Dyshimet për ndalimin e Ruçit

1 Shkurt 2012, 11:27Politika TEMA

Policia ka sekuestruar si provë makinën e Gramoz Ruçit, drejtues i lartë në PS, pasi në të u gjendën 1.5 gram kanabis. Makina po drejtohej nga i biri i tij, Ledio, kur u ndalua katër ditë më parë në Durrës. Policia citoi si shkak gjetjen e një arme sportive në makinë, e cila ishte në pronësi të njërit prej miqve të Ledio Ruçit. Por gjykata e ka quajtur të pavlefshëm aksionin e policisë, pasi arma ishte e pajisur me leje të rregullt. Por tre ditë pas këtij incidenti, në makinën e Ruçit policia gjeti 1.5 gram kanabis. Vetë deputeti socialist mësohet se ka shprehur dyshime për këtë veprim të policisë. Siç raporton Shekulli, në momentin që makina është ndaluar herën e parë dhe është dërguar në komisariat, i është bërë një kontroll oficerë të krimeve dhe agjentë të antidrogës. Ndërkohë, tre ditë më pas, policia e zbuloi lëndën narkotike, e cila ndodhej në xhepin e derës së makinës, një vend lehtësisht i dukshëm dhe që kontrollohet i pari në këto raste. Dyshimet janë se po përdoret e kaluara e Ledio Ruçit për të krijuar një skandal për të tërhequr vëmendjen nga situata kritike ku ndodhet qeveria dhe vendi.

26 komente në “Dyshimet për ndalimin e Ruçit”

  1. informatori says:

    I gjeten 1.5g mbas 3 ditesh. OK. Me kete rast i vene dhe nje pergjues keta te Kulicit. Ky djali Gramozit sigurisht nuk eshte ndonje shembull per tu ndjekur. Po ka te tjere si Shullazi me shoke qe kapen me arsenal armesh diten e zgjedhjeve, dalin te lire dhe pas 2-3 muajsh gjoja kapen prap. Me duket se kapen thjesht per ti mbrojtur mbasi kryejne ndonje detyre.

    Te tjere qe ne i dime ne burg, nuk jane fare ne burg. Kete dikush duhet te mare guximin ta denoncoje. Sepse gjate kesaj kohe jane nje numer vrasjesh te profilit te larte pa autore dhe sigurisht keta te “burgorsur” nuk mund te dyshohen se jane duke vuajtur denimin.

    1. Argita_B says:

      1.5 gram kanabis dhe per kete bllokojne makinen dhe behet lajm neper media !!!
      Ne Hollande, dhe kryeministri mund te shkoje te pije nje cigare me kanabis ne mes te dites dhe 2 ore me pas mund te pres ne zyren e tij Sali Berishen.
      Atehre, çdo te thote kjo nese e njeta media e pasqyron, se Sali Berisha ka takim me nje te droguar dhe negocion fatet e kombit shqiptar me nje te droguar ?!

  2. Kalorsi i zi says:

    Le ti bejne nje test gjaku Ledios, keshtu e shohin nqse ka perdorur lende narkotike. Por pastaj keto jane gjera pak te rendesishme, sepse prinderit nuk jane me pergjegjes per aktivitetet personale te femijeve mbi-18 vjecar.

  3. free ledio says:

    Boll me goditje ndaj te gjitha forcave progrsive, medjas, dhe Ledio Rucit. Mos u tremb i gjith populli esht me ty.

  4. SaKomQesh says:

    Po ca thoni mer bos cunat e lagjes time ne Durres e peshojne me qese kanabisin te dyqoni lagjes kti i paskan gjet 1.5 grom as i cigare nuk bo me ate hahahahahah

  5. albana says:

    Qyshkur zoti Burgaj, Drejtor i madh i Policise, mohohi biseden me ambasadorin amerikan (jo me gojen e tij, por te Bujar Nishanit), kam dyshyar ne kapacitetin e tij per t’ju permbajtur ligjit gjate kryerjes se detyres. Jane disa raste kohet e fundit qe policia dezinformon opinionin per suksese te paqena, por ky rasti i Rucit eshte fakt qe po na thote se policia e shtetit po degradon, me shanse per tu bere policia e Sali Berishes dhe e Agim Shehut, e viteve 1992-1997.
    Shume e rende kjo qe ka ndodhur. Eshte detyre e Avokatit te Popullit te mbaje qendrim ndaj njerzve te shtetit qe krijojne prova te rreme dhe shkelin ligjin per ti sherbyer politikes.

  6. Kalorsi i zi says:

    Te gjithe e dine ku kultivohet ”lazaranthi”. Shteti eshte pergjegjes per derivat e rinise shqiptare. Nje avokat i mire mund te hedhe ne gjyq shtetin per mungese te detyres ndaj mbrojtjes se qytetareve shqiptare.

  7. Ramy says:

    Cdo gje e kurdise shteti se Ledion e kemi te paster si kristali bashk me te atin Ruci

  8. Horri i bulevardit says:

    Shtet qe merret me kalamoj,
    Shtet qe ska bythe dhe brek
    Shtet modern dhe spurdhjak
    Shtet zagar dhe injorant

    Kapeni se na beri hatan
    Drogaxhi me 1,5 grame
    e paska dredh me te vertet
    policia e paska zene

    Polici mbush me cecene
    trash qafa si derra tzene
    bytht e mushme si pampers
    policia Sales na nxjerr nselamet

    Krimin cecent e zbulun
    1,5 gram drog e zbulun
    mos jane ata heronjt e sals
    qe cadrat tona i moren per antitank

    Ehe more polici e dhjere
    smatesh dot me deputete
    por ja nxjerr tek djali vete
    qe Nishani nishan te nxjerre

    Saliu fitoren ka perhere
    u kap nje gangster droge me vlere
    shpejt thuja Arvizut te ngrate
    Se socialistat nuk mund ti fal

    O Sali Sali Berisha
    shum po te ha ajo shpina
    Kur tvloj druni edhe huni
    ka me qesh gjith katuni

    Edhe kta cecent e papar
    do te fshihen si struci nbar
    do fillojn te ndertojn biografi
    per tu pregatit per nje sistem te ri

    1. Mike says:

      Si ka mundesi qe pjesa me e madhe e krereve te PS,o jane vete, o babain o femijet i kane kriminela.Cfare mund te beje, Rucet, Xhuvanet, dabullat, doklet, dhe kriminelet e tjere ordinere, neser kur ,PS te jete ne pushtet, kur sot vrasin e presin ne mes te Shqiperise, dhe nuk denohen.

      1. Ramy says:

        Cfare kriminelash o Kafshe? Kriminelat e Gerdecit, si Shkerdheni juaj? Epo kur jepni mend dhe ju parazitet partise

      2. Horri i bulevardit says:

        O Majku (Majkell) (Maksuti) i biri Rukijes dhe Shabanit, nipi Selmanit dhe Mahmudijes, po ti e di se kshtu jan kto pun, zanoti deputet tbo me imunitet dhe kur ke imunitet bo ca tdush vet.
        Ene me 1,5 graaaaam, gram ore je tregtar i modh, je ne bos.
        Imagjinoje Majku se cfar shonci duhet tken ata kalamojt e deputetve demokrat, ja kan qit funin kti veni, e kan bo naaaaaaa, ene mijt kan ra nbela, skan ca te hajn se ene muret jan tu u shem.

        1. dorand says:

          pse mer krric se ka 1.5 grame s duhet me u denu ai ai boni aksident vrau dynjone e si bon gjo ai tu pi mariuana mos ti bojne gjo. Atit i ka ik menja duhet me e fut mrena nja 2-3 vjet te pakten ti vine mente. Une nuk them se fajin e ka gramozi se ai s ma ha menja ne ate moshe se e pyt gramozin se cfar ben vete po jo ti dalim ne krah ktit krricit te vogel se na pelqen PS. Gramozi shkret ka ra ne hall me ate spurdhjak qe bredh me BMW ne tirone. Vetem probleme i ka pru gramozit ky kalamo mistrec. e ti thu mos denohet. Juve ju eshte pjerdh truni fare o te shkrete

          1. Horri i bulevardit says:

            Cubi ca bo ti mire e ke shok klase majkun, cunin e rukijes e shabes, boj tfala se boni sikur smka pa u ka bo tangarlliks

  9. kjo nuk i jep te drejt oruqit te akuzoj policin jan instancat qe tregojn se a eshte ngjareja siq raporton policija apo jo,une ketu jam jo aq bindes,se zoti oruqi, ka aq fuqi politike qe te ndikoj per djalin e tij te behet drejtesia drejkt,kjo me shqeteson tek politikajt tan,se qdo gje qe eshte kundra tyre edhe nese eshte e vertet kta e lidhin politiken me krim kjo ska te bej me nje opozit qe pretendon nesra te vie ne pushtet.kjo eshte e pa moraleshme.

  10. qytetar says:

    Ky veprim i policise eshte i frikshem,

    pasi kur ja bejne djalit te nje deputeti

    mendoni ç’mund ti kurdisin nje qytetari.

    mund ta kalbin ne burg me metoda te tilla.

  11. edi says:

    Epo mire ai eshte deputet mos te kete pak te zeze ai ca do te thote kjo..

  12. iliri says:

    Ledion une e njoh qe femije.Ai eshte djale me zemer te mire por qe e prish ndonjehere po piu ndonje gote.
    Une si votues i majte do i beja nje sugjerim z.G Ruci. Ai duhet te mundesoje qe i biri te punoje e te fitoje para me djerse me pare e jo te bredhe me fuoristrada qe kostijne nje pasuri te tere dhe qe konsumojne ne dute sa fiton ne dy jave nje punetor. Ndryshe do ta humbe ate djale edhe per faktin se policia e ka ne shenjester. Si lider i rendesishem i se majtes, Ruci duhet ti provoje Berishsiteve qe ka nje djale model. Dhe kjo gje nuk eshte e veshtire te behet. E perseris edhe njehere se Ledio eshte djale i mire ne thelb (por adoleshent ? )

    1. Mike says:

      Ha HA, djal me zemer te mire por e prish ndonjehere,,,,ndonjeher plagos me arme ne mes te bllokut, ndonjehere nget makinen me 100 km ne ore dhe vret gocen e botes, ndonjehere mban arsenal armesh, dhe droge ne makine. Ore do beheni ju komunistat apo jo. Ne vend ta denoni, e mbroni.Ruci per President, hahahaha,,,

  13. hasoni says:

    AAaaaaaaaaaaaaaaaa lajm i madh, po 1.5 gram ska shqiptar qe nuk i thith ne dite per te harruar se ku jetojme.

  14. Sali Dipenina says:

    gjera qesharake te malokut vucidolit ..u desh tre dite te gjendet marjuana ne makine..hahahahaha nuk kuptojne se me keto gjera tregojne se policia shqiptare eshte vetem nje tufe me idiot te malsise dhe bejne veten qesharak…Sali Berisha ka 20 e ca vjet qe eshte i droguar dhe kjo duket ashiqare jo vetem nga cerja e tij po dhe nga ato qe flet dhe qe ben

  15. Qerimi says:

    Amon mer sa cun i paster eshte ky cuni Gramozit. Qelibar eshte. Ja thyu kafken dhe ja nxorri trute tjetres para nje muaji ne aksident. Babi ja shperbleu duke i dhene makinen tjeter qe te dali me arme e te pije droge. Mezi po pres te vije Gramozi ne pushtet tjau shkundi breket sic ja ka shkund 8 vjet. Skeni faj ju mor kerma komuniste qe mbroni vellain tuaj komunist.

  16. Perralla me Mbret says:

    Te maresh ne mbrojtje nje kriminel te sapo formuar me tendenc ne ngritje s’eshte gje tjeter pos miitantizem dhe verbesi partiake!Pak rendesi ka se u kap me 1.5 gr mahruiana eshte substanc narkotike e ndaluar me ligj,te ngasesh makinen i dehur,te tejkalosh shpejtesin ne dyfish dhe si pasoj te gjejn vdekjen qytetaret tjere,te ngasesh here BMW X6 here VW TOUREG duhet te kesh nje burim leku se ndryshe nuk behet.Pastaj edhe Gramosi permendej ne wikileaks si bos i droges.

  17. edi toronto says:

    ORE BUKE E DRITA LE TE MOS KEMI POR VETEM RUCILET LE TE VIJN NE POSHTET… UA MAMI TOP ALBANIA SA JAN SHTUAR GAY-IT…

  18. kleos says:

    ca hashashi mer …ku njef hashash ky , ky nai vize koka do

  19. Shefqet Cela says:

    HISTORI E VITIT 96. BISEDE ME NJE DEMOKRAT
    – Kandidat debutetit i bene nje kontroll shtepie per mallra kontrabande.
    – I gjeten?
    – Jo.
    – Doli i paster?
    – Jo, jo. E denuan per arme mbajtje pa leje.
    – Sikur nuk kishte gje?
    – Zor i madh per ti futur nja tre fisheke ne xhep, gjate kontrollit!
    Me duket paradoksale. Kontrolli duhet te behet ne prani te pronarit te mjetit. Duhet mbajtur edhe proces verbal, ne prani dhe me firme te tije.
    Ketu behet fjale per shtet mafjoz dhe jo ligjor!
    Sa per Ledion duhet ti terhiqet veshi mire, sepse po del si shume ne skene me apo pa faj. Makina e te jatit nuk duhet ti jepet kurre. Ne qofte se nuk do qe te punoje ose studjoje, le te bredhe si zagar rrugeve, me kembe.
    Perdorimi i ketij femije, (sa nje gomar) per te diskredituar te jatin eshte nje poshtersi e qarqeve te caktuara, qe nuk duan dine per rregullat dhe ligjet. Nuk shikojne femijet e tyre arkitekte Gerdcash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje