Familjarët e viktimave të 21 janarit, letër Arvizut: Nuk do ketë paqe pa u vënë drejtësia (LETRA E PLOTE)

17 Janar 2012, 20:48Politika TEMA
Familjarët e viktimave të 21 janarit, letër Arvizut: Nuk do

Familjarët e katër viktimave të 21 janarit 2011, në prag të një vjetorit të kësaj ngjarje kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada Amerikane për drejtësi për humbjen e të afërmve të tyre. Në një letër dërguar ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, të cilën e ka gazeta “Tema”, familjarët e katër viktimave kanë mbledhur bashkë firmat e tyre për të kërkuar mbështetje dhe drejtësi për zbardhjen e këtij krimi, që ata e quajnë një krim shtetëror, një vrasje të tmerrshme të njerëzve të thjeshtë nga shteti i tyre. Në fund të letrës prej katër faqesh, me nota ku dallohet qartë dëshpërimi për drejtësinë e munguar deri më tani, familjarët e katër burrave që u vranë atë ditë nga Garda e Republikës thonë se nuk do të ketë kurrë paqe pa u vënë në vend drejtësia e këtyre vrasjeve .

“Në këtë përvjetor ne e kemi më të vështirë të shkojmë tek varret e tyre se sa ditën kur i varrosëm. Sepse dhe ata nuk kanë gjetur dhe nuk do të gjejnë prehje pa u bërë drejtësia. Edhe ata si fëmijët e tyre do të na pyesin:

Pse më vranë kur po rrija me duart në xhepa në bulevard para kryeministrisë? –Ziveri

Pse më vranë kur po rrija ngjitur e po shikoja nga tenda e ABC News? – Hekurani

Pse na vratë kur po qëndrimin në anën tjetër të Bulevardit kur po qëndronim paqësisht në të drejtën tonë? – Faiku dhe Aleski”.

Më tej familjarët i drejtohen Arvizut duke i kërkuar që të nxisë dhe të mbështesë prokurorinë në zbardhjen e kësaj vrasje duke i thënë se filmimet nga të gjitha mediat kanë treguar se plumbat erdhën nga garda kur demonstrata po shpërndahej. Duke hedhur dyshime për hetimet, ata shkruajnë: “Vrasjet lindën të qarta, por po bëhen përpjekje për t’i turbulluar rrugës me qëllim që e vërteta të mos dalë kurrë. Filmimet e të gjitha mediave televizive të pranishme në bulevard me 21 Janar kanë treguar se armët e zjarrit nga Garda e Republikës u përdorën kur demonstrata po shpërndahej. Nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë për asnjë hetim të stërholluar për të provuar se me 21 Janar 2011 forcat e komanduara nga kryeministri Sali Berisha nuk shpëtuan asnjë jetë, por morën jetë”, shkruajnë familjarët e katër të vrarëve. Më tej ata citojnë dhe deklaratat e kryeministrit Berisha duke thënë se këto vrasje ngjajnë si vrasje të një diktature. “Pabesia e madhe në vrasjet e 21 janarit është se njerëzit janë vrarë si në diktaturë duke menduar se janë në demokraci. Përsëritja pas një viti e të njëjtit qëndrim cinik nga kryeministri dhe anëtarët e qeverisë së tij tregon mungesë të plotë reflektimi dhe pendese. Por mburrja me përdorimin e armëve të zjarrit kundër civilëve të thjeshtë është në vazhdën e presioneve të qeverisë për intimidimin, devijimin dhe mundësisht bllokimin hetimi të vrasjeve”. Letrën me nota mallëngjyese familjarët e mbyllin me apelin se s’do ketë paqe pa drejtësi. “Nuk do të ketë paqe dhe qetësi të vërtetë në Shqipëri pa u bërë drejtësia për vrasjet e 21 Janarit. Drejtësia për 21 Janarin është më shumë se një çështje personale e jona. Është një çështje e funksionit ose jo të shtetit ligjor në Shqipëri”.

10 komente në “Familjarët e viktimave të 21 janarit, letër Arvizut: Nuk do ketë paqe pa u vënë drejtësia (LETRA E PLOTE)”

  1. 21 janari says:

    Te dashur familjare te viktimave te 21 janarit, megjithese qeveria, “drejtesia” dhe super diaktori-mafioz Berisha tallen me gjakun e te dashurve tuaj dhe me jeten tuaj, ju keni fituar sepse te dashurit tuaj ishin heronj te demokracise, ju keni perkrahjen e nje populli te tere. Bravo per kurajon tuaj ! kete leter jo vetem ambasadorit amerikan por te gjithe trupit diplomatik ne shqiperi tia dergoni ! Ceshtjen tia parashtroni edhe Gjykates se drejtave te njeriut ne strasbourg te frances.

  2. albani says:

    Me kot perpiqen keta njerez me shpirt te vrare te gjejne pergjigje dhe zgjidhje nga Z. Arvizu. Z. Arvizu, me qendrimin e tij shperfilles ndaj Protestes se 21 Janarit, i ka dhene zemer Berishes dhe Bashes te vrasin njerez. Nuk duhet te mendohet kurre se Sali Berisha dhe Lul Basha te hapnin zjarr (te jepnin urdher per te qelluar dhe vrare njerez)pa miratimin e Aleksander Arvizus. Kjo eshte edhe arsyeja perse ky e quajti Saliun tone “Burre Shteti” (“me nder”, kur thone shqiptaret). Pra, persa kohe Z. Arvizu do te jete ambasador ne Shqiperi, Sali Berisha do te kete perkrahjen dhe mbeshtetjen e korruptuar te ketij ambasadori te korruptuar. Fjalet e tjera jane te teperta.

  3. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    familjaret e viktimave te 21 janarit te mos humbasin kohen me ambasadorin e 23 janarit kur tha qe Berisha eshte burr shteti mbas vrasjeve politike…

  4. 21 Janari pret drejtësi nga ju says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS Nga Gazetari guximtar Ilir Bushi

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës Amerikane Tiranë.

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane me tesata të PKSH.

    1- Astrit . Pullazi, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- Belul , Cuka, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4-Emri ,Baja nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- Hasan .Spahiu, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- Selami Liço nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- Bashkim Male. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RRapo . Hazizi, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi shefi i kufirit të jugut deri në Marsë 1991.

    Nga Gazetari Ilir Bushi.

  5. Sali Baxhella says:

    mbas kesaj letre duhet te qendrojne gjithe shqiptaret e vertet qe kerkojne shtet,drejtesi,dhe progres…katalet bythgrisur ne qeveri duhet te perfundojne ne qeli..bashke me sorollopin e tyre

  6. bbb says:

    Keni gjetur vertete `kishe`ku te faleni se Amerika vetem drejtesine nuk do. Harruan keta te mjere se Arxhiu pas vrasjes se familjarve te yre e dekoroi Salen `burre shteti“. Eshte sikur ti ankohesh ujkut se cakalli te ka ngrene bagetine

  7. :) :) :) says:

    perkrahje te plote te familjareve te viktimave te pafajshme te 21 janarit.

    mundesisht mos ndaloni me kaq nisini nje kopje kongresit amerikan, obames dhe hillary clinton.

  8. beso says:

    eshte turp qe per te kerkuar drejtesi ne Shqiperin e pavarur e sovrane,familjaret e viktimave ti drejtohen nje ambasadori te huaj.Ne kushte minimalisht normale,ambasadori i nje shteti te huaj tek ne nuk do ta kishte kete autoritet,mirepo per fatkeqesine tone Arvizu e ka.Arvizu ka autoritetin te na heqe berishen kur dhe si ia do qejfi;jam shume i sigurte.Le te dale nje i vetem dhe te thote qe nje deklarate te forte te Arvizus,ose nje”keshille”e tij per doreheqje e ben berishen ti bjere vetes e te mos kete kuraje te thote as edhe nje”Pse” te vetme.Dhe pyesim veten nese jemi republike bananesh apo jo,kur qeveritare kemi zhapa bananesh.

  9. Luani says:

    Bëhet fjal se pare të fillosh punë në ambasadën AMERIKANE plotësot një formular që duhet të thuash ke patur testë partie po apo jo.Dhe të listuarit kanë patur të gjith testa të PKSH në formular e kanë plotësuar me përgjigjen jo.Ndërsa për shoferat po ju them se shoferi I zotit Kadri Hazbiut,i quajtur Belul Cuka nga Peshkopia i ka dalë dishmitar shefit tij në gjygjë sot punon në Ambasadën Amerikane në Tiranë.Falenderojmë gazetarin e gazetës SOT zoti Ilir Bush për këtë shkrim të shkëlqyer.

  10. Haxhi Bulati says:

    Sa i do Amerika Komunistat dhe Homosksualet për pronaret dhe te burgosurit politik asnje fjale nuk e thone prej 20 vjetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje