Akuza: Spahiu është larguar në misione afatgjata pa marrë leje
Gazetat pranë qeverisë kanë zbardhur kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Berisha u duk dje ‘i befasuar’ nga lajmi që deputetët e tij po kërkojnë shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai i falënderoi atë për veprimin. Në kërkesën e PD thuhet se Spahiu ka ushtruar veprimtari politike të papajtueshme me detyrën. Ai akuzohet se ka ushtruar presion ndaj gjyqësorit për platformën e tij politike. Në fund thuhet se ai është larguar në misione afatgjata pa marrë leje.
Tani pritet të ngrihet një komision hetimor parlamentar, i kryesuar nga mazhoranca, që do hetojë për këto akuza dhe do përgatisë një raport ku kërkohet shkarkimi i Spahiut.
Më poshtë janë argumentet e mazhorancës kundër Spahiut:
-Ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën. Kushtetuta i kërkon zëvendëskryetarit të KLD-së të përfaqësojë në publik institucionin kushtetues, dhe jo interesa grupazhi politik. Si i zgjedhur në KLD nga Kuvendi i Shqipërisë, zoti Spahiu është i detyruar nga Kushtetuta e Shqipërisë të përfaqësojë në publik objektivat, qëllimet dhe platformat e Kuvendit në funksion të drejtësisë dhe asgjë tjetër. Përfaqësimi i qëndrimeve dhe grupeve të caktuara politike është i papranueshëm nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
– Ka abuzuar në mënyrë flagrante me kompetencat që i jep Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ushtrimi i tyre si presion ndaj Gjyqësorit dhe veprimtarisë së tij kushtetuese, në favor të platformave të caktuara politike. Zëvendëskryetari i KLD-së ka ushtuar presion të një natyre politike mbi veprimtarinë gjyqësore, duke abuzuar me tagrin e tij dhe të KLD-së. Ai ka angazhuar KLD-në dhe sistemin e drejtësisë në funksion dhe në shërbim të tezave të veta politike. Shqetësimet e Kuvendit të Shqipërisë për gjendjen e Gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit, paanësisë në gjykim, transparencën, të shprehura në rezolutat e përvitshme të Kuvendit për sistemin e drejtësisë apo në rezolutat për integrimin europian të Shqipërisë, me dashje janë anashkaluar dhe zëvendësuar me veprime dhe qëllime tërësisht të një axhende politike personale.
– Është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur, në funksion të axhendës politike, pa leje të autoriteteve eprore sipas ligjit, gjë që ka dëmtuar rëndë veprimtarinë e institucionit.
URAGANI KUQ E ZI TMERRON KADAFIN SHQIPTAR !
– Fantazmat e viktimave te tij dhe te casteve te fundit te Muamarit nuk
do ti ndahen as pertej varrit ….
– Panik ne Mafian e dale jashte kontrollit
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kercenimet dhe thirrjet e Lukashenkos se Shqiperise Sali Kadafi per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga nenkryetar i KLD-se tregojne ashiqare panikun e Padrinos se Mafias shqiptare “qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic ka shkruar tre vjet me pare “The New York Times” “mbreti” i shtypit te lire boteror.
Tmerri i tij dhe paniku berishist nuk qendron thjesht tek personi Kreshnik Spahiu. Aresyeja kryesore e ketij paniku dhe tmerri te Kadafit shqiptar Sali Berisha eshte uragani Kuq e Zi qe ka prekur cdo cep te Botes ku ka shqiptare nga Nju Jorku ne Shkoder, nga Tirana ne Rome, nga Londra ne Kruje, nga Vlora ne Toronto…
Ky panik e tmerr koicindion me njevjetorin e fillimit te uraganit popullor qe rrzoi nga kali i pushtetit dhe fshiu nga faqja e dheut mikun dhe shembelltyren me te sakte e me te zeze te Sali Berishes, Muamar Kadafin, qe vjet ne kete kohe bente ligjin…
Sot jo vetem ai, por edhe krejt klani i tij kusar, i korruptar e vrastar ndodhen ne rrethin e nente te ferrit, ne qelite e burgjeve te tmerrshme libiane apo ne arrati.
Ky panik dhe tmerr do ta shoqeroje edhe Sali Kadafin deri ne bangon e te akuzuarit per krimet pa fund ndaj shqiptareve dhe Shqiperise, qysh nga 2 prilli 1991 e deri tek “pafajsia e paralajmeruar” e buldozerit te kusarise Ilir Meta nga Gjykata e Larte e Kusarise Berisha.
Fantazmat e viktimave te vrastarise dhe kusarise se Berishes bashke me pamjet e casteve te fundit te Kadafit ia kane erresuar syte dhe ia kane coroditur edhe me shume mendjen e tij te fantaksur.
Ato do ta ndjekin ate deri ne fundin e tij pa lavdi, te turpshem dhe makaber si vete politika e tij atdheshitese, e korruptuar dhe despotike .
Drejtesia vonon por nuk harron ! Luigji i 14 shqiptar, Sali Berisha i ka ditet e numeruara!
Filluan intrigat dhe perrallat me Sali edhe per Kreshnik Spahiun.
Domosdo, dhe ky s’eshte me i mire se te tjeret.
Presidenti, opozita, ambasadoret, protestuesit e 21 janarit dhe se fundi po jo i fundit, Kreshnik Spahiu, te gjithe qen bir qeni, tradhetare qe jane kunder vijes se partise.
Rrofte Sali Berisha ! Rrofte lufta e klasave !
Rrofte uniteti Parti-Interes !
Parti-Sali, ti thuj fjalen, ne gati me e ba ket vend hi !
Kështu u rritet më shumë popullariteti heronjve: duke u akuzuar nga pushteti. Edhe Fatos Nano qe një shembull, edhepse nuk pati as vepër e as qëllim, si Kreshnik Spahiu.
Shqiptaret e kane ne dore fatin e tyre.
Germo sali,germ0. Po hap nje grope se shpetove nje kokelope!
Une jam dakord qe te shkarkohet Kreshnik Spahiu. Madje jam dakord qe te shkarkohet dhe Presidenti Bamir Topi. Madje jam dakord qe edhe opozita te shkarkohet. Nuk e di se perse vonohen me shkarkimin e kryeprokurores, si dhe te kryetarit te ShISH. Qene keta, (perjashto Ina Ramen e cila e kafshoi mollen me pas sepse ju duk e embel) qe u vune ne rresht dhe nuk thane asnje fjale kur kuvendi shkarkoi Theodhori Sollakun. Tani qe eshte rradha e tyre ngrene krye dhe s’ju vjen mire. Mundohu te ruash parimet demokratike per shtetin qe te tjeret t’i ruajne per ty. Nuk duhet te ngresh zerin vetem per vete. Kujtoni titullin “Per ke bie kambana”. Ajo bie jo per ate qe ka diten e vdekjes por per ate qe eshte gjalle dhe pret rradhen. Keto qe permenda me siper duhet te ndjekin nje parim te thjeshte. Mos prisni ne tavolinen e letrave qe Berisha te mos ju beje hile. Ngrihuni dhe mos luani me. Lerjani letrat ne dore qe te luaje vetem. Jepni qe te gjithe doreheqjen duke filluar nga Presidenti, Kreshniku, SHISH, Kryeprokurorja, Kryetari i Opozites dhe te gjith anetaret e Kuvendit qe perfaqesojne opoziten. Pyeteni veten se cdo te ndodhe te nesermen? Do ti ngelen 52 letrat ne dore dhe do ta djegin te gjalle hilanjosin.
kreshnik spahiu faqeziu i ka lene gjykatat te korruptuara dhe vrapon per te marre nje karrige ne parlament. Sharlatani spahiu Faqeziu duhet te largohet nga KLD patjeter dhe te jape llogari per gjendjen skandaloze te Gjykatave te Korruptuara ne Shqiperi. Faqeziu duhet te jape llogari qe i ka lene shqiptaret te vuajne padrejtesite e Gjykatave shqiptare. Mbrojtja qe u be nga spahiu Faqeziu si psh per avokatin e krimineleve Artan Zeneli ne gjykaten e Tiranes, tregon se kush eshte ky Faqezi. Ky duhet te largohet nje ore e me pare bashke me kedo qe eshte avokat kriminelesh apo i korruptuar deri ne neveri.