Barcelona dhe Murinjo, më të kërkuarit në Google

3 Shkurt 2012, 13:05Sport TEMA

Barcelona është ekipi që është kërkuar më shumë në Google, duke lënë në vend të dytë, kë tjetër përveçse Realit, që duket se është gjithmonë i destinuar të përfundojë në vendin e dytë këto vitet e fundit!

Por, nuk ndodh e njëjta gjë me trajnerët, duke qenë se portugezi Hoze Murino mban vendin e parë, duke lënë pas rivalin e tij, Pep Guardiola.

Murinjo është trajneri më i kërkuar në botë me një shifër rekorde prej 86 milion kërkimeve deri më tani, duke lënë mbrapa Pep Guardiolën në vendin e 2-të me 51 milion kërkime. Ngjarja më e kërkuar ishte ajo në rastit me Tito Vilanova, kur Murinjo i futi gishtin në sy.

Murinjo është jo vetëm trajneri më i klikuar, pasi ai lë pas edhe artisë dhe sportistë të shumtë, duke filluar nga futbollisti portugez, Kristiano Ronaldo dhe pianisti po portugez, Xhoa Pires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje