Mediat e huaja për rastin Meta: Korrupsioni po pengon Shqipërinë e varfër të ecë përpara

17 Janar 2012, 11:23Politika TEMA

Lidhja mes mosdënimit të Metës dhe korrupsionit që po pengon vendin është indirekt fajësim i tij. Ndërsa mediat e huaja janë kaq kritike, mediat shqiptare japin Metën duke luajtur tenis

Para pak ditësh, Drago Kos, presidenti i GRECO, Grupit të Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit, vlerësoi akuzën shqiptare, që ka guximin dhe çon politikanë përballë gjykatës, por deklaroi se vendi duhet të bëjë edhe një hap shtesë për dënimin e tyre nga gjykata.

“Mund të konsideroheni me fat që ata të paktën janë akuzuar, janë ndjekur, janë hetuar, pasi ka shumë vende të rajonit që as nuk do të guxonin të dërgonin në gjyq një politikan të lartë. Kjo tregon se sistemi në Shqipëri funksionon të paktën në nivelin e hetimit, dhe tashmë ju duhet vetëm të bëni edhe një hap shtesë,” tha Kos.

Dje ai hap nuk u bë. Por nisur nga ajo që thotë Kos dhe që mendojnë shumë shqiptarë, e vërteta nuk është në krahun e Metës.

Por shumë media të huaja i kanë kushtuar vëmendje rastit të Metës. Duke u nisur nga raportimet e dy gjigandëve të mëdhenj, AP dhe Reuters, lajmin e pafajshmërisë së Metës e gjen që nga Washington Post, CBS, ABC, DPA e deri në Xinhua-n kineze.

Një gjë të bie në sy, që mediat e huaja bëjnë lidhje të shkurtër mes mosdënimit të Metës për korrupsion dhe faktit që integrimi i vendit po pengohet rëndshëm nga mungesa e luftës ndaj korrupsionit.

Pasi jep lajmin se Ilir Meta u shpall i pafajshëm për akuzën për korrupsion, Washington Post shkruan: “Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë, po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por blloku me 27 vende thotë se vendi ballkanik nuk ka bërë mjaftueshëm për të çrrënjosur korrupsionin”.

Kurse Reuters shkruan direkt në paragrafin e dytë se: “Korrupsioni dhe mangësitë në demokraci kanë dëmtuar rëndë kërkesën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.”

Nuk thotë asnjëra prej tyre se është opozita që po pengon integrimin e vendit, siç deklaron Berisha.

Të lidhësh këto dy gjëra, siç bëjnë agjencitë e huaja, është njësoj sikur të quash Metën indirekt fajtor.

Ndërsa mediat e huaja na bëjnë këtë shërbim, mediat shqiptare kënaqen duke transmetuar Metën duke luajtur tenis.

10 komente në “Mediat e huaja për rastin Meta: Korrupsioni po pengon Shqipërinë e varfër të ecë përpara”

  1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    GJYKATESIT DUKE SFIDUAR FRIKEN E TYRE PERSONALE,SHPETONIN NJE SHOQERI TE TERE NGA POSHTRIMI DHE VARFERIA.

    Nuk eshte e lehte te jesh antar i Gjykates se Larte ne kohen e Neo-Diktatures.Nje nate te gjate dhe te shqetsuar do ken kaluar pothuajse te gjithe gjyqtaret,ndersa perpelitjet e tyre te lodhshme per te bere se paku nje sy gjume,ju dukej ne rrathet e nxirre posht syve.Kryetarja Becaj e ka me te lehte se mundi te perdori makjazhin qe ja ka derguar e bija nga Vjena,ndersa burrat nuk e fshihnin dot naten e gjate e te mundimshme me gjysem hene,mbi qiellin e Tiranes,ne kete Janar te ftohte.Nuk e kane lehte ata gjyqtaret qe u duhet te perballen me vrasesit me pushtet te plotfuqishem qe ua nxirrin dhembet prej bishe sa nga Blloku tek Vila e Metes,sa tek Hotel Rogneri perball “Deshmorve te Kombit”,e sa nga Dritarja e Kryeministrise,duke i friksuar me urrejtejen e nje te cmenduri.Gjyqtaret e shkrete jane vetem QENIE-NJERZORE qe mund ti friksosh kollaj,duke ju kujtuar rryshfetet qe kane marre gjate ketyre viteve,mund ti prekesh ne seder duke ju permendur te mirat qe u ke bere dhe ti hutosh me privilegjet qe nuk do tu behen me.Nuk ka gje me te tmerrshme se sa te jetosh tane jeten me frike.Thone se frika eshte arsyeja kryesore qe njerzit pesojne Infrakt ne zemer.Ta mundesh friken eshte nje sfide e madhe mbi vetveten,te duhet te dalesh nga lekura jote individuale,dhe per kete nuk duhet te jesh MBI-NJERI.JO,eshte e thjeshte fare,duhet te vesh ne balance moralin dhe ndergjegjen,hijen dhe trupin tend.Per te fituar mbi friken personale duhet te largosh friken qe ka pushtuar Shqiperine mbare.Qe shoqeria te perparoje dhe te shpetoje nga hajdutat dhe mashtruesit,vrasesit dhe kriminelet duhet vetem guxim qytetar per ta pyetur vetveten se:Ne cfare shoqerie deshiron te jetosh ti dhe familja jote????.Gjyqtaret me 16 Janar zgjodhen se duan te jetojne ne nje shoqerie hajdutash dhe kriminelash te cilve nuk ua dhe sot mundesine qe te kuptojne fajet dhe gabimet,nuk i denove sot,por qe neser do behen vete gjahu dhe viktima e tyre.Vjedhesi dhe Mashtruesi nuk kane meshire per askend,as per gjykatesit qe sot i shpallen te pafajshem.
    Prokuroret ja dolen mbare,e munden friken,me dinjitet dhe trimeri sepse e pane drejt ne sy HAJDUTIN Ilir Meta,sepse ishte shume e qarte te degjoje nga goja e tij per bemat dhe etjen qe ai ka per tu per tu pasuruar,per te vjedhur pronat e shqiptarve.Ilir Meta e tregon hapur ne VIDEO instinktin e tij te pangopur kafsheror,per te perfituar sa me shume per vete,familjen dhe miqte e tij.Ai ka len te tjeret te vjedhin,se DETI eshte bere KOS ne Shqiperi,dhe vete Meta kerkon pjese e tij prej Luani dhe prej Derri bashke.Motoja qe ai ka ndjekur ka qene shume e thjesht:Po nuk vodha une do te vjedhin te tjeret,dhe kjo e beri ate te pangopur derisa u kap me PRESH ne DUAR.Pra Ilir Meta do mbytet ne corben qe gatoi vete,duan apo nuk duan keta gjykatesit,don apo nuk don Sali Berisha,qe i jep shprese me euforine tij prej kryeneci.Baca Sali nuk e linte dot ne balte Ilirin,se Meta eshte vajguri qe e mban akoma ndezuar Kandilin e Berishes,qe po tymos dhe helmon demokracine e brishte shqiptare.Gjykatesit kishin shancin e madh qe ta shuajne perfundimisht kete kandil te neveritshem qe me tymnajen qe po prodhon,jua ka bllokuar shqiptarve rrugen per perparim dhe zhvillim.Gjykatesit zgjodhen te mbajne mbi supet e tyre barren e madhe te turpit duke mbetur ne histori si FRIKACAKET e Gjykates se Larte,per tu justifikuar nje jete te tere se u duheshin syze zmadhuese,pasi syte e tyre miope,u zvogluan nga gjunjezimi perpara DEMONIT.Une besoja me naivitetin e nje femije,se me 16 Janar Gjykatesit do ta vrisin friken,do ti injorojne kercitjen e dhembeve te Sali Berishes,sepse vjedhjes dhe plackitjes se Shqiperise duhej ti vinte fundi.Denimi qe kerkoi Prokuroria ishte simbolik,por ai kishte vler te jashtzakonshme,sepse hapte rrugen per te vendosur drejtesin,per te qetsuar shpirtart e djegur ne tragjedine e Gredecit,per te lare gjakun e derdhur ne Bulevard me 21 Janar,per te fshire lotet e Nenave shqiptare per bijte e tyre qe nga viti 1997.Gjyqtaret kishin shancin e madh te beheshin me 16 janar 2012 Avni Rustemet e Drejtesise.te ndalonin shkaterrimin e Shqiperise dhe te denonin vrasesit dhe hajdutat.Un vazhdoj te besoj se kjo gje ka per te ndodhur,neser,….vazhdoj te besoj… anes Elbes i merzitun,….me shpirt e zemer,….. n’atdheun e dremitun.

    1. dritani says:

      Gjyqtaret shpetuan thesin e tyre te parave ose e shtuan me shume, shpetuan privilegjet, sigurine per femijet etj.

      Ketu luhen shifra te cmendura sa eshte e veshtire qe t’i rezistoje nje njeri normal.
      Nje deputet anglez dha doreheqjen per 12,000 sterlina;
      nje spiun amerikan i cili punonte per KGB u arrestua se kish perfituar gjate luftes se ftohte rreth 65.000 dollare…

      Mafia eshte ulur kembekryq dhe ne si shoqeri nuk besoj se kemi kellqe t’i bejme balle prandaj i mbajme syte nga te huajt. Fatkeqesisht koha ka treguar se edhe keta mund te blihen si ne skandalin e Konsullatave italiane, greke, gjermane dhe franceze me vizat para rreth 10 vjetesh.

      Si i behet?

    2. Mirushi says:

      Bravo Fredi 100% me ty.Na ka turperuar dhe ne dibraneve se e kemi kokelopen dhenderr dibre.Zoti i denofte keta gjykates sahan lepiresa qe na e lane jashte dhenderrin e nuk ja humben rracen ne burg zagarit.Haram voten qe i dhashe ne 2005

    3. endri says:

      Mire e ke i dashur Fred, por hajduti e ka veshtire te denoje hajdutin. Ne rastin tone e kishin fare te pamundur.

      Poshte Neo diktatura, lavdi heronjve te 21 janarit.

  2. luksenburg says:

    E KUJT I PLASI.ME FALNI PER SHPREHJEN,POR KY ESHTE SHTET RRUGAC-PA MORAL-VRASES-VJEDHES.ME E NDERSHME QUHET NJE PROSITUTE,SE NJE POLITIKAN SHQIPTAR.MEGJITHATE NUK BEJ FAJTOR AS MAXHORANCEN,AS GJYGJSORIN.MAXHORANCA SOT ESHTE DHURATE E PA AFTESIS DREJTUSE ;OPOZITES DHE ZOTIT RAMA. PAPJEKURIA E KESAJ KLASE POLITIKE OSE LUFTES PER PUSHTET,BEN KETE POPULL TE VUAJ.JU LUMTE O POZITE DHE OPOZITE-O NJERZIT ME TE SHKERDHYM TE SHQIPERISE. emigranti

  3. arvanites says:

    Ore rezultati i Gjykates se Larte ishte 4 me 1 apo 5 me 0.
    Jo per gjo po sa me marr vesh a ka ngel noi gjyqtar i nershem ne ket ven apo jo.

  4. loni says:

    po qeshe eeeeee,,hallall plako se ke gjetur shesh dhe ben pershesh,,fytyre muti,,je i vetmi legen politika,,por edhe me i zgjuar nga te gjithe politikanet,,kete nuk ta mohon asnje shqiptar,,sepse e ke treguar veten qe ke 20 vjete qe hane buke nga te dyja krahet,,PD PS,,bravo te qofte per momentin,,por kur te vije koha jote do ta hashe qe nga te dyja palet edhe nga PD EDHE NGA PS,,je bere armik i te dyja forcave politike,,per momentin PD te do se te ka nevoje,,por mbas 2013 nuk do te doje me,,prandaj edhe do qeshesh edhe nje vit e gjysem legen hajdut kriminel,,te gjitha te keqiat ke more zagar,,pastaj do ma hashe pataten qe e ke vene vete ne zjarre..

  5. Sinani says:

    Tashme te gjithe e dine qe Ilir Meta eshte nje funderrine! Ai vete e ndjen kete! Besoj se te gjithe e pate dje tek opinioni, ku ai vetem nxinte dhe fliste fjale pa kuptim! E mbani mend kur perdorte fjalen “gallate” sikur te ishte ndonje femije tetvjecareje! Mua personalisht me erdhi per te vjelle! Dhe te mendosh qe ka qene kryeministri i Shqiperise, ka patur ne dore jetet tona, …sinqerisht per tu brengosur! Nuk do te doja ta shihja ashtu nje kryeminister te shqiptareve ndaj dhe nuk e pashe emsionin deri ne fund!
    Sa per gjykaten, gjykatesit, ata tani bashke me Meten, sojin e sorollopin, hyne ne histori si plehera! Le te shesin mend sa ta duan, te kene para sa te duan, te bejne cfare te duan ketej e tutje, turpin nuk do ta lajne dot me! Ata dhe familjet e tyre do te mbeten perjete plehra te Shqiperise! Sigurisht nuk jane te paret dhe as te fundit!

  6. Paul Neti says:

    “E nderuara” Gjykate e Larte!
    Te larte mund te jeni per bemat qe po beni, por te nderuar aspak. Ju keni te filmuar Hajdutin (me falni Meten) ne video dhe kerkoni fakte!… Apo mos eshte si ajo historia e mbretit lakuriq? Po nuk keni dhe aq faj se vazhdoni te punoni me botkuptimin e vjeter komunist se Iliri vjen nga nje familje me biografi te mire dhe cdo gje qe e ben e ka nga pa-dija. Po, po ketu keni plotesisht te drejte duke pare edhe koken e dhjamosur dhe idiote te Ilirit qe me shembellen me personazhin Kuqo tek novela e Rikard Larjes “Nje ndoshi diku ne humbetire…”. Dikur Konica ka thene (dhe jo me pa te drejte): “Shqiperi te kam dh…e se s’te morra vesh asnjehere. Sot politikane si Meta & Co. po e dhjesin pa kurrfare principi Shqiperine e mjere; ate Shqiperi qe 100-vjet me pare Plaku i Vlores (Ismatil Beu) prishi pasurine e tij per t’a bere, dhe tani Sal maloku e Ilir katundari (kot nuk thone ilakaja ngjan pa behet) me shoke te djathte dhe te majte po e shkaterrojne ate per t’u pasuruar vehte. Mjere Ju!

  7. Shthurja e Shqiperise dhe triumfi i Rrugaçerise.!-Kete bekoj Gjykata e Larte dje me mosdenimin e Ilir METES, _ariu te korrupsionit hajdutit simbol te ballkanit!! Kjo ndodhi dje ne Shqiperine tone te mjere, qe eshte marre peng nga keta rrugace te pa fe, te paskrupullt e te pashpirt!! Me shume se kuure sot jane aktuale vargjet e Ali Asllanit qe shkroi ne 1942…

    HAKËRRIM

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!

    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
    Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”

    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!

    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, jekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

    Ali Asllani, 1942

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje