rama.
    Kur beri protesta thoshit cna cau trapin.
    Kur beri greve urie cpo hane e me ke po flene ato kucka.
    Kur beri fushate qe me vota ta rrezonin Berishen,duhet alternative dhe program thoshit.
    Tash qe ka programin,cna duhet programi,sepse Saliu do dru.
    Kam deshire sinqerisht qe Berishen ta keni edhe 40 vite te tjera ne pushtet qe te talle trapin me ju se vertet nuk dini tjeter vec te lehni si qente ne hene dhe te hiqeni te zgjuar kur ne fakt nuk jeni perpos dordoleca te pavlere.

  10. Mark Gjonaj says:

    Kam nje pyetje per te gjithe ju komentues dhe mund te me ndihmoni. Kush e pengone instucionin e Prokurorise se Pergjithshme te hetoje dhe te mbledhe prova; kryesisht me iniciativen e vet ligjiore dhe me kallzimet per figuren e krimit te 21 janarit 2011-te? Nese e pengon dikush me veprime e mosveprime, Prokurorja e Pergjithshme perse nuk kerkon te njoftoje Parlamentin Shqiptare? Ne kritikojme oktapodhin qe i ka shtrire tetakulat ne te gjitha organet jetsore te nje shteti; perse nuk ankohet tek perfaqesuesit e Evropes qe mbulojne sektorin tone te akuzes? Nese kjo prokurore eshte e pa afte te mbuloje detyren, perse nuk vetdorhiqet nga detyra? Jam i sigurt qe po ti drejtohen pyetje te tilla Berishes, pergjigjet e tij do te ishin shume te thjeshta – eshte organ i pamvarur, ajo e din detyren e saje. Po, si i erdhi per shtat prokurores kur e ofendoi duke i thene lavire rrugesh? Mendoj se nuk jane krejt te Berishes, Ai kur gjene shesh bene pershesh. Prandaj jam dakort me komentuesit S.B&S.B dhe me Berisha Largohu…! Faleminderit dhe gezuar kete fund jave!

  11. taulant omi says:

    ahahahahahahaha u kthye edvina nga nju jorku dhe u kujtua per 21 janarin, i pari ne banken e te akuzuarve duhet te jete Rama, erjoni, saimiri sepse ata ishin instruktoret e dhunes dhe i prene ne bese duke u larguar bga drejtimi

  12. Luli says:

    Po!
    Ata duhen kujtuar.
    Jane heronjte e vertete te demokracise ne Shqiperi.
    Populli duhet ti perkujtoje ne nje marshim paqesor.
    Ata do mbeten ne mendje dhe ne zemrat e shqiptareve perjete.

  13. lori says:

    I nderuar z.Rama 21 Janari duhet te kthehet si dite e luftes per demokraci te vertete e kunder diktatures me te eger paskomuniste!Ne vendin tone fqinje, atje ku ka lindur edhe demokracia pavaresisht se ndokush fale nivelit arsimor e di se eshte (Ambasada amerikane ajo qe ka lindur demokracine) ne ç’do tubim,ne çdo zemerim ndaj qeverise se tyre, ne çdo padrejtesi qe i behet atij populli demonstron perpara kesaj ambasade,e qe per ironi te fatit quhet si vendi me mik i Amerikes.Dhe a e dini perse ,sepse Amerika ketij vendi ne kohen Juntes ushtarake (Hudes) ka mbajtur anene e kesaj junte.Kete gje po bene edhe tek ne nje ambasador qe mban anen e urdherdhenesit per vrasjet e 21 Janarit, Sali.Ku jane çadrat pistolete,stilolapsat thike,thikat me helm e te tjera idiotizma qe u perdoren per Ju i nderuar z.Rama,qe kerkonin te te groposnin 100 metra nen dhe, siç ka vepruar deri me sot junta me Saline ne krye.Se fundi ,nuk do te kete drejtesi ne kete vend derisa ta drejtojne ata qe vrasin,vjedhin ,zhdukin,e qe u improvizojne infarkt miokardi njerezve kundershtare.Ne i nderuar z.Rama jami te bindur qe se bashku me fatkeqesite e radhes do te kemi prape 21 Janar deri sa ky popull te kuptoj nje here e mire qe rruga per ne Europe nuk kalon nepermjet rruges se Elbasanit,por nepermjet njerezve te shquar te kesaj Amerike, si ish presidenti i paharueshem i kombit shqipetar z.Bill Klinton.Jo vetem qe demokracia nuk do te çalonte e do te merrej neper kembe nga disa sharlatane por ndoshta edhe fatet e nje kombi do te ishin zgjidhur nje here e mire.

  14. gjon says:

    Me 21 JANAR IGJITHE POPULLI SHQIPETAR DUHET TE JETE NE KEMBE.NUKE ESHTE E THENE QE TE MBLIDHEMI TE GJITHE NE TIRANE.ME 21 JANARE DUHET TE JETE ZI KOMBETARE, PER DISA ORE DUHET TE NDERPRITET EDHE AKTIVITETI PRIVAT.Ne nuk kemi luksin te djegim e te shkaterrojme, por nje gje e kemi ne dore,SALI BERISHA duhet te braktiset masivishte.EDI RAMA DUHET TE JETE NE KRYE,ME KARTOLINA E PIKTURA SDO TJA DIJE KJO KLIKE VRASETARE.

  15. LILOLABJA says:

    Deshiroje me gjithe shpirt dhe mbeshtes Fatmirin qe dita e 21 Janarit te jete fillimi i revoltave deri ne rrezimin e rregjimit.Nuk pajtohem dot fare me ato zera ku fillojne dhe ketu te hedhin balte jo kritikat ndaj Edi Rames deri atje sa te thuhet qe ai e mban Saliun ne pushtet .
    Ne ka njeri qe i ka dale perballe Saliut pa ju dridhur syri vetem ai bire nene eshte dhe ka ketu e 11 vjet qe ngre kryqin e mundimit.Lereni balten ta hedhe Saliu qe di ta beje shume mire, nuk di qe te ngrihesh ne revolta duhet te marresh urdher nga Edi ,po ke hall po ndjen se nuk jeton ne demokraci ke shume arsye per te dale ne rruge.Nuk di qe Egjyptianet apo Tunizianet i ngriti ndonje lider opozite ku kjo e fundit nuk ekzistonte fare dhe ajo qe ishte ishte ne azil.Te bejme ne aq sa ka bere Edi Rama per te sjelle pak liri ne kete vend ne sot nuk do te ishim ketu ku jemi.Revoltat ne Greqi ,Tunizi Eegjypt nga nje face book organizoheshin e jo nga lidere te partive.Secili nga ne,ka pergjegjesite e veta e mos filloni ketu te gjithe ti hidhni faj Edit pse s’dalim ne demostrate.Eshte e pa falshme qe kete 100 vjetor te pamvaresise ta kremtojme me Saliun ne tribune ,e pa falshme!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje