Rreth 80 inspektorë të taksave u nisën një mëngjes herët në vendin mondan të skive Cortina d’Ampezzo në Itali. Disa u shpërndanë nëpër hotele, dyqane, restorante, bare, argjendari dhe butiqe. Të tjerë kontrolluan makinat luksoze që ishin parkuar në atë zonë. Ata gjetën 251 makina superluksoze që kushtojnë më shumë se 100 mijë euro si për shembull Ferrari apo Porsche Turbo. Morën shënim targat dhe pyetën zyrat e financave se sa fitonin pronarët e tyre. Rezultati i këtij aksioni në ditën e fundit të vitit ishte befasues. Rreth një e treta e pronarëve të këtyre makinave luksoze fitonte rreth 1800 euro në muaj bruto. Sa vite duhen për të blerë një makinë të tillë?
Çudia vijoi më tej. Ndërsa inspektorët e tatimeve ishin të pranishëm, xhirot e hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve dyfishoheshin ose edhe trefishoheshin. “Jemi të mirë për biznesin”, qesh me ironi njëri nga kontrollorët. Natyrisht mendimi më i keq që të vjen ndërmend është se tre të katërtat është para e fituar në të zezë.
Por kontrollorët janë të mërzitur. Ata akuzohen se janë pjesë e një shteti policor. Vetë partia e Berluskonit ankohet për këto metoda.
Por ky aksion në ish- qytetin olimpik zbulon atë që ekziston kudo në Bella Italia.
45 mijë anije luksoze me minimumi 10 metër gjatësi- i përkasin njerëzve që fitojnë më pak se 20 mijë euro në vit.
Mbi 200 mijë makina që kushtojnë më shumë se 100 mijë euro janë shitur vjet në Itali. Po kujt? Janë vetëm 72 mijë italianë që mund të blejnë një makinë të tillë për shkak se kanë të ardhura më shumë se 200 mijë euro. Por si i bëhet që ka italianë që kanë helikopterë ose edhe avionë privatë, ndërsa fitojnë vetëm 20 mijë euro në vit?
Epo le të themi se disa prej tyre edhe harrojnë sa të pasur janë. Kështu i ndodhi një dentisti në Firence, që kishte ‘harruar’ se kishte nja 6 milion euro. Apo edhe një sipërmarrësi me pesë shtëpi që po aplikonte për të marrë ndihmën financiare të shkollës, që shteti e rezervon për familjet e varfra.
Shefi i ri i qeverisë në Itali synon që të trajtojë një gjë të tillë. me një ‘reddimetro’, që do të masë të ardhurat e njerëzve, ai synon që të sjellë në arkën e shtetit 120 miliard euro. Është para e madhe. Për disa vite dhe mali i borxheve në Itali nuk do diskutohet më. Natyrisht pasojat e një politike të tillë të re do ishin të padurueshme për italianët…
*Marrë me shkurtime nga Spiegel
Shume zhurrme, per asgje. Drejtori i nje gazete, nga me te njohurat ne Itali, rreth ketij aksioni, u pergjigje; – Per inspektoret e shtetit, eshte shume e lehte, te kontrollojne se kujte i perkasin makinat lluksoze, pasi te gjitha jane te rregjistruara, e kush i ka blere, e dine shume mire, se sa te arrdhura kane, E perse duhet te shkonin deri ne Cortina!!! Sa per Berluskonin, me mire qe iku, se do ta kishte cuar Italine ne falimentim, por nuk beri doreheqje, per te shpetuar Italine, por ishte Merkel e Sarkozy, qe i futen shkelmin.
Berlusconi eshte taksa paguesi me i madh ne Itali,kete nuk e them une e thone faktet,kriza italiane eshte me e thelle se çe imagjinon ti qe i jep fajet Berlusconit,i ka fillimet qe mbas Luftes se dyte boterore,mos ka qene dhe atehere Berlusconi ne pushtet?Kriza vjen jo vetem nga keq qeverisja e katolikeve DC-(Demokracia Kristiane)dhe PCI-(Partia Komuniste Italiane) te cilat kane qeverisur vendin nga 1946 deri ne 1990,por edhe nga evazioni fiskal qe ne Itali eshte ne nivelet me te larta ne Europe.Sa per Merkel e Sarkozi(ky i fundit ne mes te skandalit te gruas se tij italiane,me fondet e bamiresise,te zhdukura si dihet ku),Berlusconi nuk pirdhte shume per ato jo,por duhej nje ndryshim qe te ulej SPREAD,gje qe nuk ndodhi.Nuk ndodhi sepse Bota nuk komandohet nga Qeverite por nga Bankat.
shume e sakte.keto kohet e fundit kam lexuar shume komente nga ana e lexuesve te gazetes Tema qe vene shenjen e = midis Berluskonit dhe Berishes.Duhet thene se s’kane asgje te perbashket.Berluskonin e keni gjykuar per ç’ka bere brenda mureve te shtepise se tij.Duhet t’ju kujtoj se nje tjeter politikan me emrin Bill Klinton mbante nje fare Monika L. poshte tavolines se punes.S’kam lexuar ndonje koment ne shqip qe ta gjykoj dhe denoj per kete veprim.
Edhe ne Shqiperi eshte nje situate ngjashme. Por ketu nuk ka kush i nis inspektoret per kontroll.
Te premten degjova zv/ministrin e financave qe foli per shtyrjen e vetedeklarimit te te ardhurave. Sipas tij behej fjale per te gjithe ata qe merrnin mbi 2 milione leke ne vit, kuptohet, tha, te reja. Pra 20 milione te vjetra. Po sipas pagave qe jane deklaruar, ketu nuk bejne pjese as deputetet.
Une kam frike se dicka po ndodh. Qeveria ka frike.
Ne Itali duhet zbatuar metoda e Sales per taksen e sheshte ,ne menyre qe te mos kete evazion fiskal
po sa miliarde humbet shteti nga pushtetar te pangopur ???? keto duhen gjetur, jo makinat apo vilat e dikujt qe i ben keto para ne te zeze .sidomos ketu ne shqiperi kjo problematik s’ka vend pasi ketu gjeja me e rendesishme qe eshte prona, u vodh u zaptua u legalizua, u shperdorua dhe a me thot dot kush, a i pyesim dot te legalizuarit ku i gjeten keto prona, a punuan per ato , apo thjesht shfrytezuan mungesen e shtetit apo interesin e pushtetareve per te sunduar ne dekadat e vjedhjes ! vlera e shume pronave sot eshte 50-100 here me e madhe sa kan shpenzuar te legalizuarit, pasi shume prej tyre po japin per pallat token e shtetit qe e blen me 4000 euro, e sot fitojne e pakta 700.000 euro nga perqindja e pallatit, apo jo ??? c’far punuan ??? c’fare i dhane shqiperise ??? c,fare fitoi komuniteti prej tyre ??? asgje… vetem humbje e madhe dhe padrejtesi shteterore.
Po per kete arsye Italia eshte shteti me i korruptuar i Evropes.
Edhe qeveritaret tane i marrin ligjet nga Italia se e kane me te lehte per te vjedhur.Nje republike mafioze nuk do te behet asnjehere shtet,e njejta gje eshte edhe per republiken tone te dashur.
Kush mendon se vetem ne disa shtete lulezon korrupsioni, eshte naiv.
Po ju jap nje shembell qe ndodhi para dy javesh.Nje njeriu im,qe eshte farmacist shkoi ne Amerik.Merr per syte nje ilac me pikatore qe quhet kolirio.Ketu ben 3 evro dhe atje e bleu 45evro. I thote farmacistit atje , qe un kete ilac ne Greqi e shes 3 evro.Pergjigjja e amerikanit ishte, qe ketu jemi shtet i pasur dhe keshtu qe shiten me shtrenjt!!!!!!!
Por ajo qe i beri pershtypje ishte se nuk i pren faturen(apodiksin) per leket qe dha.Pak a shume kudo e njejta gje ndodh.
ke pare ndonje film francez se shqipetar nuk behen me o pyke qe sikon endra me syte hapur te pakten mos komento gjera te tilla oere idiot i idioteve
Elefteri, eshte e vertet qe korupsion ka kudo, por ai miku jot per kete rast ka genjyer,nuk ka gje ketu pa fature, cdo gje qe ble te jep faturen, nuk rezikon njeri biznesin e vet qe te mos jap faturen.Por jam dakort korrupsioni eshte pjese e ketij sistemi, ku eshte me i paket vendi eshte me i zhvilluar.