Spahiu: Nuk e njoh komisionin hetimor. AK lëvizje qytetare, jo politike

31 Janar 2012, 22:45Politika TEMA

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi se nuk e njeh komisionin hetimor të ngritur në mënyrë antikushtetuese për hetimin e tij.

“Nuk e njoh këtë komision. Ai është ngritur në mënyrë antikushtetuese, si zyrtar i një shteti do respektoj parimet Kushtetuese. Komisioni në fjalë nuk është legjitim, por është ngritur në procedura jo Kushtetuese. Kuvendit të Shqipërisë i lejohet të ngrejë komisione hetimore brenda kornizës Kushtetuese, por pa u përfshirë në interpretimin që i bëhet komisioneve hetimore. Nëse për shkarkimin e prokurorit parashikohet në Kushtetutë që procedura hetimore të jetë nga Parlamenti, për anëtarin e KLD-së e vendos vetë institucioni”, tha Spahiu.

Gjatë intervistës në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, nënkryetari i KLD-së, solli në vëmendje të njëjtën situatë të ndodhur para 6 vitesh, ku kryeministri Berisha kërkonte shkarkimin e 2 anëtarëve të KLD-së dhe një gjë të tillë ia kërkoi KLD-së dhe institucioni vlerësoi se kërkesa nuk ishte e vlefshme, pasi atyre nuk i kishte mbaruar mandati.

“Qeveria Berisha 1 nëpërmjet ministrit Alibeaj, 6 vjet më parë i kërkoi KLD-së që ti hiqej mandati PranveraStrakoshës dhe Sokol Comes. KLD tha jo se nuk i kishte mbaruar mandati. Sot shkarkimi im është parimi i PD që ka idenë e partisë shtet. Që ai që të emëron te heq. Vetë qeveria Berisha 1 në 2008 ka kërkuar mandatin timtnë korrik në KLD dhe rezultati ka qenë 14 me 0, se nuk u miratua vendimi. Arsyeja pse është zgjedhur kjo procedurë është se qeveria nuk gëzon një procedurë për kontrollimin e anëtarëve të KLD-së”,- theksoi Spahiu.

Spahiu komentoi edhe angazhimin e tij në Aleancën Kuq e ZI, duke sqaruar se përfshirja në lëvizje qytetare i njihet me ligj./lajmifundit

10 komente në “Spahiu: Nuk e njoh komisionin hetimor. AK lëvizje qytetare, jo politike”

  1. todi says:

    Kreshnik emrin tka vu baba,Kreshnik dole me tvertet. Na ngre kryet tpast nana,e mos pyet per Alibejt.

    1. Mike says:

      E ka caktuar Doktori me Dulen e Athines fatin e ketij pucisti. Do e nxjerrim prej zhelesh nga KLD-ja

  2. Horri i bulevardit says:

    O Kreshnik vllai, po ti sje antar plenumi, ti do me hy me zor dhe me i dhon men, ske te drejt, je jasht loje, bo kerkese per tu antarsu antar partije, stazhin e kena heq, futesh direkt dhe futesh dhe ne plenum, ke te drejten e fjales, vetem kujdes se fole nji llaf mrapsh, u perjashtove.
    Kreshnik djali, plenumi i KQ te PD-se, merr vendime te rensishme dhe po te nxorri pucist, armik te partise, mylle gojen se vet e ke fajin, se partija mbi te gjitha.
    Reflekto.

  3. BERISHA LARGOHU SEPSE PO SHKATRRON SHQIPRINE ME MAFIEN QE KE KRIJUAR! says:

    Aty me rri ore Spahiu mos u dorzo tek Berishjanet.

  4. Kuqeziu says:

    O KRESHNIK; varrja hejbet atij mender komisioni të Alibebesë të Salih Shpellarit.
    Nuk ke punë të paraqitesh asnjëherë, për asnjë minutë para atij komisioni horrash të Saliut.

  5. xha Jaho says:

    O Kreshnik,

    ty s’te vjen mire tani, por asaj KLD ja ke bere m… mu ne koke keto 3 vjet. Dhe une qe ta them kete s’jam as mik i Saliut dhe as i PD-se.

    Po kush e ka fajin per gjykatesit e korruptuar, por per ato gjyqet skandal qe behen, po per njerezit me te peshtire qe ke cuar neper ngjykata? Kush i coi ata atje?

    Tani te na rroje ajo Aleanca jote se gjyqesori i Shqiperise eshte bere me xhel si koka jote.

    Ti u tregove pa dinjitet ne punen tende, tani mos prit ndonje simpati nga populli. Edhe ti langtaraq je njesoj si Saliu!

  6. F.Ralfi says:

    Z.Kreshnik Spahiu ju ini nje person qe i njihni ligjet shume me sakte se ai servili alibeja,ndaj tregoi ketij pseudokomisioni me logjiken dhe ligjshmerine qe kane hyre ne qorsokak antidemokratik.Mos u tut e mos u ngut.

  7. tana says:

    Ruaju Kreshnik, mos shko per gjah!

  8. timo says:

    Zoti Kreshnik ju keni të drejtë për ç’ka thoni në lidhje me shkarkimin tuaj por,përsa i përket gjendjes të gjyqsorit, ju dhe Z.Topi keni përgjegjësi të madhe. Sikur ju të kishit punuar mirë me gjyfjsorin ai sot nuk do të ishte i njëanshëm. Ai është këthyer një gjyqsor që i bindet Saliut. Ai e ka futur nën sqetull dhe bën me të çfarë të t’i dojë qejfi. Unë personalisht, jam për lëvizjen KUQEZI por, ju duhet t’i kushtonit kohën tuaj të punës KLD-së. Mesa kam ndjekur vitin e fundit, perceptimi im është se keni qenë më i interesuar për lëvizjen sesa për KLD-në.

  9. E.HIMA says:

    Hiqet Alibeaj me i mire se Kreshniku!Mos na boni me qesh amon.Alibeaj servil i pushtetit 100%.Z.Berisha kujto se po frikeso njeri me keta deputete buratin.Ska lone njeri pa shajte Z.Ngjela e ka quajtur pishtarin e demokracise.Z.Spahiu simbol te antikorrupsionit edhe drejtesise.Z.Topi njeri me vlera si tironsit e vertete.prokuroren Z.Rama e quajti Silvia konti etj etj.Berisha harro se ca ka honger mjes aq shume rrena thote sa kur i degjon si beson as vete.i shkreti po i rrjedhin trute cik nga i cik.Ka se kujt ti ngjaj atit te tij te partise Enverit.Edhe ai me u tall dynjoja u katandis nga fundi.o zot Ku kemi perfunduar ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje