Patozi: Jemi të çuditur nga qëndrimi i opozitës

17 Janar 2012, 17:51Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi sot se shpreson që opozita të reflektojë e ti rikthehet dialogut. “Mazhoranca është plotësisht e vendosur që ti qëndrojë të gjitha reformave , ti qëndrojë asaj për të cilën ne kemi rënë dakort, në mënyrë që të ecin paralelisht, reforma zgjedhore, komisioni për ndryshime në rregullore, por edhe ligjet me 3/5. Jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbylljen e sesionit të shkuar”, theksoi Patozi. Sipas tij lideri i opozitës që ti qëndrojë marrëveshjes, duke shpresuar në një qëndrim të përkohshëm të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje