Albatrosi i hap një vrimë 1 metër aeroplanit

20 Janar 2012, 13:12Lifestyle TEMA
Albatrosi i hap një vrimë 1 metër aeroplanit

Një aeroplan patrullues i rojës bregdetare japoneze i shpëtoi për pak katastrofës kur një albatros u përplas me të. Zogu i hapi një vrimë me diametër 1 metër aeroplanit Bombardier DHC8-315, mu në hundën e tij.

Por piloti nuk e ndjeu nevojën që aeroplani të bënte ulje dhe vijoi edhe për një orë tjetër fluturimin deri në destinacion.

Ministria e Transporteve thotë se ka nisur një hetim për incidentin. Ndërkohë ajo bëri të ditur se do ngrejë një radar në portin e Tokios për të ndihmuar që të gjurmohen zogjtë, në mënyrë që të shmanget dalja e tyre përpara aeroplanëve.

Ky do jetë projekti i parë i tillë në Japoni. Grupet e zogjve janë gjithmonë në rritje në aeroportin më të madh në vend pavarësisht përpjekjeve për t’i larguar.

Ky është një problem në mbarë botën.

7 komente në “Albatrosi i hap një vrimë 1 metër aeroplanit”

  1. albani says:

    e papare kjo, zogu shpon aeroplanin bombardues, hajde merre vesh,

    mos ka bere kina ndonje zog qe shpojn ketyre ose ruasi ore se nuk ka mundesi kjo pune,

    bravo dhe pilotit, te ishte nga keta tanet ishte hedh me parashyte direkt hahahaha, dhe ne nuk do besonim qe ishte zog

  2. Bardhi Tolabi says:

    Alban!
    Je i vogel more djale,pa le qe qenke dhe dashakeq ndaj piloteve tane te mrekullueshem te djeshem.Po ti kesh prinderit,apo te aferm te tjere te rritur,qe kane dijeni per aviacionin tone te para “demokracise”,pyeti per heronjt e ajrit,per pilotet e talentuar,te cilet ne kushtet e nje teknike jo shume moderne si ajo e sotme,kane bere mrekullira.Po te ndihmoj,pyet cfare akti beri njeri prej tyre.Quhej Bilal Sina.Po te pyesesh pilote te vjeter,te japin me dhjetra shembuj te ngjashem.
    Lavdi armes sone te djeshme te aviacionit dhe piloteve te saj heroike e te mrekullueshem.

  3. paraziti says:

    ” zogu” supermenit!

  4. kozel says:

    cna the o Bardhi! dukesh qe je nga ata te perveluarit per kohen e mutit.

  5. polikumsi says:

    marshalla qeka si zogu im

  6. erion says:

    o zoti bardhi ALBANI flet per pilotet e sotem dhe ne pergjithesi nuk fyeu njeri.

  7. Te kontrollohen zogjte says:

    Te gjithe zogjte duhen te pajisen me unazat GPS te ministrise se brendshme, qe te dihet vondodhja e tyre ne cdo moment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje