Artes Dybeli: Është një mrekulli që jam gjallë pas plumbave që mora më 21 janar

29 Janar 2012, 10:48Politika TEMA

Është mrekulli që sot jeton. Është një djalë i thajmë e me sy që rrëfejnë një dëshirë të pafundme jete. Sidomos tashmë që vdekjen e ka parë me sy.  Për muaj të tërë ka qenë në agoni të plotë mes jetës dhe vdekjes. Plumbat e marrë në trup, njëri prej të cilëve i ka tejshpuar fytin, bën që mjekët fillimisht t’i hiqnin çdo shpresë jete. Por falë kurimit në një klinikë gjermane, 24 vjeçari Artes Dybeli sot është gjallë. Të thotë se ka rilindur sërisht më 21 janar, ditën që u qëlluar për t’u vrarë. Në një intervistë për “Shekullin” 24 vjeçari rrëfen se si është qëlluar më 21 janar përballë kryeministrisë  dhe arsyet se përse dëshmia e tij mungon në dosjen e prokurorisë.

 

Z. Artes, ju jeni ndër të plagosurit e protestës së 21 janarit të zhvilluar para kryeministrisë. Përse dëshmia juaj mungon në dosjen e prokurorisë për këtë ngjarje?

Është e vërtetë që unë deri më tani nuk kam dëshmuar çfarë kam pësuar dhe ka ndodhur atë ditë. Por besoj se kjo ka ardhur se menjëherë pas ngjarjes për arsye shëndetësore unë u largova nga Shqipëria. Këtu mjekët nuk po i jepnin familjes sime garanci për jetën dhe familja ime gjykoi se ishte e rëndësishme që unë të trajtohesha në një klinikë jashtë vendit. Më 25 shkurt të 2011 janë  nisur për në Gjermani, ku jam shtruar në klinikën “Uniclinic” në qytetinKiel. Aty kam qëndruar mbi 10 ditë në urgjencë dhe më pas i jam nënshtruar fizioterapisë dhe psikoterapisë për më shumë se dy muaj. Jam kthyer në Shqipëri më 26 gusht, e deri më tani unë nuk jam thirrur për të dëshmuar për atë çfarë kam parë dhe ka ndodhur atë ditë.

 

Nëse do t’ju thërrasin do të shkoni?

Sigurisht. Tani që jam sërisht në jetë e vetmja mënyrë shpërblimi ndaj zotit a fatit është që unë të rrëfej çfarë pashë atë ditë dhe se si u qëllua ndaj meje.

 

Çfarë ndodhi atë ditë, çfarë mbani mend?

Nuk do e harroj kurrë atë ditë. Pasi lashë punën në orën 15 e 30 minuta kam marrë rrugën nga Universiteti i Tiranës në drejtim të Kryeministrisë. Besoj se rreth orës 15 e 40 minuta jam gjendur përballë Piramidës. Aty gjendeshin disa shokë të mi dhe jam bashkuar me to. Në momentin që unë kam mbërritur aty situata përballë kryeministrisë ishte e acaruar. Mes hapsirës së kryeministrisë në anën e sipërme  të saj u rreshtuan një togë ushtarësh. Në ato momente kanë filluar të shtënat e para. Pokështu filluan të digjeshin makina dhe njerëzit që ishin aty filluan të shpëndaheshin.

 

Ju vazhduat të qëndronit aty?

Jo. Duke qenë se plumbat nga krahu i sipër i kryeministrisë po shtoheshin dhe situata sa vinte e bëhej më e rrezikshme sëbashku me shokët e mi lëvizëm. Ishte një stendë me makina të gazetarëve aty afër dhe aty menduam se ishte vendi më i sigurt. Besonim se ndaj gazetarve nuk do të qëllonte ndokush, kështu shpresonim.

 

Aty u qëlluat…

Sinqerisht kam besuar dhe po thoshim me shokët se do jenë plumba manovër. Por nuk ishte kështu…

 

E mbani mënd momentin kur ju kanë qëlluar?

Po. Fillimisht kam ndjerë goditje dhe një therrje në trup. Për momentin nuk kam humbur ndjenjat dhe kam thirrur shokun tim të më ndihmonte ndërkohë që krahu i djathtë po më mpihej dhe nga fyti po më dilte gjak. Kam ecur pak dhe ka qenë një djalë që më është afruar të më ndihmojë pasi unë po përhumbesha. Më kanë futur fillimisht në një makinë të një televizioni por në atë situatë kritike që u krijua nuk po gjendeshin çelësat. Më kanë marrë në krahë dhe më kanë çuar në afërsi të kryqëzimit te Ura e Lanës e aty më kanë çuar  në spital me një makinë të policisë bashkiake.

 

Ku ju kanë marrë plumbat?

Duke iu referuar kartelës mjekësore plumbi i parë ka hyrë poshtë mjekrës dhe ka tejshpuar fytin. Mjekët më thanë që plumbi ka kaluar vetëm për 1 milimetër larg arteries kryesore, kordave të zërit, dëgjimit si dhe nazofagut. Ndërsa plumbin e dytë e kam marr pak sekonda më vonë në shpatullën e djathtë dhe ai ka qenë tejshpues.

 

Nga cili drejtim vinin plumbat?

Nga pjesa e brendshme e Kryeministrisë. Jua thashë unë jam qëlluar sapo një makinë i është afruar derës së jashtme të këtij institucioni dhe në atë moment po shikoja se si një togë ushtarakësh po vendoseshin në rrjesht duke qëlluar në drejtimin tonë.

 

Ju keni qëlluar mbi policinë?

Unë? As kam qëlluar mbi policinë as  nuk kam kapur qoftë edhe një gur me dorë.

 

Sa ditë qëndruat në spitalin ushtarak?

5 ditë. Por megjithëse iu nënshtrova ndërhyrjes kirurgjikale nuk po më pushonte hemorragjia. Kisha shumë problem me krahun dhe frymëmarrjen. Familja ime vendosi që fillimisht të shkoja në Spitalin Amerikan por gjëndja ime sa vinte e rëndohej ndaj me shpenzimet tona kam shkuar në Gjermani ku për rreth dy muaj i jam nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor. Sot jam mirë. Ndihem me shumë fat që jam gjallë.

 

Sot a keni frikë për atë që keni parë dhe keni pësuar?

Të them të drejtën tani po. Fillimisht qëllimi im dhe i familjes sime është të shpëtoja nga ajo ngjarje pa asnjë pasojë. Por tani që emri im është përmendur si dëshmitar i kësaj ngjarje, sigurisht nuk ndihem i qetë. Nuk di ç’të them. Deri më tani askush nuk e dinte ç’kisha pësuar dhe nëse ekzistoja.

11 komente në “Artes Dybeli: Është një mrekulli që jam gjallë pas plumbave që mora më 21 janar”

  1. Puc says:

    Ja nje tjeter djale qe Kucedra e vrau po Fati e shpetoi, shyqyr o bir Ty dhe nanes sate,
    Du te theksoj kete qe flet edhe kjo deshmi e dyte( pervec gazetarit Mahmutaj Fatos, qe edhe Ai ka shpetu per qime) qe platforma e gazetareve qeka urdheru me u bo ‘kudher kurbaaaaaanii’!!!
    Parasysh:
    gjithe kurbanet do sherbenin per ne themelet e Pushtetit, te Atij qe do dilte fitimtari!…
    Eh mor djem, Mos!!!…

  2. Rram Berisha says:

    Dy plumba. E tmerrshme. E mor Sali Berisha, Sali Bisha, kafsha me mire…cila eshte ajo fare e keqe qe te ka pjelle. Phtuuu zagar u shfarofsh me gjithsejt e per 7 breza. Dhe ti Artes, qe pac jeten e gjate, shko deshmo bashke me te tjeret, mos i lini keta kriminele pa u ndeshkuar.

  3. timo says:

    Ja ky është një nga “kriminelët” me duar në xhepa që ka sulmuar kryeministrin tonë të “lavdishëm”. Artes të uroj shëndet të plotë.

  4. mali says:

    Urime se pari qe je mire me shendet dhe fatmiresisht mbete gjalle! Se dyti te pershendesim qe behesh pjese aktive per denocimin e krimit te pushtetit te antikombetarit serbo- shpellar.
    Dhe se treti qe eshte shume e rendesishme tani qe emri te eshte permendur si deshmitar duhet te ruhesh shume, shume, mbasi kucedra ka zhdukur shoket e vet, Gazidede, ..e shume e shume te tjere dhe jo me ju qe ju konsideron armiq.

    ps. pamvaresisht se drejtesia eshte copo-cope, ju keni nje mision shume te rendesishem. Ju uroj fat!

  5. albana says:

    I dashur Artes!
    Gezohem shume qe shpetove pa pasoja te renda nga plumbat e 21 janarit. Te uroj jete te gjate per te miren tende, te nenes, prinderve te tu. Por te uroj edhe guxim prej burri per te mos pasur frike per te thene te verteten. E verteta jote eshte e rendesishme per gjithe shoqerine, per te ardhmen e saj.

  6. Ramy says:

    garda kryeministrore vetem terhoqi kemzen e armes.
    saliu eshte vrasesi i vertete

  7. iDrejti says:

    Jo vetem Saliu ka faj. Sigurisht ai eshte krimineli me i madh qe ka Shqiperia, por edhe ata ushtare, me cfare truri gjuajne mbi njerezit. Mund te gjuanin pak me lart, jo mbi njerezit.

    Me pak fjale, ka shume kafshe ky vend. Na kane mbytur kriminelet. Ketu deri sa te dali dikush te vere vetgjygjesi, Saliu nuk iken kurre nga pushteti. Mos shpresoni kot. Saliu do e fitoje dhe mandatin e trete.

  8. LORA says:

    I dashur Artes Dybeli! Gezoj me shpirt qe je shendoshe dhe i rikuperuar plotesisht.Uroj prindet e tu qe u shpetoi djali nga masakra kryeministrore qe mori jeten e kater baballareve e plagosi dhjetra te tjere.Jetegjeti,thote populli,nuk behet jeteshkurter.
    Kam qene vete prane vendit ku ti je plagosur.Njerzit mendonin te gjithe-e mo,jane plumba plastike e nuk leviznin nga vendi.Nuk e mendonte njeri kobin e atyre momenteve. Vrasjet u bene te gjitha,rreth ores 16,gati-gati ne dhjete minuta,E kam pare me sy pellgun e gjakut te Hekuran Dedes,e nuk do me shqitet sa te jem ne jete.Masa e njerezve u struk nga ana e kullave binjake,nen strehe, e prape nuk leviznin prej vendit.Gjithandej degjoheshi britma;-Po na vrasin,po na vrasin.
    Artes,nje komentues me siper te keshillonte te besh kujdes se dr.dhjeramani te vret,etj,etj.,,,Per mua keto keshilla,vijne nga kuzhina e dr.brekedhjerit,e vetmja alternative e te cilit mbetet terrori verbal.Ai sot dridhet e permiret nga laku i drejtesise dhe urrejtja e nje populli te tere.Ti Artes je ne moshe madhore dhe e di vete c’te besh.Te uroj plot te mira Ty e familjareve te dashur!

  9. tironci says:

    kjo eshte demokracia qe ofron sali berisha e lul basha ..
    poshte ky FASHIZEM i mallkuar ..
    SHQIPERIA sdo gjeje karar pa u ndeshkuar mostra sali berish e kompani ..

  10. ALBAN DEGA says:

    FBI ESHTE MBRETI BOTEROR I HETIMIT… JO I GJYKIMIT ALA SALI KADAFI !

    – Nje arme mund te shkrehet pa dashje nje here e jo 11…. 28, 161 here… Aq me pak dhjetra arme te tilla! Aq me pak nje lukuni vrasesish te gardes pretoriane berishiane…
    – Kete e di edhe lopa e Vicidolit e gomari i Kadillit

    – Nga Alban Dega , nju Jork

    Shihni ku arrin injoranca, cinizmi, poshtersia, idiotizmi i Sali Kadafit dhe banditeve te tij si ky mjerani Fatbardh Vicidol Kadilli.
    Duke bere jo vetem kryekusarin dhe kryeekzekutorin, jo vetem kryehetuesin por edhe kryegjykatesin suprem njesoj si bosi i vet Berisha, ushtari i keq Shvejk i Sales, Kadilli akuzoi prokurorine se orvatet idiotesisht per te keqinterpretuar rezultatin e hetimeve te FBI-se amerikane.
    Raporti i hetimit te FBI-se deklaron ky idiot me licence berishiane nuk thote se vrasjet e 21 janarit 2011 ishin bere me dashje!
    Cka mendon Kadilli dhe krye-ekzekutori i 21 janarit Berisha se FBI-ja eshte policia dhe strukturat paralele te Padrinos shqiptar, qe ben edhe Diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen!?
    Injorance totale! Idiotizem suprem! Ligesi madhore! Cinizem i paskajshem!
    Raporti i shkelqyer i syshqiponjave amerikane te FBI-se zbulon vrasesin, zbulon sa here eshte qelluar prej revoles se kryegardistit Ndreu, zbulon nderrimin e tytes dhe demtimin e gjilperes se armes vdekjeprurese te ekzekutorit te urdheruar nga kryekzekutori Berisha me 21 janar 2011.
    Ketu mbaron funksioni, detyra ligjore e hetimit serioz dhe super- profesional te FBI-se. Akuza per vrasje eshte e stervertetuar shkencerisht e ligjerisht.
    Tani e merr fjalen organi i Prokurorise per te pergatitur pretencen per vrasesit fizike dhe urdheruesit e vrasjeve, per autoret dhe per regjizoret e ketij krimi te mirefillte kunder njerezimit.
    Vendimin ligjor, ndeshkimin nuk e jep as hetuesia dhe as prokuroria. Ate e jep gjykata ligjore, shteti ligjor, drejtesia e munguar dhe sakatuar sot per sot nga mujshani despotik Berisha.
    Ndersa kryehetuesi, krye- mashtruesi, krye-ekzekutori, krye- kusari, krye vrastari Berisha vazhdon te kercenoje, te vonoje, te sabotoje, te pengoje drejtesine shqiptare, sic ka vepruar ne qindra raste tash e gati 21 vjet vjet per te shpetuar lekuren, karriken, kusarine dhe vrastarine e sterprovuar te tij qysh prej 2 prillit 1991 e deri sot !
    Mision i pamundur!
    Nuk futet minarja ne thes, thote sovrani. Eshte me kollaj te futesh jo vetem minaren, por edhe xhamine ne thes se te vertetosh se kryegardistet Ndreu, Llupo… dhe krye-ekzekutori Berisha hapen zjarr pa dashje me arme luftarake e plumba luftarake me dhjetra e qindra here kunder nje turme dhjetra mijeshe per te perkedhelur, per te ledhatuar protestuesit e pafajshem te 21 janarit 2011.
    Edhe lopa e Vicidolit apo gomari i Kadillit e dine se arma dhe plumbi e shkrehur prej saj kunder nje personi e jo me kunder nje turme te tere vret… Nje arme e jo dhjetra te tilla mund te shkrehet pa dashje nje e vetem nje here e jo 11, 32… e 161 here!
    Mos valle edhe nderrimi i tytes se armes vrastare, mos valle edhe demtimi i gjilperes vrastare ishte “pa dashje”!?
    Mos valle edhe urdheri i krye-ekzekutorit Berisha e zevendesit te tij Basha ishte dhene pa dashje!
    Nje alibi mjerane e nje qevezie vrastare e kusare, qe rendon edhe me shume akuzen per vrasje! I shton kesaj akuze edhe te pakten dy- tre akuza te tjera mjavft te renda: tentative per fshehjen e krimit te rend ete vrasjes , keqinterpretim ligjor te hetimit dhe shmangje te drejtesise !
    Nuk futet minarja ne thes! Aq me pak “xhamia” e krimit dhe terrorit shteteror berishian me seli vetem pak metra nga Xhamia e Ethem Beut, me seli ne zyren e kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha!

  11. Denisi says:

    Nje falenderim me gjithe zemer per Edi Ramen qe fale kembenguljes per t’i shkuar gjerave deri ne fund arriti te zbuloje fytyren e vertete te kriminelit Berisha para gjithe botes.E pa bota dhe e njohu me fakte kete kriminel,mafioz,percares dhe mashtruesi me i madh qe ka njohur ky vend.E si pa turp shkonte pozonte prane bustit te Skenderbeut e historianet e leshit ishin gati ta rendisnin para Skenderbeut kete mashtrues e mafioz.Historine e ben populli dhe vetem populli do e vendose atje ku ai meriton ne koshin e plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje