Rama: Vëmendje për arsimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

28 Janar 2012, 18:54Politika TEMA
Rama: Vëmendje për arsimin dhe të drejtat e shqiptarëve

Udhëheqësi i opozitës shqiptare, Edi Rama, theksoi nevojën e një vëmendje më të madhe të shtetit shqiptar për arsimimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë. Gjatë takimit të tij me banorë të Preshevës, Rama theksoi si pozitiv faktin që Parlamenti Evropian nëpërmjet rezolutës së 9 janarit 2012, ka vënë theksin në problematikën e shqiptarëve që banojnë në luginën e Preshevës, problematikë që lidhet ngushtë me gjendjen sociale dhe ekonomike të tyre. “Nga ky pikëvështrim, qeveria e Beogradit duhet të angazhohet seriozisht për përmbushjen e detyrimeve ndaj shqiptareve që banojnë në Luginën e Preshevës dhe ndaj Bashkimit Evropian,” tha Rama. Ai po ashtu u shpreh se Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë se shteti shqiptar duhet të mbrojë dhe të përkujdeset për të drejtat e popullit shqiptar, kudo ai banon. “Kësisoj, duhet angazhim dhe vëmendje më e madhe për shqiptarët që banojnë në Luginën e Preshevës,” u shpreh Rama.

Duke i lidhur zhvillimet në Preshevë me Kosovën, Rama tha se “tashmë që Kosova është një republike e pavarur dhe një shtet sovran, tashmë që çështja e Kosovës është një çështje e zgjidhur, angazhimi i Shqipërisë ne raport me shtetin serb duhet të përqendrohet tek problematika e luginës së Preshevës”.

“Duke qenë se gjendja e shkollave në Luginë është e vështirë (pak shkolla e shumë nxënës, pra shkolla të mbipopulluara), duke qenë se në Luginë mungon një maternitet dhe nënat e Preshevës detyrohen të sjellin në jetë fëmijët e tyre 70 km larg Luginës, Partia Socialiste do propozojë vendosjen e një fondi të veçantë nga parlamenti shqiptar për të ndërtuar një shkolle dhe një maternitet në Preshevë”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu për nevojën që mbështetja financiare përmes bursave të studimit për studentet nga Lugina, qe ndjekin studimet e larta ne Shqipëri, të shtohet. Rama propozoi ngritjen e një universiteti të Evropës Juglindore në Preshevë, ku njësoj si në Tetovë, të mund të studiohet në gjuhen shqipe, angleze dhe serbe.

Rama theksoi se opozita shqiptare përmes programit të ri për një rilindje shqiptare, do te riorganizohet shërbimi konsullor, në mënyrë që të hapet një konsullate shqiptare në Presheve, për te qëndruar me pranë dhe për të ndihmuar banoret e Luginës. Ai propozoi një nisëm mbarë ballkanike për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në rajon.

Kryesocialisti e ka shoqëruar të gjithë udhëtimin me mesazhe të postuara në Twitter duke folur për mikpritjen që i kanë bërë banorët dhe për varfërinë e tyre. “Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s’mundën të hyjnë në sallë”, shkruan ai. Më tej thotë se “gjendja ekonomike sociale e rëndë. Rama shpreh opinionin e tij dhe për takimin me qytetarët, ku ai prezantoi edhe librin e tij Kurban. “Në rend të ditës idetë e programit tonë për një Rilindje Shqiptare mbi mbrojtjen e shqiptarëve kudo jetojnë e posaçërisht në këtë luginë. Për këto e më shumë do vazhdojmë bisedën edhe me të zgjedhurit vendorë, njerëz shumë mikpritës me halle pafund në administrimin e komunave”, shkruan Rama në Twitter.

Rama takon te rinjte e Presheves

Nga takimi i Ramës në Preshevë

Në pritje për të hyrë në takimin me Ramën

22 komente në “Rama: Vëmendje për arsimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë”

  1. urime says:

    bravo edi, kosovareve duhet t’ju hapen syte me arsim qe te mos ndjekin verberisht armikun e betuar te tyre-sali kriminelin.

    1. armand says:

      Per te gjithe JU qe keni komentuar viziten e kryetarit te PS ne Presheve kam vetem nje keshille te vogel.Lini menjane perkatesine tuaj politike dhe perpiquni te jeni objektiv ne komentet tuaja.Duhet te komentoni si Shqipetare dhe jo si anetar partie.Kombi yne duhet te zgjohet nga gjumi i rende shekullor.Jemi ne 2012 dhe po kerkojme akoma te drejten per tu shprehur ne gjuhen e nenes.Po kerkojme thjesht te drejten per te jetuar ne menyre dinjitoze si qytetar te nje shteti qe aspiron te hyje ne BE.Mos u perpiqni qe me fjalen nacionalizem te na mbyllni gojen dhe ta spostoni problemin ne binaret e rrymes antishqiptare.Per keto arsye them: Bravo Edi Rama.Une si qytetar i Republikes se Shqiperise te falenderoj per viziten.E shoh si nje maturim politik te figures tuaj dhe kjo me jep shprese te besoj se era e ndryshimeve per kombin tone ka filluar.Na duhen udheheqes politik qe kane aftesine te nxjerrin ne pah vlerat me te mira dhe me te larta te popullit tone.

  2. Per Shqiperi te LIRE e Te Bashkuar says:

    Programi i Aleances Kuq e Zi paska bere efekt te Edi Rama.Shume mire se Kreshniku ua keshilloi nje gje te tille partive politike.

    1. Sali=Geddaf says:

      cfare programi te aleances kuq e zi thua ti qe paska bere efekt? ju nuk keni program por thjeshte valvitje flamujsh e video klipe me Lorik Canen, pse nuk iku ai kreshniku ne preshev ? apo ju keni me shume llafe se sa vepra, cdo dite e me shume po i del ftyra aleances kuq e zi se kush e drejton, ju jeni cerrat e saliut e te lulzim bashes qe keni krijuar kete AK per te marr votat ne zgjedhjet e ardheshme dhe per me mbajt prap ne pushtet saliun, keto jeni ju..

      Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve

      1. Zigur Qarri says:

        Nacionalizmi eshte streha fundit e maskarejve kur eshte agresiv,kur militarizohet,kur shfrytezon superioritetin ekonomik dhe ushtarak ne dem te popujve te tjere,por jo kur kerkon barazi dhe te drejtat legjitime te tij.

    2. Emir says:

      Po kreshnik liliput dora vretë , ashtu është.

  3. arben hito says:

    Te gjithe politikanet shqiptare duhet te shkojne ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptaret.Rrugen e hapi Kreshnik Spahiu ,rradha eshte e juaja….

  4. raimondi says:

    Bravo Edi ! Ajo foto e pare shume emocionuese ,na perloti…

    Ec Edi..!!!! –E shikon sa shume te du rinia shqiptare ..

    Je abslutisht Lideri me i dashur i gjithe haperies shqiptare ne Ballkan

    Gjithe rinia shqiptare e kane shpresen tek ty……

    Edi Rama eshte e Ardhmja e perbashket Shqiptare ne nje shtet te vetem EUROPIAN e Modern per gjithe Shqiptaret ne Ballkan

    Albanian World is Yours….

  5. Kristo says:

    Nisme shume e mire,por do te ishte akoma me mire qe shkolla shqipe te hapen dhe ne Tirane ku politikanet qe kane fatet e Shqiperise ne dore,te mesojne si tu sherbejne me ndershmeri qytetareve te tyre.

  6. ELENA GJIKA says:

    ORE TUTKUN I RAMES PRESHEVA NUK ESJHTE NE KOSOVE QE EDI KOSOVARVE TE JUA HAP SYTE.EDI SHKOI NE PRESHEVE PER TE PROMOVUAR KURBANIN E TIJ QE NUK PERMENDET AS KOSOVA;AS TETOVA;AS PRESHEVA.

    1. Dean says:

      HAJVAN i B..q.r,Berishes?????!!!!!!!!!,
      Lugina e Presheves njihet ndryshe nga vendalinjte si ”Kosova Lindore”.Kupton o KOKTRASH?,qe nuk te mjafton se je INJORANT,i PADITUR dhe i KEQ,por kerkon edhe te drejten e fjales..
      Ti o HAJVAN duhet te ishe ne bankat e shkolles tani,dhe jo ke gazeta TEMA.
      Nuk eshte per ty kjo gazete dhe ky forum.
      Edhe si malok i Lig dhe i Pabes qe je,pusho se hedhuri Shashka,dhe meso here tjeter te shkruash me shkronja te vogla.
      Une e di se ti nuk je i vetedijshem,por je shume i TRASH mor buri i dheut.

  7. Ylli says:

    Pershendesim nga zemra z.Edi Rama, ka bere nje gjest shume te mire.

  8. ar says:

    bravo pere kete vizit,rama

  9. enofieraku. says:

    neser sali shpella, nga inati do shkoj ne berograd ,te takoj serbet e vet …

  10. Vebbyy says:

    Bravo Edi. Te lumte.
    Vazhdo keshtu edhe ne Sllavomaqedoni dhe Mal te zi…

  11. kosovari says:

    qfar nderi ka ber ky qelbsir nuk ka shkuar ti vizitoj kurr e tash shkon vetum per biznis me kurban

    1. Korabi says:

      Ti mor zotri mendon se eshte me leverdi ekonomike te shkosh deri ne Presheve per te shitur 50 libra? Nqs mendon keshtu atehere skam cte te them , vazhdo me mendjen tende.

  12. Armend says:

    Ajo vajza me të kuqe përballë Edi Ramës nuk duhet të jetë kosovare. Nuk ka kosovare kaq të bukur.

  13. lumja says:

    Hapja e maternitetit shume e vecante per ate kemi nevoje.

  14. Xha Jaho says:

    Edi po ti ke pune te tjera ketu mor djale. rregullo njehere arsimin ne shqiperi pastaj hidhu ne presheve …

  15. billi says:

    kjo vizit esht per interesa personale por esht ekot vdekje ps dhe pashkpuntorve tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje