Babai ka vetëm katër javë që ka vdekur, por mes djemve të tij ka nisur që tani sherri. Luftë brenda familjes në Korenë e Veriut- Kim kundër Kimit.
Djali më i madh i diktatorit të vdekur Kim Jong Il, Kim Jong Nam, 41 vjeç, ka sulmuar vëllain e tij, Kim Jong Un, 29 vjeç, që ka marrë përsipër drejtimin e shtetit. “Ai mendon se vëllai i tij do të dështojë,” thotë autori Yoji Gomi, që ka përgatitur një libër për jetën e djalit të madh të Kim Jong Il.
Për më tepër, vetë Kim Jong Nam i ka dërguar një e-mail redaksisë së gazetës japoneze Tokyo Shimbun, ku shprehet se vëllai i tij po përdoret nga elitat për të siguruar pushtetin. “Ai është tepër i ri dhe nuk ka as eksperiencën, as përgatitjen për të drejtuar,” thotë Nam.
Autori i librit, Yoji Gomi, ka realizuar disa intervista me djalin e madh të diktatorit dhe thotë se ka mbetur i befasuar nga qëndrimi i tij. Ai ishte njeri shumë i hapur dhe i zgjuar, mendon autori Gomi. Ndoshta është kjo një arsye se përse babai i tij nuk zgjodhi t’ia linte atij pushtetin.
keta te korese te veriut jane me trapat ne bote.
vetem siria dhe keta kane trasheguar postin e babait nga diktatoret
ka mundesi qe diktatori i yne tja lere fronin te bijes
sigurisht kjo mbetet per te ardhmen
Te bijes!! çne une me pushtetin, une jam avokate, me pushtetin merret vellai, Zeni..
po ta le tu o argita se une jam tash duke u maree me baben qe po iken truri
Zeni te kam vella dhe goxha te zgjuar, jua ke futur shqiptareve deri ne berryl, nuk kam dyshime se do ndjekesh rrugen e lavdishme te babit.
Po zeni kusherinje nga beogradi nepermjet Fazllicit, me kan derguar lajm qe me pushtetin do merrem une, po edhe ti do komandosh, njesoje si me babin.
Te puth motra jote Argita
I bukur ky dialog!!!!!!!
hahahahahah, shume e forte.:)