Misteri i atentatit të Metës, në gusht e mohoi, tani e pranon vetë

17 Janar 2012, 18:49Politika TEMA

Ish-zëvendëskryeministri, Ilir Meta, ka pranuar publikisht në TV Klan se është kërcënuar me jetë. Në fakt lajmi nuk është i ri. Në mes të muajit gusht shtypi ka shkruar rreth një kërcënimi me jetë ndaj Ilir Metës, ndërkohë që ai pushonte në Gjirin e Lalzit. Gazeta Tema ka pasur biles një raport të detajuar mbi përforcimet e Ilir Metës pas këtij kërcënimi. Media të tjera si Vizion Plus dhe disa portale online, e kanë dhënë lajmin.

http://www.gazetatema.net/web/2011/08/19/kercenohet-me-jete-ilir-meta/

Thelbi i lajmit ishte se Ilir Meta ishte kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve në celular.

Meta dhe familja e tij u morën qartazi në mbrojtje nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërkohë, burime nga Ministria e Brendshme bënë me dije se bëhej fjalë për disa SMS të mbërritura nga numra telefonik jashtë vendit.

Nuk dihet ende përmbajtja e tyre, por informacionet e para flasin për mesazhe të cilat kryesisht kërcënojnë fëmijët e ish-zëvendëskryeministrit.

Por, në atë kohë Lëvizja Socialiste për Integrim e përgënjeshtroi lajmin dhe vetë Meta u kthye me urgjencë nga Gjiri i Lalzit dhe doli me shapka në një konferencë për shtyp, për të treguar se gjithçka ishte në rregull.

Edmond Haxhinasto theksoi se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmin që bëri bujë në media.

Haxhinasto tha se zoti Meta është në krye të LSI-së dhe se prioritet për këtë forcë politike është zhvillimi i Reformës Zgjedhore.

Ministri i Jashtëm tha se LSI nuk ka kërkuar nga forcat e rendit marrjen në mbrojtje të zotit Meta, i cili ndodhej në vilën e tij në Gjirin e Lalzit për pushime.

http://www.youtube.com/watch?v=ZomwEYsdja8&feature=player_embedded#!

Në raportet e veta shtypi shkoi dhe më tej në hetimin e tij. Pista kryesore e kërcënimit ka qenë problemet që ai ka me ish- pronarët e një apartamenti në bllok, për të cilin Meta ka deklaruar se e ka paguar 450 mijë euro. Burimet nga hetimi i thanë atëherë shtypit se hetimet tregojnë që përfituesit nuk kanë marrë shumën. Pos kësaj, atyre u është ofruar një marrëveshje për ta riblerë pallatin më shtrenjtë se e kanë shitur, po nga Meta. Kjo po hetohej ne atë kohë  si një nga pistat e kërcënimit.

Tashmë Ilir Meta duket se ka ndryshuar mendje dhe po flet publikisht për atentatin ndaj tij. Ky është një zhvillim shumë interesant. Dy mund të jenë arsyet: Ose Ilir Meta e ka zgjidhur çështjen me ish -pronarët e pallatit që ka marrë në bllok dhe me shumën e lekëve që ka mbledhur për të fituar gjyqin, ka likuiduar dhe ata, dhe kërkon të ndërrojë pistën e atentatit nga ordinere në politike, ose tani nuk ka ndërmend t’ua japë lekët dhe po i kërcënon me burg. Por, të paktën të tërheqë deklaratën e LSI që nuk ka qenë i kërcënuar. Ose të heqë rojet e shumtë që mban, për të treguar se është vërtetë njeri i lirë.

6 komente në “Misteri i atentatit të Metës, në gusht e mohoi, tani e pranon vetë”

  1. Ramy says:

    ose ka lidhje me sekretarin e tij almir rapo qe ndodhet ne duart e drejtesise amerikane te akuzuar per disa krime

  2. ivani i madh says:

    tani eshte e qarte se per sa deklaron zotria jane thjesht vetem mashtrime se tjeter thote sot e tjeter ka thene me perpara tani u sigurua qe se tradhetoi saliu se po te kisht mare ate qe e kish hak atehere do te fliste memeci per berishen qe tani i eshte kethyer ne idhullin e familjes se tij te koruptuar

  3. BARO CORROGJAFI says:

    ESHTE TEPER E VESHTIRE TE KUPTOSH GJUHEN E MASHTRUESVE,KUSAREVE,TINZAREVE,ZAGAREVE,…NJE HERE E MOHOJNE TE VERTETEN,PASTAJ E PERGENJESHTROJNE,NJE HERE E PESHTYJNE,PASTAJ E LEPINJNE.MJERE ATA QE U BESOJNE DHE BREDHIN PAS TYRE QORRAZI !

  4. Antikorrupsioni says:

    Fjala e urte thote; “Betimin e pushtit dhe lotet e kurves mos i besoni”

  5. Teuta Tirana says:

    O dhëndri i Nexhmijes o Hajdut në emisionin Fokus Liljana Hoxha tha se Jozefina Topalli, Diana Çuli dhe Monik Kryemadhi janë të piketuarat e Ramiz Alis.

  6. Vojo says:

    dhe vete karnavali i vucidolit si dhe te gjithe pardesyte bezhe qene te vendosur me dore nga Ramiz Alija dhe klani dibran i nexhmije shurres,,vetem keshtu shpetonin bythen e tyre nga krimet si dhe hakmerreshin per permbysjen e tyre,,qe ne fakt nuk erdhi nga shqiptaret po nga situata ne bllokun socialist ,,te gjthe emrat me siper kane punuar si spiune te policise dhe sigurimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje