VIDEO- Dëshmia e PLOTE e vëllait të Hekuran Dedës: Si deshi të na blinte Berisha

18 Janar 2012, 13:56Politika TEMA

Kjo është dëshmia e plotë që ka dhënë në emisionin Xhungël të gazetarit Artan Hoxha, vëllai i Hekuran Dedës, vrarë më 21 janar 2011. Sabit Deda ka treguar se si Fatos Skeja, shofer i familjes Berishës dhe gardisti që shfaqet në disa afera e skandale, ka ofruar para dhe foton e vrasësit të vëllait të tyre.

 

“Pas tre ditësh (pas ngjarjeve të 21 janarit 2011) ka ardhë dikush në 12 të natës, na tha se dinte kush e ka vrarë Hekuranin. E njihte vëllain tim se kishte pi një kafe. Na thanë pranojë Salinë të vijë nesër. Ne do ta gjejmë njeriun që e ka vrarë Hekurani. Do ta sjellim foton dhe do e shifni sa ndihmë ka me ju dhënë (Berisha). I thashë nuk dua ndihmë lekësh. Ndihma e tij është që kjo na vrau vllain. S’du ndihmë lekësh i thashë do të rri fukara kështu sikur jam. Mori një shok në telefon, më tha do vij me filanin të pijmë kafe. I thashë mirëse të vijnë. Unë nuk e dijsha për çfarë arsyesh do të vinin. Kur erdhën këtu, gjatë muhabetit më tha. Kan ardh në shpi. Kemi ndenjë gati dy orë këtu. Kam qen un, baba, nona, vlleznit. Ai kishte ardhur me urdhën, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai kishte ardh me urdhën të dikujt natën që të mos shihte asnjë. Ka qen ora 12 e natës. Ai e dinte që natën s’ka pas njeri të huj këtu por do ishim vetëm na të shpis. Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju a gjej me fotografi personin, do t’ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin. I thashë pse Berisha nuk erdhi në varrim kur qenka kaq i interesum. Më tha jo ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë. Nuk e nalova unë. Ai më tha se kam një shumë parash. Nuk mi cilësoi se sa. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnji gja. Pasi e pa që nuk jena tu e pranu, doli në rrugë e prapë më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë vetëm me atë, unë e vëllai i vogël. Pranojeni, pse s’e pranoni, ça arsye ka, filloi me shajtë të tjerët. Personin ta gjejmë ne, më tha, kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, do të merret ai me atë punë. Ka me e vra ai. Po s’e vrau ai, e vras unë. Ki kur erdh këtu folëm, pimë kafen, tha jam Fatos Skeja. Unë e njifsha se është i zonës tonë. I thashë qofsh shnosh. Tha unë sa kam dal prej kafes. Kam qenë me Sali Berishën. Tha kokë më kokë me Sali Berishën. Tha bile më pret në zyrë. Tha se e marr pri këtu në telefon. I thashë që nuk e pranoj. Tha unë kam qenë në tarracë, sipër të kryeministrisë dhe e kam pa nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranoni Saliun me ardh me pi kafe këtu dhe të gjitha gjanat kam me i rregullu un”.

 

KLIKO DHE KETU PER TE PARE VIDEON

http://www.facebook.com/photo.php?v=218166774937470&set=vb.207721865927331&type=2&theater

 

32 komente në “VIDEO- Dëshmia e PLOTE e vëllait të Hekuran Dedës: Si deshi të na blinte Berisha”

  1. stalinsali says:

    E ca ka per te komentuar ketu. Shellari me gjithe ca ka mbrapa duhet hedhur ne kazan te acidit.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Sali Berisha vepron si nje PATE e Maifais Siciljane.Nje Kryeminister qe mbahet ne pushtet me ndihmen e kriminelve,hajutave dhe tradhtarve te kombit.Sali Berisha ky DEMON qe duke perfitu nga demokracia hypi ne pushtet dhe eshte e veshtire ta zbresesh nga pjedestali qe i ka ngritur vetes ky i cmendur,por fundi i tij do te jete me keq se i Causheskut te Rumanise.

    2. Fiqiri Xibri says:

      Epo ka edhe burra ky vend, nuk e shesin prapanicen te gjithe si Gerdecaxhinjte.
      I lumte familjes se Hekuranit, trima, te beses, shqiptare si qemotit !

  2. bravo ju qofte says:

    bravo te qofte tamam malesor..rrofte burrnia shqiptare

    1. shqiponja says:

      Keta jane HERONJTE e vertete te ketij vendi te zaptuar nga mafia berishjane!!!
      Te vjen mire kur degjon qe Shqiperia nuk ka vetem gjykates te blere qe per nje komoditet me shume shesin nderin e tyre dhe interesat e nje populli te tere por ka edhe njerez te tille qe megjithese te varfer nuk u genjyen nga paret e pista te Sali kriminelit. Nderime!

  3. usa men says:

    ndonese jam dhe fukara….
    por nuk blihem me para….
    KJO QE KA NDODHUR ME KETE FAMILJE I KA KALUAR LIMITET NJEREZORE DHE FAJTORE
    PER KETE MOBSTER JANE:
    1-SLLOBODAN RAJERSON QE E GRADOI UDBASHIN BERISHE.
    2-A.ARVIZU QE E MBROJTI KRIMINELIN SERBERISHA.
    I SUGJEROJ KONGRESIT AMERIKAN TE NDRYSHOJE POLITIKEN NE SHQIPERII SE KA SHKUAR DERI ATJE SA QE BERISHA VRET DHE AMBASADORET URINOJNE TE VRARET.
    lutem gazetes tema te mos e censuroje..poshtrimi ka i kaluar permasat
    kozmike…

  4. Joni says:

    Te lumte o shqiptar qe nuk e shite gjakun e vellait tend. Ka akoma Shqiperia trima qe nje dite do i tregojne vendin Sali ndyresires. Me vjen shume keq per vellain tend Hekuranin dhe te tjeret qe kane qene viktima te dhunes se Sali mafiozit me kompani… qe i kane bere aq shume dem ketij kombi sa nuk ia kane bere as te huajt gjate gjithe historise. Ka prishur ndergjegjen kombetare dhe ka futur ne hasmeri shqiptaret me njeri tjetrin, ka nxitur pabesine, hakmarrjen, korrupsionin dhe fitimin e pasurise me rruge te lehte dhe te pandershme. Ka me keq se kaq?

  5. Mark Gjonaj says:

    E tmerrshme cfare tregon Z. Deda, vellai i heroit Hekuran Deda. Cfare e ka Ismail Skene personi qe u erdhi ne shtepi per kafe e transmetues i llafeve kompromentuese te Berishes, Fatos Skeja? Ta kete bere edhe kete Berisha? A mos ka qene ndonje provokator? Shikojeni sa e tmerrshme, te tregoje autorin e vrasjes ne familjen e viktimes shteti vete, dhe te krijoje mundesine per nje vellavrasje tjeter deri ne pa mbarim dhe dora gjakatare e Berishes te fshihet si derimetani! Prokuroria, vetem me kete denoncim duhej te fillonte ceshtjen penale ndaj ngushlluesit te familjes Deda dhe te hetonte dhe Berishen si bashkpunetore dhe shtytes i kesaje dallaverje e vazhdimsie kriminale. Une nuk e di a eshte gjalle Ismail Skeja, mjaft intelektual i mire nga Kalaja e Dodes, i cili nuk do ta lejonte Fatosin mashe e ketij veprimi. Faleminderit, mos u merzisni, te vraret e pafajshem e kane drejtesine me vete, ajo vonon, por te arkivoli shume shpejt do ti ngreje keto kater shtylla betoni, ai popull ne mesin e te cilit rane si burrat kater zemra. Faleminderit per qendrimin tuaj heroik si familje!

  6. Jani says:

    Kjo eshte nje deshmi qe na tregon te gjitheve se kurajo qytetare eshte gjalle se civilizimi shqiptar do te kete te ardhme ne Shqiperi. Kjo eshte treguesi me i larte i vlerave civile ne nje shoqeri, ku hakmarrja mesjetare qe kerkohet nga shteti mesjetar eshte zevendesuar me akuzen qytetare. Nje njeri i thjeshte nga nje familje e thjeshte ngrihet mbi dhimbjen sublime dhe denoncon aktin me te shemtuar mafioz te politikes ne Shqiperi. Shoqeria hesht, ka frike dhe nuk ngrihet?? Kete nuk arrij ta kuptoj?? Hekurani u vra dhe kjo ishte tragjedija e tij dhe e familjes por me e dhimbshme eshte heshtja qe po pason. Kjo tregon hapur se shteti eshte i kapur nga te gjitha anet edhe opozita politike eshte e kapur gjithashtu, prandaj nuk rreagon. Por mbi te gjitha me shqeteson fakti se shoqeria civile nuk ngacmohet nga denoncime te tilla unikale. Sabit Deda dhe familja e tij jane dinjitoze, fisnike, dhe me vlerat me te larta qytetare. Ato nuk bien pre e manipulimeve mafioze, se viganet nuk blihen me para, madheshtia e shpirtit dhe kultura e tyre e larte qytetare dhe kombetare nuk pranon te korruptohet. Prandaj me lejoni te perulem perpara jush me nderimin me te thelle njerezor.

  7. dora says:

    komente pa frute.

  8. Rilind says:

    Gardisti qe Berisha ka menduar per ta shitur per te shpetuar vehten e te tjere, sipas mendimit tim duhet te jete Arben LLupo, ai qe eshte arrestuar. Pse? Shume e thjeshte. Se ai u kap mat ne TV duke qelluar drejt turmes ne disa drejtime. Pastaj nuk eshte verior por nga Lushnja.

    Duke menduar te sakrifikoje gardistin Arben Llupo, Berisha me nje gur mendonte te vriste 2 zogj: te hiqte peshen e hakmarrjes nga vetvetja e te zhduke deshmitarin e ekspozuar nga pamjet ne TV.

    Prandaj Llupo, tani qe plani makaber i Sali Berishes kunder tij u zbulua, duhet te flase: Kush e urdheroi te qelloje ??? Keshtu do zgjerohet rrethi deri sa te na coje tek Sali Berisha.

    Si autori e deshmitari kryesor i ngjarjes, jeta e Llupos mbas ketij denoncimi nga familjaret e Hekuran Dedes, eshte shume ne rrezik e duhet te mbrohet me cdo kusht para se te veproje Berisha duke e eliminuar ne burg. Se mbas zbulimit te ketij plani makaber, nje dite ai mund te flase !!!

    1. LORA says:

      Me duket se quhet Agim Llupo i vetmi i arrestuar deri tani i masakres kryeministrore te 21 janarit.Eshte ai qe ne fraksione te sekondes pushkatoi Hekuran Deden te parin e Ziver Veizin te dytin.I lutem stafit te Temes te ekspozoje nje fotografi ku i ndjeri Hekuran,ne krahun e majte, te fotos ishte duke prekur me koke token nga tavolina e tv klanit,dhe i ndjeri Veizi i ka gjunjet pak te perthyera,ne krahun e djathte te fotos.Ju lutem.
      Rilind,ketij Llupos ju dha shtepi pas vrasjeve,prej dr.krimit per ta shkembyer me heshtjen e tij.Por atehere nuk kishte dale kjo e vertete.
      Eshte teresisht ne dore te Llupos te vendose nese pranon te shkembeje koken e tij me nje shtepi.

  9. dibrani 2 says:

    “dora”! Cilat, sipas jush qenkerkan “komente” me fruta?!

  10. Drini says:

    Shiko cfare zakoni te ndyre dhe sa te pabese kane tropojanet. Shiko sali gerdallen , kaq plak dhe si i shkon mendja per manipulime. Nje dicka nxjerr ne drite fakti i kesaj videoje: Qe gerdalla Sali-qeni e ndjen veten fajtor, dmth e kupron qe kesaj here nuk eshte puna si me Trebicken qe e dergoi per gjah. Di njekohesisht qe edhe kjo familje malesore nuk ja fal kollaj gjakun. Pse pikerisht zgjodhi kete familje me tradita veriore dhe nuk shkoi ne fier? I di vucidolasi ligjet e gjakut per mrekulli.
    Ne djall vafsh o Sali koqethati, ti me gjithe sllobodanken tende dhe me soj e sorollop- Do gjendet edhe per ty ndonje snajperist kur shkon per not andej nga bregu.

  11. ben says:

    agim llupo eshte shoku me i ngusht qe nga femijeria dhe me tutje i arben cukos ish komandantit te gardes qe e mori nga lushnja dhe e beri major pra nuk kishte shans te merrte urdhera nga berisha

    1. Rilind says:

      Agim Llupo nuk ka marre urdhera direkt nga Sali Berisha po nga shefi i tij direkt.

  12. vlora 1 says:

    Skandal!Po te ishim popull me pak ndergjegje ,qytetari Sali Ram Berisha do ishte per 24 ore ne burg,ndersa ai sot eshte kryeministri qe tall menderen me kete popull duke thene se do rri edhe 30 vite te tjera si i par i vendit.

  13. Sali Serbi says:

    Ky eshte nje fakt renqethes por jo i papritur.Ne zinxhirin e vrasjeve te heshtura te ketyre 20 vjeteve jane keta emisare sekret te Sali serbit qe afrojne lek ose fishek.
    Mendoni per nje çast se sa raste te tilla kane bere qe shume njerez te heshtin ose ta paguajne me jeten apo persekucionin e bandes politike.
    Pikerisht ky eshte konkluzioni qe duhet te terheqi sejcili nga ne.
    Sa seksera te tille qarkullojne neteve me kapuç te zi ne koke per te imponuar pushtetin e nje krimineli e nje politikani te vene koke e kembe ne sherbim te qarqeve shoviniste me te egra antishqiptare.
    Sejcili le ti nxjerri konkluzionet vet per te shkuaren e ketyre 20 vjeteve por veçanerisht per te ardhmen ,ne se do vazhdojme te rime duarkryq e te ngushellohemi duke bere komente .
    Bravo i qofte ketij burri qe deshmon pa iu dridhur qerpiku, HALLALL qumshin e nje nene shqiptare.

  14. Xhozi Plehra says:

    Bravo o cun !

    Je burre malesie me te vertete, malesor si qemoti, burre i nderit e jo langaraq si gerdecaret qe shiten kufomat e familjes per TV Plasma e “per disa dollare me shume”

    Mos bej kompromis derisa kriminelet e vertete te jene para drejtesise.
    GJAKU NUK BEHET UJE !!!
    S’ka c’ju ben Saliu se jeni fis i madh, behuni bashke te gjithe qe te jeni te forte. Saliu shkel me kembe vetem aty ku i ben hesapet qe del pa lagur, ndryshe s’ja mban.

    Prokuroria urgjentisht ta ndjeki kete ceshtje sepse krimineli barbar vucidolas po pergatit zhdukjen e deshmitareve.

    Tani gardistet bejne mire te flasin sa jane ne kohe e te tregojne kush i urdheroi, se ndryshe…. do dalin per gjah si i ndjeri Trebicka

    Te erdhi fundi o Sali kerma – ne burg do i ngrysesh ditet familjarisht, ne mos te te haje turma te gjalle si Gedafin.

  15. Devolliu says:

    Bravo ju qoftë juve o prindër e vëllezër të dëshmorit të demokracisë HEKURAN DEDA.
    Juve jeni malësorë e shqiptarë të vërtetë,juve jeni të pasur e të pastërt qelibar në shpirt.
    Krimineli e frikacaku, bastardi i Viçidolit Salih Ram Berisha, ka për t’i paguar rëndë të gjitha krimet, tradhtitë, hajnitë e pabesitë ndaj këtij Populli.

  16. Emigranti_UK says:

    Ngushllime te gjithe familjareve qe u ka sjell fatkeqsi ne keto 20 vjet i papesi Sali Gadafi. Jam teper i trenditur nga rrefimi i familjareve te deshmoreve te 21 Janarit.
    Bastardeve te Serbise Sali Meta duhet tu vij fundi.

  17. lushi says:

    hallall….je me te vertet nji malsor

  18. racionali says:

    Faleminderit vellai i Hekuranit.Shqiperia ju ka nje borxh te madh familjes DEDA.Tani po bej nje thirrje te gjithe atyre qe e lexojne dhe e shikojne kete video,qe te kontribojme financiarisht per familjen DEDA.Do te duhet qe keta te gazetes TEMA te bejne te mundur menyren se si ne ta ndihmojme kete familje.Mendoj per gazeten TEMA,pasi eshte e vetmja gazete opozitare ne Shqiperi.

  19. aleksandri i madh says:

    Eh more Vucidol Vucidolovici. Je mesuar ti duke blere gjakun e viktimave te tua. Por kungulli nuk kalon gjithmone mbi uje dhe ti do ti paguash me lekuren tende zgjebarake te gjitha krimet kunder shqiptareve.

  20. tourkofagos says:

    pune korrakesh….

  21. tomori i beratit says:

    BANDIT

  22. tironci says:

    NGUSHELLIME FAMILJES .. VIDIO SHUME RRENQETHESE ..te hongshin qent o sali berisha ……..

  23. MEMEDHETARI says:

    T`u lumte,mor djale qe nuk e shite gjakun e vellait!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    T`u lumte edhe per intervisten qe jep,se ka akoma disa te ashtuquajtur demokrate dhe socialiste qe nuk e dine te verteten…
    Ti e tregon me fakte se si CUBAT E SALI BERISHES ju erdhen ne shtepi “per ngushellim” me 12 te nates…
    Populli eshte i qarte dhe e kupton qe keto jane veprimet e krimineleve per te mbuluar gjurmet,sic bene me Gerdecin…
    Por…Gjaku nje dite do te paguhet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  24. homeri says:

    Jam nje familje ne emigracion. Ju shprehim ngushelimet tona ne pervjetorin e vrasjes makaber dhe te pa bese te te dashurit tuaj– Te jeni krenar per vellain tuaj , ai protestoi me kulture dhe dinjitet per nje jete me te mire per vete dhe per ne te tjeret , kriminelet e pushtetit i zune prite dhe vrane pabesishte .Turpi do tu ngele perjetesisht atyre, jam i sigurt se drejtesia nje dite do ta thote te verteten kush i vrau dhe kush urdheroi . Personalisht jam krenar qe kam bashkombas njerez te tille si familja juaj , te ndershem bujar dhe trima—Si familje ne kete pervjetor ndodhemi me ju

  25. Nje BRRAVO e madhe per fisin Deda,keta djem te thjeshte i treguan edhe popullit por edhe doktor krimit qe jan fisnik dhe te ndershem,dhe jo sic pretendonte doktor krimi qe thoshte se jane kriminel dhe kok pa lare,kriminelet dhe kok pa laret populli shqiptar i njeh mir dhe nuk e kuptoj tani,por sic thot nje shprehje e verteta vonon por do te dali ndonese me vonese,dora qe vrau 4 jete dhe la 10 femije jetim do te shkoje perpara drejtesise dhe nuk do te kete njeri ne bote qe ta mbroj kete radhe sali kriminelin,lulzimen,ilir kok lopen me kompani edhe ekspertiza e fbi mbaroj,uroj te thone te verteten dhe kjo pune merr fund,familjareve te viktimave Zoti ti japi force e shprese se gjaku i derdhur nuk do te falet asnjeher te jen te bindur ata,sali qelbesira i ka ditet e numuruara dhe bashke me ate edhe pleherat e tij qe sot e 22 vjet e kane mbajtur shqiperin peng,LAVDI DESHMOREVE TE 21 JANARIT

  26. Enea says:

    goxha lajm kjo deshmi, por ajo qe skuptoj une pse ka pritur 1 vit ky vellai? O ta kish marre hakun vete ose te dik]lte ti demaskonte qe atehere. tani duket pa bereqet. berisha ka makine te blinduar

  27. I.Troplini says:

    Sikur “Gjykata e Larte” te kishte gjyqtare shqiptare si familjaret e Hekuran Dedes, Shqiperia do kishte sot nje shprese qe ligji dhe kushtetuta rrespektohen dhe nuk jane vetem pacavure ne leter.
    Sikur shumica e shqiptareve te kishin karakterin fisnik malesor te familjes se Hekuran Dedes, banda e ketij kryeministri vrases nuk do kishte jete te gjate dhe vendi do frymonte lirisht.
    Mirepo ky vendi yne nuk ka shume personazhe te tille, ndaj Ilir Meta shpallet i pafajshem dhe Shqiperia kthehet dita dites ne bordello dhe shqiptaret behen edhe me teper gazi i botes.
    Familja e Hekuran Dedes eshte e varfer por ne fytyrat e tyre te pershendet burreria shqiptare, ashtu sic kemi mesuar te lexojme ne libra.Ai qe i thote vetes shqiptar dhe eshte ne krahun e Ilir Metes dhe Sali Berishes sot,,,nuk ka asgje nga karakteri fisnik i kesaj familje. Ai ose ajo eshte pjese e bordellos qe drejtohet dhe sigurohet me “Gardiste”.
    Rrofte Shqiperia e shqiptareve si familjaret e Hekuran Dedes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje