Gazetari Mahmutaj: Sali Berisha urdhëroi vrasjet e 21 janarit

19 Janar 2012, 18:11Politika TEMA

Pasojat tragjike që 21 janari i vitit të shkuar la nuk ishin vetëm katër viktimat por dhe shumë të tjerë të cilët u rrahën nga policia apo dhe u plagosën nga plumbat e Gardës Republikane. Një prej tyre është dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili përveç se mori një plumb në dorë gjatë raportimit në televizionin ABC News iu desh që të vuante dhe kërcënimet pushtetit për të mbyllur gojën për ngjarjen që për pak i mori jetën. Me rastin e një vjetorit të kësaj ngjarja, gazetari Mahmutaj flet për agjencinë “AMA-NEWS” duke thënë se ka humbur besimin te drejtësia dhe në Shqipëri do të kthehet vetëm pasi nga pushteti të ketë ikur Sali Berisha dhe shpura e tij. Ai aktualisht ndodhet në Belgjikë dhe vuan ende kërcënimet e regjimit të Tiranës. Gazetari është i qartë se vrasja e katër protestuesve dhe plagosja e tij kanë ardhur nga garda republikane me urdhër të Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës.

 

Jemi një vit nga ngjarja tragjike e 21 janarit 2011, mund të na bëni  një përshkrim të asaj dite ku mbetën të vrarë katër protestues dhe ju u plagosët?

21 janari 2011 padyshim që do të mbetet dita që më solli dëmet më të mëdha në jetë. Është një ditë e zezë për mua, dhe për më tepër pasojat negative të saj po më ndjekin nga pas. I lutem të Madhit Zot që të shpëtoj nga kjo, por sicc duken gjërat edhe më pas, do vazhdojnë në të njëjtën rrjedhë. Atë ditë ndodhesha në punë, njëlloj si ditët e tjera. Po zhvilloheshin protestat e opozitës dhe kisha zgjedhur vendin më të pafavorshëm për raportim. Ndodhesha sipër një platforme të vendosur nga gazetarët e Top Channel, por që ishte «pushtuar» nga disa qytetarë
që thjesht po vëzhgonin protestën. Për fatin e keq të timin dhe të ndjerit Hekuran Deda, «Garda Revolucionare» e nisi qitjen nga neve. Mua me kapi plumbi në dorë teksa po raportoja direkt në televizion, ndërsa plumbi i radhës kapi në kokë të ndjerin Hekuran Deda duke i shkaktuar vdekjen. Pamje makabre dhe tmerri, ishin ato momente të cilat nuk i shlyej dot nga kujtesa.

 

Ku ndodheni aktualisht dhe me çfarë jeni duke u marrë?
Prej një viti ndodhem në Belgjikë, si azilant politik. Aktualisht po mësoj dy gjuhët kryesore të këtij vendi, frengjisht dhe flamisht, ndërsa ndoshta më vonë do më duhet edhe gjermanishtja. Jetoj në një banesë në njërën nga lagjet kryesore të Brukselit.

 

Ju atë kohë publikisht deklaruat se  qëlloi garda republikane drejtimin tuaj, ku mbettë i plagosur në dorë dhe humbi jetën protestuesi Hekuran Deda, vijoni të keni të njëjtin qëndrim?
Sigurisht që i qëndroj këtij mendimi. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë mendim ndryshe. Vrasësi jonë është Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Për mua nuk ka rëndësi se kush e tërhoqi këmbëzën, ndonjë nga gjashtë të akuzuarit apo dikush tjetër nga garda. Urdhri për të qëlluar mbi neve ishte direkt i Berishës, transmetuar gardistëve nëpërmjet syrit të
nxirë të Ndrea Prendit nga badigardi i kryeministrit.
Ju u përballët me rrezikun e humbjes së jetës kur vetëm rastësia ju shpëtoi, cili ishte reagimi i eprorëve tuaj?
Eprorët! Ehh, fillimisht fshehën lajmin e plagosjes time. Pastaj u munduan të ndryshonin dëshminë time. Sedra më detyroi të jepja dorëheqjen nga «TV Turpi».

 

A morët një dëmshpërblim për dëmtimin që patët në punë?

 

Nuk më paguan asgjë veç rrogës deri ditën kur kisha punuar. Nuk më paguan edhe një muaj raport që më dhanë në spital. Por edhe unë nuk u kërkova të më paguanin. Nuk doja asgjë prej atyre. Madje edhe rrogën ma paguan në bankë se përndryshe do ua refuzoja. Le ta mbanin si kujtim prej meje.

 

Ju gjatë kësaj periudhe jeni shprehur se keni pasur kërcënime si personalisht por dhe familjarë tuaj, si është e vërteta e këtyre kërcënimeve, nga ju kanë ardhur?
Fillimisht, një javë pas 21 janarit u kërcënova nga një polic, i cili i përket strukturë që i bëjnë fresk familjes Berisha. U detyrova të ikja me mendimin se do mbetesha i qetë. Por nuk ndodhi një gjë e tillë. Më 20 shtator 2011 një tjetër polic i të njëjtës strukturë, qëlloi 6 herë
me pistolete tim vëlla. Veç Zoti e shpëtoi. Kjo u bë shkak që familja ime të rikthehej në fshatin e origjinës në Mallakastër.

 

Si e shikoni situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria?
Ku thërret qameti. Një vend që nëpërkëmbet nga një njeri i vetëm dhe klanet e tij. Pa pikë turpi në mes të ditës ai gënjen, tallet, dhe ofendon gjithë shqiptarët. Më tepër se kaq gjendja nuk ka ku të shkojë.

 

A do te ktheheni ndonjëherë ne Shqipëri dhe kur? Nëse jo, përse ?
Në Shqipëri do të kthehem menjëherë ditën kur Berisha dhe klanet e tij të mos jenë në pushtet.

 

Çmendoni për kolegët tuaj gazetarë aktualisht në mediat e ndryshme. Si ju duket realiteti mediatik, a përkon me situatën, a ka ndryshuar dhe çfarë duhet bërë?
Media shqiptare aktualisht ndodhet nën presion të madh. Qeveria Berisha me të gjitha mënyrat vazhdon të masakrojë të gjitha mediat që nuk i bëjnë fresk atij dhe familjes së tij. Gazetarët sot në Shqipëri poshtërohen, hiqen nga puna, nuk u paguhen rrogat, u bëhet presion i hapur apo indirekt, dhunohen apo si në rastin tim u futet edhe ndonjë plumb. Kjo është fytyra e vërtetë e Berishës ndaj medias, ndërsa ky kryeministër palaço deklaron se mbështet lirinë e medias. Natyrisht duke bërë njehsim ndërmjet gaztorëve të medias me gazetarët.

23 komente në “Gazetari Mahmutaj: Sali Berisha urdhëroi vrasjet e 21 janarit”

  1. DuaPune says:

    Kush eshte Ndre Prendi?

    1. RINI says:

      eshte shef i Gardes se Republikes

      1. LORA says:

        Ne 21 janar Ndrea Prendi ishte ne tarracen e kulles se ngujimit kryeministror,vec me syte normal,pa asnje shenje.Pas dy ditesh e pame me njerin sy komplet te nxire.Ne nje leter publike,xhaxhai i Aleks Nikes ka thene se ata e dine se kush ja ka nxire syrin Prendit i cili nuk ka dashur te shtije mbi demostruesit.

    2. Ish gazetar says:

      DuaPune, eshte per te ardhur turp, por Ndre Prendi eshte komandanti i “Gardes se Republikes”. Ai nuk pranonte te jepte urdher te qellohej mbi popullin dhe nje bodyguard i Sales i gjuajti me grusht ne sy te gjithe te tjereve. I rrofshin gradat se dhe emri se burreria i ka vdekur me kohe. Doli ne krah te Sales pa pike turpi.
      Kam qene gazetar rreth 20vjet me pare dhe e kam provuar se si ndihesh kur te tradhetojne keshtu. Fatosi ka bere zgjedhjen me te mire qe eshte larguar dhe akoma me mire ben qe vazhdon te jape intervista (te mos tregoje adresen se e gjejne kollaj militantet).

      1. DuaPune says:

        Faleminderit per informacionin. Eshte me te vertete cmenduri se si bodigarded e saliut percjellin urdherat e Vucidolsit tek njerezit e thjeshte dhe familjare per te marre jete njerezish. Vucidolsi nuk ka vete familje, jeton me kafshet e kopshit zoologjik, ku vete ai eshte Hiena ose Cakalli (varet ca ka atje te kopshi zoologjik ne Tr)…

  2. elinor bahiti says:

    A e shihni se cfare behet o njerez? Refugjat politik nga nje Shqiperi qe presupozohet te jete nje sistem demokratik!! Kulmi! A ka ngel kush me me ndonje dyshim qe kjo qeveri duhet largu nje ore e mepare??

    1. Kodrasej says:

      Elinor,
      Nga njëra anë gëzohem që ti shikon një realitet të hidhur në Shqipëri. Dhe s’ka si të jetë ndryshe.
      Por, më habit fakti se si ti bëhesh miop përpara faktit se SHBA janë ata që e kanë mbajtur, mbajnë , bëjnë palaçollëqe përmes dhe me Sali Berishën në Shqipëri. Për ty, Amerika (edhepse nuk jeton atje, dhe këtë ta përdorësh për alibi)është vendi për të marrë shembull.
      Si nuk e shikon që qeveria e Amerikës e ka lënë me qëllim Sali Berishën, me përkrahje në Shqipëri. Pazaret me municionet që bëheshin me kontraktues privat si Efraim Deviroli, nuk ishin thjesht pazare domatesh, dhe ato bëheshin përmes Shkëlzen Berishës.
      Këta ambasadorucë që shkojnë e vijnë në Shqipëri kanë një fushë të lirë veprimi për maskarallëqe në Shqipëri.
      Ja, kjo është Amerika që diplomatët e saj të flasin për parime demokratike dhe lirie, dhe nga ana tjetër lëvdojnë vrasësit si burra shteti.
      Bile, duke e thënë haptazi.
      Tani mundohen të lajnë mutin me shurrë.

  3. Fatmir says:

    Po nuk pati, reagim popullor me opoziten ne krye, nuk ka per tu bere kurre, ”Shqiperia nje shtet Europian”.

  4. Bergin says:

    Jo mo s’ka mundesi te kete qene Berisha urdheruesi.Ai iu betua ambasadorit amerikan “qafsha plaken qe se bera une” prandaj dhe ambasadori amerikan doli e tha se eshte burre shteti.Sali Vucidoli eshte i pafajshem sic ishte dhe Ilir Mete Kokemadhi.Me siguri urdherin garda do ta kete marre nga “pucisto mafjozi” Edvin Kristaq Rama.Kete qendrim ka dhe PD-ja.Po Basha do thoni ju?Po c’hyn Basha ketu.Basha eshte nje njeri pe letre te skaduar.Le qe c’ia fut kot dhe une qe e quaj njeri,ai eshte thjesht nje zvarranik gjirizesh.Kaq

    1. Shkodrani says:

      Jo mor Bergin, e ke gabim, tropojanet nuk betohen ashtu, por keshtu: “Kur ta q. nanen teme, nuk e kam ba un!”
      Burra apo jo?! Kur i ka degjuar per here te pare ketu e 19-20 vjet te shkuara, nuk u besoja vesheve. I pacim me jete :-)))

      1. Adi says:

        Ktu ke të drejtë, por unë megjithate kam njohur shumë tropojanë të mirë.

        1. Shkodrani says:

          Edhe une kam njohur Adi: Kam patur edhe miq qe nuk jetojne me se i vrau politika e ndyre majtas e djathtas (Sala, Nano, Meta e ndonje tjeter). Njoh edhe nga ata qe i ka perdorur shume keq Sala e sot fshihen akoma neper Bote. Ketu po flas per llumin qe ka mbledhur ky dixhitalizuesi rreth vetes.

      2. fetiu says:

        mos kane dash me thene :” kur ta qaj nanen teme…sepo te jete ndryshe eshte cmenduri…..”

  5. timo says:

    E gjetur bukur, “gaztorët” dhe “gazetarët” e medias. Ju përshëndes Mahmutaj.

  6. Vlora says:

    dhe mir do besh te mos dukesh me ne shqiperi sa te jete kafsha verdalle….

    e beri katarhure shqiperine ashtu sic e donte serbi e greku……………

    me asnje lloj denimi nuk shlyhen krimet e tij…..

  7. LORA says:

    Fatos,qenke vertet djale Mallakastre.Respekt dhe mos u ligshto.E di, qe mendja jote do jete me ne kete 21 janar e une do e kem me vete edhe protesten tende.Nese ne vendosim te bashkohemi, si asnjehere tjeter ne keto 21 vjetet e fundit te mashtrimit te madh me emrin demokraci,atehere dr.dhjeramanit me te tijte do t’i duket lule Gedafi.
    Mirupafshim Fatos ne Shqiperine e lire.

  8. korabi says:

    jam nga burreli dhe ndrea prendin e kam pas komandant toge 1987-1989 ne garde.per sa e kam njohur une ,nuk ka burre me te mire.ai eshte me origjine nga nje fshat i mirdites,dhe manifeston tiparet e nje malsori te mire.sinqerisht me vjen keq ne qofte se njeri nga qente roje te sali diktatorit e ka kafshuar.

    1. Gjergji says:

      Mirditoret nuk qellojne mbi shqiptare. Nuk e bene as kur qene ne sherbim te Ali Pashes.
      Nderime per Prendin nqs esht e vertete.

  9. JaniJano says:

    Te kam ndjekur me vemendje,para nje viti.Je jeni me kurajo dhe trim ,ashtu si dhe jane mallakastriotet e vertet. Vetem te bashkuar do ta heqim qafe murtajen,qe ka zaptuar vendin dhe po i marin frymen popullit. Te shporrim injorantet dallkauk nga drejtimi i ketij vendi.

  10. gruaja says:

    KAFSHA ME E EGER NE LUSHNJE ESHTE LEPURI,PO ME PAS BURRA LUSHNJE JO ME PRESH ,PO TA GJUAJNE ME DOMATE DHE VEZ,PSE NUK RRI NE TR KY HORR ATY KU I VRAU ATA BURRA,PO FSHIHET SI KURVAT PAS FERRAVE TE LUSHNJES.

  11. Mark Gjonaj says:

    O moj grue e mire, ndoshta e ka dhe manover, per t’u justifikuar se nuk isha atje, prandaj heren e dyte e moren Kalane e Trojes. Por mire eshte dhe ne Lushnje, se do te kete mbetur ndonje cope presh nga doktori tjeter, sepse Lushnja ne 97-ten e luajti mire lojen e preshit, e ndoshta do t’ja fusin doktor profesorit qe po e kerkon vete preshin. Le te distancohen mbrojtesit e kriminelit, ndyshe ata nuk do te justifikohen per mendimet qe i japin per blindim te metejshem. Vetem kur te dale ne mitingje pa blindim e jelek antiplumb, besohet se Berisha i ka kuptuar shmagiet e tij te rezikshme dhe te qellimshme, per ta zhduk kombin tone dhe trallin qe te pakten ka 100 mije vjet qe banohet. Faleminderit!

  12. NOLI says:

    A te duhen sharlatan
    Qe lepine c do sahane
    Qe percajne vatane
    Ke saliun ne TIRANE.

  13. Mergimtari (USA) says:

    Cfare provash kerkon prokuroria dhe gjukata me shume nga cthote gazetari trim Muametaj. Vetem me deshmine e keti trimi duhet ti hidhen hekurat saliut dhe lulit. Le te sherbeje ky pervjetor si shkendije per te ndezur zjarin e urejtjes dhe protestave popullore, simbas shembullit te pranveres arrabe te vitit qe shkoje pore qe mori me vehte mubarakun, kadafin,etj. U PREFTE NE PAQE SHPIRTI I 4 DESHMOREVE TE ATDHEUT QE DEMONSTRUAN PARA SELISE TE DIKTATORIT SALI BERISHA PER TE KERKUAR PUNE PER BUKEN E GOJES. EDHE NE NGA AMERIKA E LARGET ME 21 JANAR MARIM PJESE ME GJITHE POPULLIN ANTI QEVERITAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje