Rama: Deklaratat e Berishës, çorodi e gënjeshtra. Ora e ndryshimit po troket fort

28 Janar 2012, 14:06Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha dhënë para një grupi të rinjsh. Rama ka thënë se ato ishin veçse gënjeshtra dhe çorodi, ndërsa ka pohuar se ora e ndryshimit po troket.

“Fjala e kryeministrit sot para të rinjve ishte një bllof i madh.Çorodi e gënjeshtra si përherë – turpëruese për shoqërinë tonë.Ora e ndryshimit po troket fort”, ka thënë Rama.

Duke u ndaluar tek sistemi universitar, për të cilin Berisha është shprehur me superlative, Rama ka thënë se cilësia është shkatërruar.

“Universitetet sot janë të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunësia rinore përvit është më e lartë. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë.

Rama ka shprehur në rrjetin social Twitter edhe mbresat e udhëtimit të tij në Preshevë, ku do të takojë shqiptarët e Luginës dhe do të promovojë librin e tij.

“Drejt Preshevës. Rrafshinë e mbuluar me dëborë nën qiellin e bardhë dhe asnjë ndërtim buzë rrugës, as mes fushave, veç fshatrave të grupuar”, shkruan Rama, duke hequr kështu një paralele me ndërtimet e çoroditura dhe vend e pa vend në Shqipëri.

22 komente në “Rama: Deklaratat e Berishës, çorodi e gënjeshtra. Ora e ndryshimit po troket fort”

  1. Horri i bulevardit says:

    Ne gazeten Shqip, lexova nje lajm qe se shpejti besoj se do te jete dhe ne kete gazete, qe jane sekuestruar prova te mundshme ne shtepine e njerit prej te ndaluarve, A. Kasaj, personit te IT, ne kryeminstri.
    Por lajmi me i bukur eshte se keto prova jane cuar ne policine e shtetit direkt ne Ministrine e Brendshme, per tu verifikuar.
    Lind pyetja?
    Mendoni se policia dhe vete Ministria e Brendshme, do te punoje ne menyre profesionale, ne nxjerrjen e fakteve dhe tia jape ato Prokurorise se Pergjithshme?
    Kesaj i thone qe Saliu te jete cmendur plotesisht, se kerkon te qerrohet me duart e tij.

    1. Robi says:

      Kesaj pune i thone; t’ja varesh ujkut melcite ne qafe e t’i thuash ; m’i ruaj pak se do vij t’i marr pastaj!? Nuk e marr vesh kete pune;vertet e kane keta te prokurorise,qe duan t’i bejne analizat ne laboratorin e M.P.B.?

    2. V-E says:

      ME FAL POR:”PROVAT JU KALUAN GRUPIT TE HETIMIT”NGA POLICIA GJYQESORE.E KINI IDENE RRETH KESAJ POLICIE?JANE HETUESIT.

      1. Shtegtari says:

        V-E,
        Kane kaluar shume vite dhe ndoshta ligji ka ndryshuar por deri me 97 oficeret e policise gjyqesore apo hetuesit siç i quan ti me te drejte, megjithese ishin nje ai grup qe punonin per prokuroret dhe drejtoheshin prej tyre, ne organike ishin ne komisariatet e policise dhe zyrat i kishin atje, bile me duket se paguheshin nga komisariatet; (nuk jam i sigurt per kete te fundit) Nese ka ndryshuar tani aq me mire akoma.

    3. fule says:

      MOS u lodh kot, se pervec videove Porno, skane cte gjene te ato pajisje.

  2. Gjergji says:

    Tamon!
    Sala e ktheu Shqiperine ne nje nevojtore te madhe urbane e ne nje fushe te masistemuar plehrash.
    Dikur kishe qef te dilje jashte Tiranes, tani eshte me mire ne Tirane se jashte saj.

  3. ELENA GJIKA says:

    PO ORE KING JONG RAMA PO JU A NUK BETE NDERTIME TE QORODITURA NE TIRANE E BETE TIRANEN NJE KASAPHANE DHE THONI SE NDRYSHIMI PO TROKET DHE KUSH NJERIU ME I PAAFTE

    1. gallata says:

      Ju ne Kosove , jo qoroditur por çoroditur !-Dhe nese nuk mund te vendosesh “ç” ne vend te saj shume mire mund te vihet “C”. Pak a shume si ata qe dikur shkruanin ne muret e Tiranes : Nano drogagji…nuk kuptohet fare se nga jeni ! Nuk kuptoni ndryshimin e nje germe nga tjetra, si mund te pretendoni te dalloni ndryshimin mes personave ,te afte apo jo ?!

  4. qytetar says:

    vazhdojne format e edukimit komunist nga Kryeministri i cili “ka luftuar gjithmonë për vlerat demokratike” edhe në kohën kur ka qënë anëtar i byros së Partis së Punes SHqiperisë.
    Thotë se për zgjedhjet e 2009-s nuk u arrit që të provohej që vodhën apo manipuluan.
    Sepse nuk lë ti shtetin ligjor të provojë Vjedhje apo Vrasje.
    Berisha tha se i ofroi Ramës gjithçka përveç rinumërimit të votive, sepse aty ishte vjedhja.
    Gënjen kur thortë se PD ka fituar mijëra vota më shumë.
    Ka qënë niveli më I ulët historic I PD
    Propagandon se z.Rama (Jo Partia Socialiste) zhvilloi mbi 100 protesta dhe pas tyre humbi Tiranën.
    JO ZOTERI TIRANA NUK U HUMB NGA SOCIALISTET, NUK FITUAN DEMOKRATET, POR U VODH PATURPSISHT NGA JU.

  5. LORA says:

    Corodi genjeshtra,krime, poshterime ,kusari,puthador,,,,,ka 21 vjet.
    Po me duhet t’i bej veshet pipez per te ndjere “oren e e ndryshimit”qe po trokitka fort.

  6. Fatmir says:

    ”Ora e ndryshimit po troket fort” Me cicerrimat e Rames, nga Twitter!

  7. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    Kur po troket ora e ndryshimit, ne 2013 kur ti vjedhin votat perseri, kur Z. Rama????????

  8. Claus says:

    Per kthimin e Tiranes dhe Shqiperise ne Kandahar nuk ka faj vetem Saliu, ai sigurisht ka pjesen e tij.
    Per kete Kandahar ne cep te Europes kane pergjegjesi te gjithe, kyeministra demokrate e socialiste, kryetare bashkish demokrate e socialiste. Bile Kandaharizimi i Tiranes filloi qe ne kohen e Alise kur jepeshin leje per shtesa pallatesh per te shfryre presionin e njerezve per kerkesa banimi, te cilat liheshin pa suvatuar.

    Dhe Edi Rama nuk eshte pa gje ne kete mes. Shumica i ve meritat vetem per pastrimin e Lanes dhe Parkur Rinia nga kioskat, por Tirana nuk eshte vetem ajo zone. Dilni pak pertej Unazes se Vogel, shikoni coroditjen ndertimore ne zonat perreth Tiranes, ngjituni pak ne malin e Dajtit te shikoni ate cmenduri ndertimesh ne kaos te plote. Pse jo, i keni hedhur ndonjehere syte poshte kur keni udhetuar ne avion te shikoni shtepite ne mes te fushes se bukes?

    Le ti lere Rama karahsimet me fushen e Presheves dhe Bujanovcit.

    Me avionin e linjes Austrian-Airlines ka udhetuar shpesh dhe e ka pare me pare ate gjurulldi.
    Per kete Kandaharizem kane kontribuar te gjithe duke filluar nga Alia u duke mbaruar tek Berisha. Rama eshte aty nga mesi.

    Se fundmi, i kerkoj te falur Kandaharit per kete “ofendim” se edhe atje nuk ka ndertime kuturu, por per ne shqipot Afganistani eshte kthyer ne sinonimin te prapambetjes, por krahasim tjeter nuk mund te gjeja.

    1. Mike says:

      Dakort, kane faj te gjithe por faji nuk eshte kolektiv.Tiranen ne Kandahar, kontribut kryesor dha Kryetari per 11 vjet i bashkise E.Rama,kandidati per kryeminister, e betonizoi Tiranen me pallatet ngjitur,ku jo lulishte e kend lojrash nuk ka,por nuk hyn dot as ambulanca, per te mos vazhduar me korrupsionin e tmerrshem gjate viteve 97_2005 kur populli ju theriste jo socialist,,,por Specialist.Edhe ne qeverisjen e sotme hajdute eshte pjesa e majte,LSI. Eshte pune geni.

  9. analist says:

    Nqs me te vertete ora e ndryshimit po afron,ajo po afrohet nga te gjithe llojet e faktoreve,por kurrsesi nga aktiviteti yt opozitar dhe paradoksi eshte se ti or Edvin do te jesh perfituesi me i madh i ndryshimit,po qe se vjen ai ndryshim.
    Mbetesh nje peshk i vogel i papeshe zoteri,qe nuk ke ditur dhe nuk po di te shfrytezosh situatat e favorshme qe te krijohen per rrezimin e ketij shpellarit nga pushteti.

  10. aliko says:

    Edhe Rama e ka frerin e Athines ne goje. Sa here e zgjat me terma te forta ja terheqin duke i thene te ule tonet.

    Ne se shporret vampiri Berisha shqiptaret te vene mend dhe te zgjedhin nje njeri me origjine shqiptare ne krye. Pa influenca sllave apo greke.

  11. fshatari says:

    Deshira e cmendur per karriken e kryeministrit po ja erreson cdo dite syte ketij kopuku!Mos mendon valle se eshte shpetuesi i popullit vetem se thote cdo dite nga nje fjali qe beson se i pelqen miletit?A nuk e din ky njeri se Shqiperia as ka pasur dhe as nuk do ket udheheqes te afte te drejtojne kete popull?Mos e genjen mendja kete se beri Kurbanin dhe tani eshte i padiskutueshem?Fjala udheheqes per mua misheron njeriun qe bashkon popullin nga veriu ne jug dhe kete nuk e ka arritur kerkush sot.

  12. ELENA GJIKA says:

    ORE I MENQURI I RAMES NUK SHKRUHET C KUR MUNGON SHKRONJA E DUHUR SEPSE JA HUMBE DOMETHENIEN PRANDAJ E PERDORI Q EJO C ME PRESJE POSHTE ,OR GALLA LUME RAMA QE TE KA

    1. gallata says:

      Ne djall Rama ,Saliu e gjithe delet qe u vene pas me sy mbyllur,e nuk kane piken e dinjitetit dhe respektit per veten.Dhe mesoni o dele shqip !-Dhe nuk thuhet :-Une e perdori,por :-Une e perdor ose une perdor.Nuk thuhet as menquri, por mencuri.Kjo eshte nje semundje tipike kosovare(perfshi edhe malesine e Gjakoves).Qytetaret prishtinas ,shqiptaret ne Maqedoni nuk i bejne keto gafa,as ata ne Mal te zi.Dhe e fundit per ty e per disa te tjere ketu,njerezit e mesuar me qyteterimin nuk shkruajne me germa shtypi(perjashto fragmente te vogla) ne forume fb twiter etj.Eshte njelloj si te bisedosh me te uleritura ,tamam siç u drejtohet Saliu deleve te veta…tung !

  13. ryan says:

    ky bossi i partise socialiste jeton ne shqiperi apo fizikisht ne shqiperi dhe me mendje ne france;; kush do dhe qe ka lek do te ndertoj nje shpi ne tirane e ka te pamundur se nuk te jep njeri leje per ta ndertuar kshu qe kandaharin e ke bere ti zoti rama bashke me saliun dhe fatosin se per shpirt ti te gjithe ata qe kane bere ndertime pa leje i kthen prapa andej nga kane ardhur prandaj mjaft se na lodhet

  14. Per cilen or eki fjalen ate qe ekeni te perbashkt me priftin a. Harroje o magjupi i PSSH se sate jem na shqiptart gjall lete ndryshoj sadon ajo ora jote nash me kamer nash me leptop se per jet sdo jesh kryminister i Shqipris e le ma i popullit Shqiptar siq asht imadhi yn SALI BERISHA. Leh sadush.

  15. titi says:

    Po pse ia keputni kot per betonimin e Tiranes pa i ditur gjerat. Sikur te marrim vetem shembullin e ndertimeve ne Dajt, a e dini se komunen e Dajtit, prej 15 vjetesh e ka mbajtur Partia Demokratike, dhe si te komuna e Kasharit, nuk ka pyetur Bashkine e Tiranes per lejet e ndertimit. Sa te lehte e kane disa te nxjerrin vetem sharje nga goja per nje person qe as ka vrare, as ka djegur, as ka rrahur, as ka mashtruar e vjedhur, as shkaterruar e groposur vendin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje