“Modeli ekonomik” i Berishës, që disa nuk e kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë…

17 Janar 2012, 11:29Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Berisha shpalli dje objektivat e vitit 2012 para deputetëve të partisë që ai drejton. Kriza ekonomike në eurozonë dhe modeli ekonomik i qeverisë së tij kanë qenë boshti kryesor i fjalës së shefit të ekzekutivit para deputetëve demokratë. Pasi u shpjegoi atyre pse eurozona është në krizë, ai tha: “Me gjithë këtë situatë, e sigurt është që modeli ekonomik shqiptar funksionon. Ata të cilët nuk e kanë kuptuar këtë ose nuk e kanë të qartë se ç’do të thotë model ose janë të verbuar nga qëndrime të tjera… Modeli ynë i ka dhënë këtij vendi rritjen më të madhe në Europë”, tha Berisha, duke u mburrur se qeveria e tij ka adoptuar modelin ekonomik të taksave të ulëta dhe të lirisë së tregut.

Por ç’thonë shifrat? Grafiku në figurën bashkëngjitur është ndërtuar nga Banka Botërore me të dhënat për rritjen ekonomike të Shqipërisë për periudhën 1999-2010.  Siç duket qartë në grafik, rritja ekonomike ka qenë ndjeshëm më e lartë në periudhën 1999-2005, përpara se Berisha të vinte në pushtet e të zbatonte “modelin ekonomik” të tij. Konkretisht, rritja mesatare vjetore ekonomike në periudhën 1999-2005 ka qenë 6.4%, ndërsa në periudhën 2006-2010 ka qenë vetëm 4.8%.

Në fakt, pavarësisht ritmit më të ulët të rritjes ekonomike në periudhën “berishiane”, Shqipëria ka patur një rritje të admirueshme ekonomike gjatë gjithë periudhës 1999-2010. Dhe cila ka qenë arsyeja kryesore? Rritja mesatarisht 18% në vit e sektorit të ndërtimit. Ndërtimet pa leje e pa kriter gjithkund, si gjatë qeverisjes socialiste edhe asaj demokrate, kanë qenë themeli i “modelit ekonomik” shqiptar gjatë dekadës që shkoi. Tani që, sipas censusit, 33% e banesave janë të pabanuara, duhet menduar për një model të qëndrueshëm ekonomik, i cili të ketë në themel prodhimin vendas dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore e turistike.

*respublica.al

10 komente në ““Modeli ekonomik” i Berishës, që disa nuk e kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë…”

  1. LORA says:

    Je i vonuar Zaloshnja,me apo pa grafike njerzit i dine me kohe keto qe ti thua.Ti si person,qe nga 2005-a i ke bere fresk ketij mender-modeli duke qene edhe “statisticien”ekonomie.Patjeter qe ke qene i zene me teorite shterpezuese te incentivave per “qeverine e reformave”.
    Zaloshnja,thirri mendjes tende e mos u tall me intelektin e njerzve si shefi yt,dr.krimi!

    1. Argita_B says:

      Zaloshnja shkruan se rritja ekonomike ndermjet 1999 deri ne 2005 eshte 6.4% ndersa 2005-2011 eshte 4.8% dhe me shifra ndofta ka te drejte.
      Me nje shkurtim kaq befasues e paraqit kete si analize ekonomike per te provuar se socialistet ishin me te sukseseshem se sa Berisha & co.
      Zaloshnja, nese eshte ekonomist, harron te mari parasysh ne “analizen” e tij qe nga 2007 bota po kalon krizen me te thelle qe nga fillimi i shekullit te kaluar.
      Harron te thote se ne 1999 kur socialistet morren pushtetin nje vit me pare, Shqiperia po dilte nga nje lufte civile, pra ekonomia kishte rene rreth 15% apo me shume ne dy vjet, pra ishte mese normale qe te ngrihej te pakten ne nivelin e para 1997.
      Eshte e çuditeshme se si njerez fare ordinere firmosin shkrimet e tyre si doktore te shkencave ekonomike neper gazeta…!!
      Beni qejf, 75% e popullit eshte fshatare keshtu qe i hane te gjitha..

  2. Petro says:

    Modelit te ngritjes ekonomike te saliut i duhet thene ngritje me Viagra.

  3. Search38 says:

    Modeli Ekonomik, aha, ha, ha, ha, KU KU per Shqiperine dhe Shqiptaret per kete popull te shumezuar me 0, qe prodhon keta te semure mendore dhe psiqike, BENI GATI PSIQJATERINE, per Kryeministrin dhe per nje pjese derrmuese te Albanistanit.

  4. Claus says:

    C`model ekonomik?
    Kudo sundon spontaniteti, kaosi, zullumi, te dale ku te dale!

    Rritje ekonomike eshte e logjikshme qe do te kete, se eshte filluar cdo gje nga zero. Po te qendronte ekonomia ne zero do te ishim akoma viti `97.

    Rritja ekonomomike eshte gjithnje ne raport. Mund te thuash qe kam rritjen ekonomike me te madhe ne Europe, edhe mund ta kesh, por duhet pare gjithmone ne raport me keto shtete.

    Eshte njesoj te thuash sikur une kam ne banke 100 € ne fund te vitit kam rritje vjetore 5% dhe me behen 105 € dhe nje tjeter ka 1 milion € me nje rritje vjetore 3% i behen 1030000 €!

    Diferenca eshte kolosale, or miq edhe sikur tjetri te kete rritje 2 a 3%. Ky eshte ndryshimi. Keshtu duhen pare gjerat, jo me grafike tip Zaloshnje.

    Ndersa Berisha tregon perrallat paranojake te tij diteve te merkura, yxhym Eduart Zaloshnja na jep grafike qe askush nuk i hedh syte.

    Nuk e di si e merr mundimin te analizoje rritjet dhe uljet ekonomike te Shqiperise. Per mua dhe shume te tjere jane vetem shifra pa domethenie dhe pa kuptim kur shihet qarte qe niveli i jeteses bie nga dita ne dite.

  5. VIRGINIA USA says:

    eshte humbje kohe te lexosh kete artikull.
    nje vend ku mbi 60 % e fuqise puntore dhe intelektuale punon ne perendim
    nuk mund te spjegohet nga asnje liber ekonomie aq me shume nga nje njeri qe ka mbrojtur tema ne amerike “bageti& bujqesi”
    kokat e ndritura pas 90′ kane dale nga tropoja dhe skrapiari.
    coban me kollare..

  6. getozoari says:

    Berisha dhe Bode e rrenuan nje here kete vend. Eshte cudi qe ua dhane mundesine ta bejne serish. Zaloshnja ka te drejte, BB ka te drejte, cdo shqiptar ka te drejte, po perseri qeveris pjella e Sokakut te te Marreve. Duhet bashkim, kunder Berishes, qe ky pushtet te marre rruget e historia ta coje ne vendin qe meriton, ne krye te turpeve te ketij vendi.

    1. zaberzan says:

      getozoari ku e shikon qe ka e.zaloja te drejte ai cdo gje qe lidhet me berishen e le barazim dmth shplan trurin e shqiptareve..
      i lutem gazetes tema ta abandonoje kete medioker.

  7. ilir says:

    Me falni, kush me thote se cfare prodhohet ne kete vend qe ka rritje ekonomike??!!!!

    1. Neveritje says:

      ilir_ Nuk e din ti se Shqiperia eshte vendi i dyte pas gjermanise ne rritjen ekonomike..shume keq duhet te jesh me shume i informuar, krye diktatori sali berisha e ka perseritur shume here ne konferenca shtypi, gjeja e pare qe mund te exportoje sali berisha jashte shtetit eshte kurrupsioni dhe skamja-varferia, te mjeret ne se na mori lumi, Zoti na ka dhuruar nje vend-parajse dhe ne jetojme ne varferi eshte e pa imagjinuashme nje vend si shqiperia duhet te jete te pakten si Zvicera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje