"Deklaratat e Metës, vërtet paturpësi. Vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ketë pasoja katastrofale"

18 Janar 2012, 18:05Politika TEMA
"Deklaratat e Metës, vërtet paturpësi. Vendimi i

Norbert Mappes-Niediek

“Gjykata merret me çështjen nëse videoja e regjistruar nga Prifti ishte apo jo legjitime, por pyetjes pse dy ministra ulen së bashku për të biseduar për tenderat, nuk i jepet rëndësi”, shprehet autori i librit Mafia e Ballkanit, Norbert Mappes-Niediek.

 

Gjykata e Lartë në Shqipëri shpalli vendimin e gjykimit kundër një politikani të lartë, ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Ai akuzohej për korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vlerësoni këtë rast?

Unë mendoj se ky vendim duhet të jetë parë në Shqipëri si skandal, sepse ai ishte shkaktari që njerëzit dolën në rrugë në numër të madh dhe ku pati katër vetë që humbën jetën. Druhem se vendimi nuk do të mbetet pa rezonancë. Rreziku më i madh është se protesta të tilla përvetësohen sërish menjëherë dhe përfundojnë në konfrontime vdekjeprurëse, si ato që sundojnë gjithnjë politikën shqiptare. Dhe nuk ekzistojnë instanca neutrale, as gjykata që dha gjykimin nëse bëhej apo jo fjalë për korrupsion, nuk ishte neutrale. Tema e këtij procesi ishte nëse videoja e regjistruar nga ish- ministri i Ekonomisë, Prifti ishte apo jo legjitime dhe a duhej lejuar apo jo, por pyetjes pse dy ministra, dy figura udhëheqëse të politikës shqiptare ulen së bashku për të biseduar për tenderat, nuk i jepet rëndësi.

Korrupsioni është një fenomen i zgjeruar veçanërisht në vendet e Ballkanit. A është korrupsioni në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera, apo kemi të bëjmë me një rast të veçantë?

Ka edhe vende të tjera fqinjë ballkanikë ku korrupsioni është i përhapur shumë, por ajo që e bën më të rëndë në Shqipëri është se nuk ekziston vetëdija se nevojiten instanca vërtet neutrale. Rolin e prokurorëve e merr gjithnjë një tjetër. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janë gjithnjë ata të tjerët. Menjëherë pas dhënies së vendimit, Ilir Meta doli para një publiku të sajuar dhe tha se kjo është një fitore në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Një gjë e tillë është vërtet paturpësi.

Pse është kaq e vështirë në Shqipëri për të luftuar kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Mungon vullneti politik, apo strukturat ekzistuese janë të mbingarkuara për të pasur sukses në këtë luftë?

Sistemi partiak është aq shumë i projektuar mbi konfrontimin, saqë kërkush nuk i shpëton dot dhe kushdo ndodhet nga njëra apo tjetra palë, me mua ose kundër meje. Kështu që nuk ka vend për diçka neutrale. Për mua kjo përbën një problem të madh për shoqërinë shqiptare. Aty ekziston edhe një lloj tradite për polarizime të tilla, të cilat nuk mund të kapërcehen si duhet. Për shumë kohë është shpresuar që pas konfrontimeve të vitit 1997, do të kthehej arsyeja, por megjithëse disa gjëra janë përmirësuar, ndaj konfrontimit nuk ka ndikuar asgjë.

A e ka bërë drejtësia si duhet punën? 

Kjo vlen edhe për drejtësinë, e cila rrotullohet në këtë sistem të polarizuar. Rasti i këtij gjykimi nuk mund të vlerësohet në detaje, sepse ne nuk e kemi ende në dorë argumentimin e vendimit për të mësuar se mbi ç`bazë e kanë marrë vendimin gjyqtarët, por duket qartë se gjykata nuk e ka marrë për bazë sistemin dhe prezumimin për të cilën bëhet fjalë në bisedimet për porosinë e Albpetrolit. Dhe mua kjo më duket një shenjë e rrezikshme.

Shqipëria përpiqet të afrohet me BE-në, ndërkohë që BE është duke dhënë gjithnjë e më shumë vlerësime negative për Shqipërinë dhe luftimin e korrupsionit. A mjaftojnë vetëm deklaratat e BE-së që thotë ju duhet të luftoni më mirë korrupsionin, demokracia juaj duhet të funksionojë më mirë?

Unë shpresoj se BE do të kërkojë në hapin tjetër të zgjerimit si në rastin e Kroacisë, që korrupsioni të luftohet në nivel të lartë. Nëse shihni rastin e Kroacisë, aty është bërë shumë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Sanader. Rruga e Kroacisë për në Bashkimin Evropian u hap kur u bënë vërtet dënime në nivel të lartë, në nivel ministrash apo punonjësish të lartë të shtetit. Një korrupsion i tillë mund të luftohet vetëm nga lart. Këtë BE e kuptoi në rastin e Kroacisë dhe unë shpresoj që kjo përvojë do ta shoqërojë edhe procesin e pranimit të Shqipërisë në BE./ DW

10 komente në ““Deklaratat e Metës, vërtet paturpësi. Vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ketë pasoja katastrofale””

  1. elinor bahiti says:

    Aha, s’ka ngele me gje per turp…turpi u kaperdi me nja dy-tri gota vere te kuqe qe kishte qellu shume “e shijshme” sipas vleresimit te neandartalit tone!

    1. EdiRuci says:

      NESE NEANDERTALI TE JEP UJE NE BISHT TE LUGES, KUSH JE TI?

  2. dimeri says:

    Qe gjykata dhe Ilir Meta dhe populli shqipetare e dine se ka afera korruptive eshte shume e sigurete. I bej thirrje Ilir Metes mbasi ja holle largohu nge skenat e ekraneve televizive se eshte nje ofendime i madhe qe po i bene kombit shqipetar.Per gjykaten e larte te keti vendi do tu theme se i shalla u shperblehet ne jeten tua keto tallje çnjerezore.ju kontribuate ne shkaterrimin e kombit ashtu si Salihi ngriti piramidate per shkaterrim ekonomike .

    1. arben says:

      Duket qarte cdo gje,per mendimin tim do te ishte me mire per Meten dy vjet Burge dhe te largohej perfundimishte nga politika apo dhe Shqiperia,se sa keshtu,qe cdo dite qe kalon po ben nje vete fundosje dhe vet diskreditim.Zoti Meta,iku koha kur dikush fliste dhe te tjeret duartrokisnin,pastaj ti duhet ta kuptosh je nje hiq,qe urrehesh nga te gjithe,perfshi edhe ata qe ke rreth vetes,por copa e bukes i bene te heshtin.
      Ti mendon se gjithemon perballe teje ke nje auditor budalla,jo gabohesh,te gjithe jane te zgjuar,te gjithe kuptojne,por heshtin,shiko vetem se cfare thua te emisionet Opinion,erdhi Berisha tek ti se e kishte ftuar vajza jote,Sa TURP,vajza jote fton kryeministrin per darke,kurse femijet e kater viktimave te 21 Janarit nuk mund te darkojne me baballaret e tyre,qohen cdo mengjes me sy te perlotur me shpresen se mos nje dite te pakten do te gjehen vrasesit (ne fakte do te ndalohen,se dihen se kush jane)e baballareve te tyre,per te qetesuar shpirterat e tyre te njome,qe dora jote dhe e atij qe prite ne shtepi i la jetim,u mohoi gjene me te shtrenjte,feminin e lumtur,u mohoi buzeqeshjen

  3. Ramy says:

    si boni ju mor jahu
    basha vodhi 220 milion euro ne rrugen e kukesit dhe u be kryetar bashkie i tiranes.
    ilir meta vetem 700 mije
    mos e zgjatni kaq shume

  4. G.Ylli says:

    Saliu me unuket e tij,apo ministrat kuklla,pas lirimit te metes ka bere shume armiq brenda dhe jashte Shqiperise.

  5. misionari says:

    Nese ne Shqiperi nuk ngrihen njesitet guerrilje, korrupsioni qeveritar do ta shkaterroje perfundimisht Shqiperine. Eshte turp i madh, kur ne Shqiperi, per njezet vjet jane vrare 30 mije njerez (1 500 vete mesatarisht ne vit) dhe shqiptaret nuk sakrifikojne 30 apo 300 vete per lirine dhe demokracine e vertete ne Shqiperi.

    1. antikrimi says:

      me njesite guerrile nenkupton Antikrimin apo jo..megjithese kjo bije era nazizem duhet patjeter qe shqiperia te kaloje ne kete faze qe te pastrohet perfundimisht nga kjo gangrene qe ka emrin korrupsion dhe qe maloku i vucidolit e kultivoi me shume kujdes per 20 vjet…vetem Antikrimi mund te vendosi drejtesi ne shqiperi

  6. LILOLABJA says:

    Bravo MISIONARI !!!!Vetem kjo e shpeton kete vend nga mafia, te tjerat jane “qiqra ne hell”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje