Deutsche Welle: Rasti Meta rizgjon çështjen e kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri

16 Janar 2012, 19:09Politika TEMA

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë për ta shpallur të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta për akuzën e korrupsionit aktiv komentohet në mënyra të ndryshme nga analistët e medias në Shqipëri.

Baze: Vendimi i kolegjit për fat të keq ishte i pritshëm

Drejtori i të përditshmes “Tema”, analisti politik Mero Baze, mendon se vendimi i Kolegjit Penal për fat të keq ishte i pritshëm dhe, sipas tij, jo për shkak të besimit që ka opinioni publik tek drejtësia, por për shkak të mosbesimit që opinioni ka për drejtësinë. Sinqerisht, ajo që ishte e papritur nga vendimi i Gjykatës së Lartë është festimi nga ana e qeverisë për këtë dështim të ri të drejtësisë shprehet Mero Baze për DW-në. “Ata që duhet të rrinë kokulur dhe të kërkojnë falje për shqiptarët se kanë përdhosur institucionet e drejtësisë festojnë që e kanë “vënë nën këmbë” drejtësinë. Duke marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë, kur dihet se drejtësia është një nga kushtet e anëtarësimit të vendit në BE. Gjëja më e rëndë që po ndodh është se shteti feston për konsolidimin e kulturës së mosndëshkimit në vend. Pushteti feston që një tjetër gjyq ndaj zyrtarëve të lartë ka përfunduar duke nënshtruar drejtësinë. Pas shmangies së procedurave për ish ministra të tjerë të kabinetit për çështje të tjera, tani kemi shmangien e ish numrit 2 të qeverisë, i cili u pa me zë dhe me figurë nga të gjithë duke folur për miliona në televizion, por që u shpall si i pafajshëm. Fakti që qeveria dhe pushteti po e festojnë këtë gjë do të thotë se ata po gëzojnë për ngulitjen dhe legjitimimin e kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri.”

 

Çili: Procesi gjyqësor kishte natyrë politike

Por drejtori e të përditshmes “Mapo”, analisti politik Henri Çili, e vlerëson ndryshe vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë për ta shpallur të pafajshëm ish zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ilir Meta. Sipas Çilit procesi gjyqësor që bazohej në një video përgjim të bisedës mes Metës dhe ish ministrit të Energjitikës Dritan Prifti kishte natyrë politike. Ajo ishte një ngjarje politike dhe që të kthehej në një ngjarje juridike donte disa parakushte të tjera, thotë Henri Çili për DW.

“Kjo ishte një luftë politike brenda korridoreve të pushtetit. Në demokraci ne duhet të mësohemi me faktin se ajo që është politike dhe është e papajtueshme, është amorale dhe fajtore, mund të mos jetë juridikisht e njëjta gjë, pra mund të mos jetë e papajtueshme, amorale dhe fajtore. Ky është rasti tipik për Ilir Metën. Nuk kishte elementë të cilët sipas mendimit tim do të çonin në një fajësi juridike. Kjo nuk ka ekzistuar që në fillim. Dhe mendoj se drejtësia ka dhënë një vendim të drejtë. Pavarësisht se neve mund të na duket duke e dëgjuar një diçka të tillë se kemi të bëjmë me një gjë të pamoralshme, të paligjshme dhe se mund të kemi të bëjmë me korrupsion politik. Unë do të thoja se kultura e mosndëshkimit ka elementë dhe parametra krejt të tjerë, të cilat duhet të vijnë në çdo rast që të bëhen juridike dhe të mos mbeten politike. Dua të them se rasti Meta është tipik i kësaj natyre.”

Gjyqi ndaj ish zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Ilir Meta, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur në muajin maj 2011. Shkak ishte publikimi në janar të atij viti të një video përgjimi që kishte në fokus një bisedë mes Metës dhe ish ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, në atë kohë njëri prej eksponentëve kryesorë të LSI-së. Sipas videos bëhej fjalë për afera korruptive për qëllime fitimi dhe favorizim në punësimin e disa simpatizantëve të LSI në administratë.

 

Prifti paralajmëron publikimin e materialeve të tjera

Ilir Meta e ka përshkruar video përgjimin si një trukim që synon goditjen ndaj tij në mënyrë politike. Ndërkohë që Dritan Prifti ka mbrojtur vërtetësinë e videos duke paralajmëruar publikimin e materialeve të tjera që vërtetojnë afera korruptive sipas tij.

Prokuroria para disa ditëve kërkoi 2 vjet heqje lirie për Metën dhe një gjobë prej 1 milion lekësh me akuzën e korrupsionit aktiv. Por të hënën pasdite Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi ta shpallë të pafajshëm Ilir Metën duke rrëzuar në të njëjtën kohë dhe provat e servirura nga Prokuroria. Brenda 15 ditëve do të bëhet publikimi i plotë i arsyetimit të 5 gjyqtarëve të Kolegjit të Apelit për çështjen në fjalë.

28 komente në “Deutsche Welle: Rasti Meta rizgjon çështjen e kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri”

  1. po vjen ere says:

    me ekonomine e sales jemi te 2 ne europe.po me drejtesine cvend zeme.

  2. fush-miloti says:

    ME NANAT E KETYRE QE KEMI NE PUSHTET SIKUR KAN
    FJETUT QENT DHE JO BURRAT

  3. kesstrel says:

    sa te na drjtojne fshatare si ky Cili mir do behet

    1. olti says:

      Me falni por ky Henri Cili ka aresim perendimor apo thjesht eshte kthyer ne xhambaz anadollak.

      Rasti Meta eshte rast korrupsioni qe eshte krim si per politikanet ashtu edhe per proktologet apo gjenekologet. Rasti Meta nuk eshte aspak konkurence politike jo e ndershme brenda kufijve juridik per nje vend ne senat apo keshill bashkiak.
      Ne bisede u perdor presion politik per te mira ekonomike qe eshte krim, moralisht dhe juridikisht i denueshem. Eshte juridikisht i denueshem edhe sikur te jete vete PAPA ai qe ushtron presion e jo nje politikan i rendomte.

      Henri Cili sugjeron se cfare eshte juridikisht e denueshme per qytetaret duhet te trajtohet si problem moraliteti per politikanet se kane “veshtiresipune”. Henri, qytetaret ose jane te barabarte para ligjit ose nuk jane, por ti personalisht kur zgjohesh ne mengjes ate vjen pak turp nga vetja apo e ke kaluar ate faze dobesie.

  4. timo says:

    çili na bën sofizma dhe me këtë kujton se na e hodhi.A ka plaçkë syri?. Veç një gjë është e vërtetë që Meta e hodhi lumin këtë radhë, fal sharlatanëve të gjykatës. Vendimi i gjykatës së lartë tregoi se drejtësia në Shqipëri ka marë fund përfundimisht. Me sa duket pushtetarët e sotëm po e çojnë Shqipërinë drejt revolucionit. Historia ka treguar se për t’a bërë atë nuk ka nevojë për më shumë se 1000 vetë kur vegjëlisë i ka ardhur shpirti në majë të hundës.

    1. babloku says:

      Qeni qe mbron qenin! Turp edhe per ata qe e pyesin, se Cili eshte nje shembull korrupsioni per vete, po korrupsion me te ardhmen e te rinjve te ketij vendi. Turp e faqezi!

  5. saliu mban fjalime per korupsionin.e pranon qe ka korupson,si luftohet korupsioni etj.po atere kush vjedh ne shqiperi opozita,apo mos eka fjalen per hajdutat e xhepave.deri me sot qeveria eduarve te pastra nuk ka denuar asnje.saliu ja fut kot ska korupsion.edhe ne kete fush do te dalim te dytet mbas ilirit

  6. butroja says:

    keto jan plehrat me te medhej qe ka nxjerr ky komb per 100 vjet. ku je o enver qe nuk cohesh me na iheq qafe keto hale

  7. Miku says:

    Lejeni se i ka kerkuar Monika gjykatesve te mos ia denojne Ilirin. Kishte frike se mos e mbanin ne ajer ne burg dhe i dilte burri nga burgu i tredhur si qen shtepie.

    O Kokelopa i Skraparit, O Dose e felliqur, O Lugat, O Gojorja Saliut. Mos u merzisni i dashur popull per drejtesine. Lereni te majmet derri i Skraparit se pastaj kur te theret do kete me shume per te gjithe.

    Do gjykohesh edhe ti nje dite bashke me ata qe te liruan. Qesh sot, e meriton.

  8. Drenica e Kuqe says:

    “Dojçe welle” e ka me te drejte. Por duhet ta dije edhe nje sekret tjeter se keta (si Ilir Meta e Sali Berisha me kompani)po e rizgjojne çeshtjen e ndeshkimit dhe te plaçkitjes se popullit shqiptar, sepse i kane hipur “shtetit shqiptar” ne qafe dhe “shteti” i barte se i barte ne qafen dhe ne kurrizin e tij te pakurriz (sepse vetem zbatimi i Kushtetutes dhe Ligjit i kthen ata lilimute ne “dine” e ne “imane”)… Keshtu ka vendosur Kolegji Sali!…

    Drenica e Kuqe

  9. gezuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar ! mjer ne per kete shtet ! kur ka funksionuar ndonjehere ???? 100 vjet hajdute ! prandaj jemi te varfer.

  10. Dulla says:

    Pse kur ka fjetur kultura e mosndeshkimit ne Shqiperi qe u rizgjua tani me gjyqin e I Metes .E verteta eshte se ketij vendi i eshte vene zjarri disa here dhe zjarrvenesit kane postet kryesore te shtetit tribal shqiptar.Ligji i vetem qe ka funksionuar ne Shqiperi ka qene Kanuni i Lek Dukagjinit dhe diktatura e proletariatit.para dhe pas ketyre ligjeve themelore alla shqiptare ka mbizoteruar kaosi dhe rrenimi.

  11. po vjen ere says:

    po ai qe vodhi lopen ska faj fare ai

  12. getozoari says:

    Mire gomari qe ngordhi, po as miza e mu.it Henri Cili nuk te le rehat. Naimi, i cili si profesion ben sekserin dhe shitesin e diplomave, nuk e ka per gje qe u shit prap. Ne e kemi qe na del para syve ky felliqesire amorale e nivelit me te ulet. Debili mbron Debilin, hajduti hajdutin e keshtu me rradhe. Cili eshte pjelle e pushtetit te Berishes

  13. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE:

    KRONIKE MAKABER E NJE PAFAJESIE TE PARALAJMERUAR

    – Si mund te priste Sali Berisha degen mbi te cilen mbeshtetet karrikja e tij !?

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    …. Veridikti i Padrinos Sali Berisha

    Gjykata e Larte e Kusarise se Shqiperise lexoi sot veridiktin e Sali Berishes. Ate ne fakt e shpalli ashiqare para tre ditesh bythelepiresi dhe “Pimp” – Kodoshi me i madh i Berishes, Blendi Fevziu ne kryetelallin e propagandes se tij “Klan”.
    Kur u pyet nga pimpi tjeter i Berishes Arjan Cani ne emisionin
    ” Zone e ndaluar ” per kete paravendim te Berishes, ai u shpreh njeqint per qint i sigurte, sikur te ishte Berisha vete se jam i sigurte se “jam i sigurte se Ilir Meta do te jete i ftuar ne programin tim te ores 20:30″
    Siguri absolute, sikur ta kishte shpallur monarku absolut Luigji i 14-te ” Ligji jam une” Sali Berisha. Cdo koment eshte i tepert !
    Sali Berisha e kishte dhene veridiktin e tij ! Kush mund te vere ne dyshim veridiktin e Luiijit te 14-te ” Ligji jam une ” !?

    Darka kusaresh dhe kafe vrastaresh

    “Darka e Berishes ne shtepine e Metes, “vera e shkelqyer’ e tij per te festuar pafajsine e paracaktuar te Ilri Metes nga Berisha vete ishte preludi i saj.
    Kafja ne Rogner e tre kusareve me te medhaenj te Shqiperise Lulezim Basha, Ilir Meta dhe Padrinoja i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” Sali Berisha , sipas “The New York Times” vetem dy dite para shpalljes formale te vendimit te Gjykates se Larte te Shqiperise ishte vetem nje rikonfirmim publik i pafajesise se paracaktuar nga Luigji i 14-te Berisha dora vete.
    “Vera e shkelqyer” e Padrinios dhe Zevendes-Padrinos i kishte cuar ne ekstaze Padrinon Berisha dhe zevendesin e tij Meta…. Si duket kishte ngjyren e gjakut te kater deshmoreve te ekzekutuar publikisht e ne syte e mbare shqiptareve me 21 janar 2011. Ndaj u shijoi aq shume!
    Kafja e tre musketiereve te kusarise dhe vrastarise Berisha- Basha- Meta ishte kafja e zise per vdekjen perfundimtare te drejtesise. Ndaj e pine publikisht per te provokuar, per te sfiduar , per tu bere karshillek mbare shqiptareve !
    Nje kafe kusaresh por edhe ekzekutoresh, edhe vrastaresh te 21 janarit 2011 ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” , cka nuk e kishte bere as nazi- fashizmi dhe komunizmi.

    Vjedh nje cent kalbesh ne burg … vjedh miliona perfundon ne milioner

    Qe sot Gjykata e Larte e Shqiperise duhet te nderroje edhe emrin e rreme dhe te marre emrin e vertete: Gjykata e Larte e Kusarise me kryegjyqtar Padrinon e Shqiperise Sali Berisha!.
    Ajo shpalli te pafajshem zevendes krye-kusarin, zevendes- Padrinon e Shqiperise Ilir Meta, i kapur ne flagrance duke vjedhur 700 000 euro ne kamera, ne tabulatat telefonike… dhe ne syte e dhjete milione shqiptareve kudo ne Bote me bashkekusaret e tjere te tij me Sali Kadafin ne krye.
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se vjedh nje lek e perfundon ne burg vjedh miliona e perfundon ne milioner.
    A nuk ndodhi pike per pike keshtu me Lulezim Bashen per mbi 250 milione euro te Autostrades se Hajnise se Kombit !?
    A nuk ndodhi keshtu me pare me Fatmir Medi Gerdecin e milionat e 26 viktimave fatale te tij…

    Antidrejtesia kapet ne flagrance

    A nuk ndodhi e po ndodh keshtu me cdo kusar e kryekusar te Shqiperise tash 20 vjet …
    Pafajesia e perseritur per kusarine e kapur ne flagrance kesaj here cjerr edhe masken e fundit te kusarise. Antidrejtesia kapet ashiqare ne flagrance …
    Ishte nje veridikt i parlajmeruar!
    Pse!?
    Pergjigja eshte fare e thjeshte : si mundet qe Luigji i 14 te priste degen e pemes mbi te ecilen mbeshtetet karrikja e tij , pushteti i tij despotik i korruptuar, kusar dhe vrastar !.
    Turpi i antidrejtesise shqiptare.
    Turpi i qevezise me kusare qe ka pasur Shqiperia ne historine e saj.
    Turpi i Shqiperise.
    Sot vdiq edhe qeliza e fundit e shtetit ligjor ne Shqiperi.

    Vdes edhe qeliza e fundit te shtetit ligjor ne Shqiperi

    Ceremonia e varrimit kryhet diten qe Luigji i 14- “Ligji jam une” Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve dhe vrastareve do te perballet me shtetin e vertete ligjor ashtu si koleget e tij despote, kusare e vrasatare Mubarak, Ben Ali, Muamar Kadaf.
    Sidoqofte Padrinoja Berisha , kusaret dhe vrastaret e Shqiperise kane nje rrethane te madhe lehtesuese: Gijotina ne te cilen perfundoi Luigji i 14-te nuk ekziston me… Edhe denimi me vdekje eshte hequr ne Shqiperi e mbare Evropen!
    Eshte koha qe Berisha dhe kusaret e vrastaret te kerkojne e gjejne avokate teper te afte. Sot! Neser eshte e do te jete teper vone.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    1. leonardi angli says:

      e vertete tronditese po qe keshtu eshte, Faleminderit per kete shkrim kaq te bukur dhe per te gjitha qe shkruan , por deri sa te dale nje Avni Rustem , populli yne do te vuaje nga kjo klike hajdutesh, kusaresh e kriminelesh qe nuk do kishte drejtesi qofte dhe ne vendet Afrikane ti shpetonte por ja qe tek ne Cdrejtesia e blere mbron hajdutin e kriminelin.

    2. artiles says:

      Mos u be merak ALBAN! Salen do ta gjeje si Luigji i 16 i cili u ekzekutua ne GIOTINE me 21 Janar te vitit 1793.
      Ka dy koincidenca me te:

      E para – data 21 Janar, koincidence rrethanore kohore;
      E dyta eshte se te dy Luigji i 16 dhe Sala, kane perfeksionuar mjetin e ekzekutimit te tyre.

      Giotina u shpik ne vitin 1792 nga nje Gjerman me emrin Gio Ten (keshtu shqitohet ne frengjisht) ne origjinal Joseph-Ignace GUILLOTINE, i cili ia tregon shpikjen Luigjit te 16, me idene per ta perdorur si mjet me efikas per ekzekutimet me prerej koke.

      Kur shikon modelin ne miniature, Luigji i 16 veren se tehu i thikes qe binte me vetik nga lart, kishte forme harku. Luigji i 16 i sygjeron Gio-s qe nese e ben tehun e thikes te pjeret, ajo do te jete me efikase. Gio e vlereson menjehere si te drejte propozimin dhe varianti i aplikuar kishte edhe kontributin e Luigjit te 16te.

      Me pak se 1 vit me vone, ne vitin 1793, Luigji i 16 u denua me prerje koke nga Asambleja Nacionale e Revolucionit Francez me 376 pro denimit me vdekje dhe 375 kunder, pra vetem me 1 vote me teper ne 751 vota gjithsej qe kishte Konventa Nacionale.

      Koincidenca eshte qe edhe Sala perfeksionon sistemin e korupsionit, por fatkeqesisht ai nuk po e kupton se do te jete vete viktime e ketij “perfeksionimi”.

      Merua mund te beje nje artikull shume te bukur me keto koincidenca njera rethanare, tjetra konceptuale.
      2

  14. Perralla me Mbret says:

    Skandal!Tani prit kur ta fusin Priftin brenda.Do e kuptoja nese gjykata do ngriste ose zbuste denimin por i pafajshem!Thjesht skam koment.

  15. Turpi të mbuloftë familjarisht. says:

    Ilir hajduti gangesteri i çepanit të Skraparit.Burri i Monikës,Liljana Hoxha në emisioni fokus te Robert Papa tha se Monika,Diana Çuli,dhe Jozefina Topalli janë të piketuara nga Ramiz Alia për të qënë aty ku janë sot.

  16. Kristua nga Korça says:

    Sonte do jetë gëzuar dhe ambsadori Arvizu nuk do e zëri gjumi.Për pafajsin që mori hajduti horri Ilir Meta nga zhdrejtësia shqipëtare.

  17. John says:

    Ah mjere ne qe na Kane vene para keta katunare dhe keta maloke qe e kane mendjen vetem me vjedh dhe me vrare. Po ceshte bo ky katunar labinoti me na dhone leksion (Henry) weird!!!!!

  18. todi says:

    Vendim qe pritej dhe jo se nuk kishte elemente juridik sikurse shkruan kalemxhiu cil i sales, porse me nje drejtesi te tille qe eshte vene totalisht ne sherbim te qeverise, kurre nuk do te jepet ndeshkim per keta pushtetare te koruptuar. Turp krytarja e gjykates se larte, qe nuk mbrojti as nderin e familjes se saj e turp per te gjithe anetaret e tjere te gjykates qe u neneshtruan nga presioni apo u joshen nga paret e metes.

    1. era says:

      o todi…po cila eshte drejtoreshe e gjykates se larte? eshte nje cope maloke.do i duhen nja 5 breza asaj dmth kalamojt e kalamojve te kalalamojve te kalalamojve qe te marrin vesh se civilizimi eshte nder, eshte krenari dhe kenaqesi.ajo vec me pre mish di….

  19. beso says:

    Kisha idene se sala do ta dorezonte kokelopen,mirepo sala nuk e dorezoi.Me mire qe s’u denua,biles shume me mire.Po te denohej kokelopa sala do delte tribunave qe te tregonte se e denon korrupsionin edhe ne qeverisje,mirepo sala i ka numrat kaq te ngushte,sa duhet te beje harakiri.Tani edhe ata pak Pd-iste qe akoma i mbante iluzioni i saliut te shenjte(uji lart eshte qelibar por turbullohet rruges)besoj se ekane te qarte qe nje video publikisht e shfaqur me bllok ne dore dhe zerin e kokelopes,nuk na paska pasur asnje element korrupsioni.Kush kujton rastin e impeachment te Bill Clinton,qe deshmoi fillimisht se nuk kishte pasur lidhje me stazhieren desh e hoqen nga president.Pa lere te kishte video.Po hajde,meta po i shpeton hekurave te vogla qe te haje ne qafe hekura te medha,mos qofte nga saliu vete,se tradita e homazheve ne PD eshte shume e pasur.

  20. ina says:

    ne se meta do ishte gjykuar disi drejt pra gjykata doe ngarkonte me faj…..sh sh gjera t ecilat nuk jane bere sic duhet ne shqiperi do kalonin dhe populli- qe eshte ne fakt aq i urte, aq i zgjuar dhe aq i duruar-do qetesohej pak. pra kryeministri e kishte ne dore qe edhe pse kane ndodhur plot gjera per te cilat ka indinjate te madhe ne popullate ai ti fashiste “disi me denimin e metes.ai nuk e lejoi kete denim dhe ska vend per asnje koment.vec nje gje duhet te na shkoje ndermend ti themi vedit: o zot mos na co ne dyer gjykatash.Na ngeli ti themi femijeve adoleshnte: vidhni qe te mbijetoni, te harrojme zakonet e mira qe seicili nga ne ka por te behemi bisha dhe ti turremi njeri tjetrit. kete na con ne mendje drejtesia shqiptare. TURP HISTORIJE…

  21. xhoni says:

    Nuk ka ngele institucion qe qeveria e mban nen presion,me vendimin e metes gjykata nuk tregoi ndonje profesionalizem por frike dhe korrupsion,nuk mund te shtyhet me me keta hajdute si ne filmat me familje killerash te frikshem,shqipetar nuk ke me se cpret,as nga qeveria dhe as nga partneret qe gjoja kerkojne demokraci kur ketu vriten njerez ne proteste,kur fshatra hidhen ne ere,kur deshmitare te korrupsionit aksidentohen nga lepuri,se lepuri i ka hyre dhe disa gazetareve qe jane pjese ne emisione ku as ne nje rast fevziu nuk bere nje emision per varferine e tejskajeshme,kur sot njerezit nuk mbushin dot barkun me buke,mjaft o shqipetar keshtu nuk mund te vazhdohet,nderime per te vraret ne emer te varferise dhe korrupsionit.

  22. Dimeri says:

    Jemi ne vitet ku lulezuan hipokritet dhe mashtruesit, permbysja e nje sistemi ka gjithmone pasojat e medha. Stermullari i ketyre eshte Sali Berisha, ka infektuar te gjithe shqiperine mbasi terhoqi mbas vehtes njerzit me te ulet qe pati shqiperia keto 50 vjetet e fundit, majtas dhe djathtas, folen ne emer te demokracise dhe bene budallenje shume te tjere por numeri i tyre po zvogelohet çdo dite. Poshte hipokritet e mashtruesit.

  23. hasani says:

    Ky Cili u be milioner, e tani tall b. me ne. Hej pune dreqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje