Kreshnik Spahiu: Largohem apo shkarkohem, unë e kam zgjedhur rrugën time

17 Janar 2012, 10:59Politika TEMA

“Quhem Kreshnik se jam bir i dy prindërve të mirë shqiptarë”

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, duket i pashqetësuar nga nismat e qeverisë për shkarkimin e tij. Ai thotë se e ka zgjedhur rrugën e tij, edhe pse e shqetëson fakti se veprimet që po ndërmerr qeveria janë antikushtetuese.

“E ku pyesin deputetët e sotëm për kuorum… A ju kujtohet sa herë i kemi faktuar se votojnë me dy duar, për shokun dhe çdokënd që kanë rrotull?! Çështja është më e thellë se kaq. Kuvendi nuk ka tagrin ligjor për të bërë hetim dhe aq më tepër shkarkimin e zëvendës kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Largohem apo shkarkohem kjo është me pak rëndësi sepse unë e kam zgjedhur rrugën time, por është thellësisht serioz precedenti antikushtetues për të ardhmen,” tha Kreshnik Spahiu në një intervistë për Shekulli.

I pyetur për faktin se Berisha e etiketoi si liliput që nuk e meriton emrin Kreshnik, Spahiu tha: “Ky është ndryshimi mes meje dhe kryeministrit. Unë quhem Kreshnik për shkak se jam bir i dy prindërve të mirë shqiptarë. Dhe ndjej keqardhje qe kryeministri për të disatën herë kalon çdo kufij etik dhe moral ne një debat. Do e ftoja që në këtë konflikt, se paku të ruante disa raporte, jo për mua, por për institucionin dhe publikun që do na ndjekë. Etiketimet dhe vlerësimet për njëri tjetrin le t’ia lemë publikut.”

Ndërsa i pyetur nëse Aleanca Kuq e Zi do kthehet në parti, ai tha: “Aleanca Kuq e Zi është më e madhe se partitë politike dhe meriton një vlerësim tjetër. Unë njoh statusin e Aleancës Kuq e Zi dhe ai nuk është një organizim politik.”

 

 

11 komente në “Kreshnik Spahiu: Largohem apo shkarkohem, unë e kam zgjedhur rrugën time”

  1. ALBAN DEGA says:

    URAGANI KUQ E ZI TMERRON KADAFIN SHQIPTAR !

    – Fantazmat e viktimave te tij dhe te casteve te fundit te Muamarit nuk
    do ti ndahen as pertej varrit ….

    – Panik ne Mafian e dale jashte kontrollit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kercenimet dhe thirrjet e Lukashenkos se Shqiperise Sali Kadafi per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga nenkryetar i KLD-se tregojne ashiqare panikun e Padrinos se Mafias shqiptare “qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic ka shkruar tre vjet me pare “The New York Times” “mbreti” i shtypit te lire boteror.
    Tmerri i tij dhe paniku berishist nuk qendron thjesht tek personi Kreshnik Spahiu. Aresyeja kryesore e ketij paniku dhe tmerri te Kadafit shqiptar Sali Berisha eshte uragani Kuq e Zi qe ka prekur cdo cep te Botes ku ka shqiptare nga Nju Jorku ne Shkoder, nga Tirana ne Rome, nga Londra ne Kruje, nga Vlora ne Toronto…
    Ky panik e tmerr koicindion me njevjetorin e fillimit te uraganit popullor qe rrzoi nga kali i pushtetit dhe fshiu nga faqja e dheut mikun dhe shembelltyren me te sakte e me te zeze te Sali Berishes, Muamar Kadafin, qe vjet ne kete kohe bente ligjin…
    Sot jo vetem ai, por edhe krejt klani i tij kusar, i korruptar e vrastar ndodhen ne rrethin e nente te ferrit, ne qelite e burgjeve te tmerrshme libiane apo ne arrati.
    Ky panik dhe tmerr do ta shoqeroje edhe Sali Kadafin deri ne bangon e te akuzuarit per krimet pa fund ndaj shqiptareve dhe Shqiperise, qysh nga 2 prilli 1991 e deri tek “pafajsia e paralajmeruar” e buldozerit te kusarise Ilir Meta nga Gjykata e Larte e Kusarise Berisha.
    Fantazmat e viktimave te vrastarise dhe kusarise se Berishes bashke me pamjet e casteve te fundit te Kadafit ia kane erresuar syte dhe ia kane coroditur edhe me shume mendjen e tij te fantaksur.
    Ato do ta ndjekin ate deri ne fundin e tij pa lavdi, te turpshem dhe makaber si vete politika e tij atdheshitese, e korruptuar dhe despotike .
    Drejtesia vonon por nuk harron ! Luigji i 14 shqiptar, Sali Berisha i ka ditet e numeruara!

    1. Klodi says:

      Pavaresisht vakuumnit ligjor, shkarkimi i Spahiut si nenkryetar i KLD eshte buonsens i plote. Çfare kuptimi ka, qe nje njeri qe paguhet me taksat e shqiptareve per te qene aty ku eshte, merret mne krijim partish apo qofte edhe me objektiva “patriotike” ?!
      Nje paralelizem i tille aktivitetesh, sipas mendimit tim eshte konflikt interesi i paster.
      Por nga ana tjeter une mendoj se berisha nuk e sulmon Spahiun per ta demtuar ose ndeshkuar, por krejt ne te kunderten, per ta faktorizuar ate, si kunderpeshe e forte per partine e Topit, dukshem te mirepritur ne kampin e djathte dhe ate blu.
      Per mua eshte tejet e dyshimte menyra sesi u fut ne skenen politike ky Spahiu.
      Nese bejme pak retrospektive dhe kerkojme burimet e energjise se Spahiut ne karrieren e tij drejt postit qe ka sot, kam pershtypjen se njeri burim eshte PD e saliut me dore te hekurt, ndersa burimi i dyte eshte funksioni i tij si Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve ZMQ, zyre qe financohej nga SORROSI. Nese veme shenjen e barazimit mes Sorrosit, SHBA dhe Arvizuse duke bere paralelisht edhe venien ne ballance te saliut burre shteti me Arvizu-deklaruesin do kemi :
      Sorros=SHBA=Arvizu = Spahi = s.Berisha.
      Me duket si rreth i mbyllur e i kopsitur mire.

  2. shefqeti says:

    Po pra, crendsi ka tani largohesh apo te heqin ti leket i bere keto 5 vjet, tani i patsron ke aleanca kuq e zi. Si ste vjen turp leket e zullumit 5 vjecar i ndyn me flamurin kuq e zi, po te pakten te kishe gjetur nje kauz tjeter te partis tende se na hape barkun. Te kishe bere partin per zhvillim ekonomik, partin per ekipin e tirones, apo partin per anatrsim veropian. Kuku moj nan ti tamam e meriton te quhesh liliput e sharlatan.

    1. Elton Arifi says:

      o shefqet ik me dele me mire ?

    2. populli says:

      Mire ja ke thene ketij plehres se Sali Berishes, qe u ngrys batakci e u zgjua patriot.

      Kujdes o njerez se po ju mashtrojne rendeshem plehrat e tipit Spahiu, Topi e me shoke. Bashke i thurrin planet dhe bashke i bejne dallaveret. Viktimat jane vetem ata qe i besojne, sepse keta e kane te pjekur si me pushtet si pa pushtet. Leket i kane bere, por vetem qe nuk ngopen kollai llozhrat!

    3. Maloqi says:

      Tradhtaret do ofendojne dhe do hedhin balte, do shpifin per para te vjedhura nga gjasme Kreshnik Spahiu dhe ngerdheshen kur Ilir Meta del i pafajshem, do vazhdojne te shkretojne Shqiperin me vepra e me fjale perderisa ka akoma shqiptare te vegjel qe jetojne ne gjunje e u puthin k.q.. Por Shqiptaret e vertet jetojne ne kembe, me dinjitet. Tradhtaret mund te shkelin mbi Shqiperine, por nuk do te shkelin kurre mbi Shqiptaret.

    4. kozel says:

      ik o shefqet ruaj lopet.

  3. besa says:

    “Quhem Kreshnik se jam bir i dy prindërve të mirë shqiptarë”

    Nese vazhdon keshtu te lumte dhe te uroj suksese.
    Te lutem mos bjer ne nivelin nga i cili po provokohesh.

  4. Shkupi says:

    Turp per sistemin e drejtesise se Shqiperise,perfaqesuesi i Keshillit te Larte te Drejtesise merret me aktivitete partiake.Edhe pak dhe do kullosish lopet bashke me Topin.

  5. irena says:

    Ju Uroj qe te jeni gjithmone i palekundur dhe me energji te pashtershme per gjithe shqiptarine kudo ku ndodhen.
    Mos u zmbrapsni.

  6. Vladimir Freza says:

    Ej, Shefqero.Nuk ben para ai qe mer rogen e shtetit.Para bejne ministrat, gjykatesit dhe shume te tjere qe kane ne dore te bejne “ndere”. Ti i di mire se ku behet paraja,por ti si duket e ke gelltitur diku nje luge corbe te prishur dhe tani duhet te vjellesh tere jeten sic ke vjelle ne opinionin por z. Kreshnik.
    Z. Kreshnik, sic e ke emrin ashtu je dhe pas do te vine e do te mbeshtesin edhe shume kreshnik te tjere. Te respektoj per qendrimin dhe veprimet e tua per te denuar antiligjin, antishtetin,antishqiptarin me te eger te historise te popullit shqiptar me emrin Sali gerdeci.
    Ladi USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje