Fatos Skeja, truproja i Familjes Berisha, ka ofruar para dhe dekonspirimin e vrasësit të Hekuran Dedës. Dëshmon i vëllai i Dedës

16 Janar 2012, 23:08Politika TEMA

Vëllai i Hekuran Dedës, një nga katër viktimat e vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë, ka rrëfyer takimin me të dërguarin e Berishës. Ai thotë se takimi është zhvilluar tre ditë pas vrasjeve. I dërguari, një person që e njihte vetë Hekuranin, ka kërkuar që ata të pranojnë Berishën për një kafe, në këmbim që të tregonin se kush ishte vrasësi. Vëllai i Hekuran Dedës, Sabiti, e ka bërë këtë rrëfim për emisionin “Xhungël” të gazetarit Artan Hoxha. Sabiti thotë se personazhin që u erdhi në shtëpi e shoqëronin njerëz me maska. Ai mbërriti në orët e vona me një fuoristradë të zezë. Personi i dërguar nga kryeministri është me origjinë nga është familja Deda. Gjeni më poshtë rrëfimin e Sabit Dedës:

 

“Pas tre ditësh ka ardhë në 12 të natës, na tha e dinte kush e ka vrarë Hekuranin. E njihte vëllain tim. Na thanë pranojë Salinë të vijë nesër. Ne do ta gjejmë njeriun që e ka vrarë Hekurani. I thashë nuk dua ndihmë lekësh.

Mori një shok në telefon, më tha do vij me filanin të pijmë kafe.

Kur erdhën këtu, gjatë muhabetit më tha. Kemi ndenjë gati dy orë këtu. Ai kishte ardhur me urdhër, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai erdhi natën që të mos shihte asnjë.

Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin.

I thashë pse Berisha nuk vjen në varrim, më tha jo ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë.

Ai më tha se ka një shumë parash. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnjë gjë. Pasi doli në rrugë, më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë. Pranojeni, pse nuk e pranoni, filloi me shajtë të tjerët. Personin ta gjejmë ne, më tha, kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, ai e di atë punë. Nëse nuk e vret ai, e vras unë, më tha.

Më tha se sa kam dalë nga kafja, kam qenë kokë më kokë me Sali Berishën. Bile më pret në zyrë.

Më tha unë kam qenë në tarracë të kryeministrisë dhe e kam parë nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranojeni Sali Berishën.”

 

25 komente në “Fatos Skeja, truproja i Familjes Berisha, ka ofruar para dhe dekonspirimin e vrasësit të Hekuran Dedës. Dëshmon i vëllai i Dedës”

  1. Peposhi says:

    Njeriu qe ka dergu Sali Berisha ne shtepi eshte Fatos Skeja, shofer i Shkelzenit, gardist i familjes Berisha qe ka vra me pistolete dhe ate kamarierin tek Nena Mbretereshe. Thojini me emer se e djne te gjithe

    1. GEZIM KULUFI says:

      a ka kush ndonje fotografi te ketij Fatos Skejes? Bejeni publike, se mbase del ndonje “hundlesh” dhe e ben pershesh.

      1. oli says:

        Gardisti-aksioner. Emri i tij, tek kontrata e Liqenit bashke me Selmanllarin, Tartarin e Avllajn. Garda, Policia dhe PD-ja genjyen ne deklaratat e tyre per Oficerin e Gardes, Fatos Skeja

        E quajtem shofer i djalit te kryeministrit dhe na i mohuan. Paskan patur te drejte. Efektivi i Gardes se Republikes oficeri Fatos Skeja eshte shume me teper se shofer i familjes se Shkelzen Berishes. Nese do kishte vend per shaka ne keto afera truprojash e shoferash qe rezultojne biznesmene dhe firmoses kontratash, zotin Skeja, me gjuhen e zotit Berisha mund ta quanim Tan Lepri PD-se.

        Emri i Fatos Skejes del si aksioner ne te famshmin projekt ndertimi tek Liqeni Artificial i Tiranes, projekt i cili u be molle sherri disa kohe me pare mes PS-se e PD-se, ku kryetari i kesaj te fundit, njeherazi kryeminister i vendit nuk la gisht e shkrese pa tundur per te denoncuar perqindjet e firmosesve etj.
        Me sa duket kryeministri prape ka harruar nje emer. Dhe ky eshte pikerisht Fatos Din Skeja, me detyre oficer i Gardes se Republikes prane Deges se Personaliteteve, por qe kete status ushtaraku te larte me sa duket e ka vetem per te mbajtur ne brez pistoleten e shtetit, ate me te cilen qellon sa here nuk i nderrojne tavllen e duhanit.

      2. oli says:

        Emri i Fatos Skejes sic rezulton nga keto faksimile te kontrates per ndertimet te Liqeni, figuron perkrah Arian Tartarit bashkejetuesi i deputetes se Partise Demokratike znj.Albana Vokshi, perkrah mikut te njohur te djalit te kryeministrit z.Rrahman Selmanllari dhe shtetasit Dritan Avllaj, i akuzuar si sekser i kryetarit te Bashkise se Tiranes, z.Edi Rama, allias Tan Lepri sic e metaforizon ish-kandidati per shkrimtar ne rini, kryeministri aktual i Republikes.

        Fakti per te cilin po flasim dhe te tjere qe do botohen ne vijim, provohen nga kontrata e bashkepunimit me nr. 465 rep. dhe nr.363 kol. te firmosur para noteres Luljeta Kongoli mes pese biznesmeneve. Ne kete kontrate qe Shekulli disponon, duket qarte se pervec z.Selmanllari, aksioner ne kete projekt qe ka mbetur vetem ne leter eshte edhe gardisti Skeja.
        Sipas kontrates se bashkepunimit te firmosur me date 5 korrik 2008 ndertuesit ndajne perqindjen e aksioneve ne kete projekt te shtrire ne nje siperfaqe prej rreth 18 mije metra katror mbi pronat e familjes Sharra qe ndodhen ne afersi te Liqenit Artificial.

      3. oli says:

        Kjo kontrate bashkepunimi eshte denoncuar publikisht nga deputetja e Partise Demokratike znj.Albana Vokshi, e cila ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes z.Edi Rama njeherazi kryetar i Partise Socialiste se ka bere pjese te kesaj kontrate sekserin e tij shtetasin Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri. Sipas deputetes, shtetasi Avllaj ka kerkuar 20 perqind te aksioneve, ne kembim te plan zhvillimit urbanistik dhe sigurimin e lejes se ndertimit. Bazuar ne kete deklarata, njesia e Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit ka nisur nje hetim penale, per llogari te cilit jane kryer nje sere veprimesh procedurale e hetimore. Gjate ketyre veprimeve, jane marr ne pyetje te gjithe aksioneret, te cilet mesohet se i kane mohuar akuzat e deputetes Vokshi. Mes tyre edhe vete gardisti Skeja.
        I vetmi qe ka mbeshtetur versionin e deputetes Vokshi, ka qene shtetasi Selmanllari i cili pasi ka mohuar ne prokurori akuzat e deputetes Vokshi, nepermjet avokatit te tij, nje dite pasi ka rrefyer ne prokurori, ka pranuar se ishin detyruar ta perfshijne Avllajne ne kete projekt kundrejt 20 perqind te aksioneve. Ky pretendim eshte hedhur poshte nga vete Avllaj, sepse sipas tij, mes tyre ka pas thjesht nje marreveshje bashkepunimi per ndertim. Po kete qendrim ka mbajtur edhe bashkeshorti i deputetes Vokshi, z.Tartari qe eshte shprehur se kane bere thjesht… biznes.

    2. Fiqiri Xibri says:

      LAVDI MARTIRËVE Ziver POPULLI, Aleks SHQIPËRIA, Faik DEMOKRACIA dhe Hekuran LIRIA.

  2. tourkofagos says:

    pabesi korrakesh…..

    1. kliton says:

      dole ti nga vrima……te ishe kaq kunder shqiptareve te pakten mos fol shqip…..hajde kendej nga amerika se filluan te vijne prap greket per pune si para 40 vjetesh na duhen pjatalares …..ose pjatalepires se ti e ke provuar te lepish o faggot

  3. Specialsi VL says:

    Bravo Peposh,kjo eshte e verteta.Burrat duhet ti thojne gjerat Troc,por sa te jet Sali Meta ne pushtet ketij populli do ti hyj Thika ne palce.

  4. aleksandri i madh says:

    a blihet gjaku me lek o Vucidolovic? Ty as leket e gjithe botes nuk te shpetojne sepse ti je kriminel dhe ti je ne gjak me te gjithe shqiptaret o Vucidol Vucidolovici

  5. Seferi says:

    Fatos Skeja eshte punonjes i gardes, shoqerues i Shkelzenit i shkreti, ben pallate te Zogu i Zi dhe tek Liqeni artificial. Me cfar nuk merret ky kodosh ndaj mban valigje me leke gjithmone. Kush mund te merret me te?!! Kulishi i Saliut?!! Vrau kamarjerintek nena mbretresh dhe as nuk u arrestua fare, eshte pa faj se ja dergoj kafen pak me vonese kamarjeri dhe gjykata do gjykoj me drejtesi kete mafjoz.
    Respekt dhe mirnjohje familjes Deda, vertet te varfer por fisnik dhe shqiptar te ndershem. Zot shiko e gjyko!

  6. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Kjo do te thote edhe te vras, por edhe dua ta pije nje kafe per te bere fajtor Edi Ramen per vrasjet politike qe beri Berisha.

  7. Arber says:

    Perse nuk i denoncjne ne prokuri keta horra? Ne nje shtet demokratik Sala duhet te ishte mbas hekurave bashke me horrat e tij qe te vrasin ne pabesi e pastaj duan te blejne gjakun me leke. Ku ka arritur ky vend…..

    Arber – Canada

  8. Familja Deda ka vepruar drejt. Vrasesi nuk eshte ai djali i ri ushtar i Gardes se Republikes, por urdheruesi Sali Berisha. Hekuran Deda nuk u vra per hasmeri as per nje vije uji apo per kurveri; gjaku i tij eshte shderruar ne Pishtar te Demokracise. E drejta vonon por nuk mungon.

  9. Cakalli7 says:

    Me sa duket nuk paska qene gerdecar ky qe e bene gjakun tv plazma, i lumte MALESORIT

  10. Latif says:

    Ah mor Sabit te ka ardh vrasesi I vellait tek dera e s’ja ke fut plumbin ballit. Po ky Fatos Skeja eshte ai cubi qe I nxiu synin Ndrea Prendit e I urdheroi gardistet te shtinin. Zbatim direkt I urdherit te Berishes.Megjithate durim ,ky krimbi Skeja dhe fekalja Berisha jane ne pritje te hakmarrjes.Mund te zgjase me gjenerata por mund tu vije dhe neser.

  11. mucua i tanes says:

    turkofagos, e kur kane luftuar ndonjehere korraket file, te tjeret kane bere luften, i kene vene ne pushtet dhe pleqerohen deri ne pension, ndersa korraket vete, te zene nje prite dhe te vrasin, pastaj ja mbathin nga syte kembet. Pastaj e bejne hero, kaw eshte hisroria e korrakeve.

  12. Lek Dukagjini says:

    Ah mor Sabit te ka ardh vrasesi I vellait tek dera e s’ja ke fut plumbin ballit.”

    Injorant kenke, nuk vritet kush te dera more budalle. Edhe jeten e jep ta mbrosh te dera jote, edhe po qe hasmi.

  13. Eri says:

    Kur do vije ajo dite qe keta emra te qerrohen nje here e pergjithmone nga faqja e dheut bashke me faren qe kane mbjelle.

    Dhe nje here respekte familjes fisnike Deda, gjaku i Hekuranit s’mund te behet uje per te pastruar krimet e Berishes.

    1. LORA says:

      Eri,ate dite e kemi ne ne dore ta fiksojme ne historine e Shqiperise ne vitin e 100-te te shtetit shqiptar.Mjaft te bejme secili detyren dhe vetem detyren ndaj te jetuarit me integritet dhe sovranitet.Nuk mund t’i qahemi askujt po nuk e kryem ate detyre qe qytetaret e vendeve te zhvilluara e kryejne cdo dite,ne mbrojtje te vullnetit te tyre kombetar e sovran.Ne te kundert mbetet te kaverdisemi me ritualin e 21 vjetve te shkuara e te qahemi nga gangstero-politikan dhe nga ambasadorucet,te cileve u kemi lene ne dore fatin tone per turp te zotit.Le ta nisim me 21 janar e te vazhdojme pa u ndalur;vetem nga forca jone e bashkuar mund te shkermoqet mafia e dr.dhjeramanit.Une jam e bindur ne kete qe them.Vetem duke kryer detyrat tona do ta kemi gjithmone zotin prane.

  14. MATJANI says:

    BRAVO DIBRANI.Ky eshte MALESORI qe AS SE SHET DHE AS E BLEN GJAKUN E VLLAIT por i tregon vendin me pjekuri prej PLAKU.Bravo edhe Peposhit qe i flet me emra dhe pa frike sepseFRIKE kane vetem VRASESIT dhe jo BURRAT por do vije dita emadhe e DREJTESISE atehere keta VRASES DHE MASKARENJ do te kerkojne ta BLEJNE ME LEKE MESHIREN por do te jete shume VONE. RESPEKT FAMILJEVE TE VIKTIMAVE NGA DEMOKRACIA E SALI METOVICIT.

  15. beso says:

    Vrasesi ka ardhur ne dere,ka sjelle edhe nje çante me para qe te bleje gjakun.Ka sjelle edhe si kusht qe ndermejtes i blerjes se gjakut te behej Legeni i Ballkanit,sali berisha.Respekt per familjen Deda!Mos lejoni te shkoje dem gjaku i Hekuranit.Kjo blerje gjaku e tipit mafiozo-kanunor eshte vule e ndyre e kompleksit te Makbethit,nuk eshte vrasesi shofer langaraq i saliut qe e ka shtyre brejtja e ndergjegjes,po akoma llogaritja politike e sharlatanit sali berisha,qe edhe pritjen e familjes per mort donte ta perdorte per argument politik.Le te flase saliu qe keto qe thote vellai i viktimes nuk jane te verteta.Le te dale kuçedra mediatike me shtate kokat e fevzinjo-ballinjve dhe te thone qe ky rrefim i familjarit eshte montature mediatike.Nqs s’e bejne dot,do te thote qe nuk e mbulojne dot diellin me shoshe.Qe ti themi cope edhe dy gjera;Per çfare e ka derguar Amerika z.Arvizu ketu?Per te mbuluar keto lloj marifetesh te mafies qeveritare?Se,qe komandon Arvizu ne Shqiperi s’ka çaçke gomari qe s’e kupton:

  16. "Frymzim" says:

    Se kuptoj perse nuk dalin keta te afermit e viktimave ne media puplikisht qe te thone kete, mos vall esht thjesht nje frymezim dhe te per mbjellur urrejtje nga gazeta, me vjen keq per familjaret edhe uroj qe drejtesia te vihet ne vend! por esht per te ardhur keq te tallesh me fakeqsin e tjetrit vetem per fitime politike!!

  17. tirona says:

    ..jam mjaft i befesuar nga kjo deshmi per mendimin tim ky njeri qe ka shkuar tek shtepia e te ndjerit HEKURAN DEDES prokuroria duhet ta marre menjeher te pandehur dhe ta shoh edhe b e berishes se si funksionon puna bashke me te tjeret ,une nuk kuptoj asgje qe vrasesit i kemi perpara dhe nuk veprohet ,perseri presidenti thote qe politika te largohet nga konfliktiteti ,jam plotesisht dakort por me vendimin e gjykates dje eshte fyer rende institucuioni i presidentit te republikes kur krytemninistri flet hapur per kete gje cfar duhet te presim .Institucionet e vendit jane ne rrezik une nuk di kushdo ti dale zot ketij vendi ,jemi ne vitin 2012 dhe perseri mendojme per te gjetur fajtoret e vrasjeve te 21 janarit te vitit te kaluar kur ato dihen se kush jane ,jane ata qe me bllok ne dore po vjedhin shqiperine dita dites .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje