Blatter: E mërkura ishte ditë e zezë për futbollin

2 Shkurt 2012, 13:26Sport TEMA

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter tha se e mërkura ishte ditë e zezë për futbollin pasi të paktën 73 tifozë u vranë pas një ndeshje në Egjipt.

“Jam shumë i tronditur dhe i trishtuar pasi një numër i madh i përkrahësve janë vrarë ose plagosur,” tha Blatter, “Kjo është një ditë e zezë për futbollin. Kjo lloj situate katastrofike është e pamendueshme, dhe sigurisht nuk duhet të ndodhë” ka shtuar më tej Blatter.

Blatter gjithashtu theksoi se është me familjet e atyre tifozëve që humbën jetën pas ndeshjes në Port Said. Në këtë ndeshje, Al Masri festoi pas triumfit me 3:1 dhe tifozët e këtij ekipi pas përfundimit të ndeshjes filluan të hedhin gurë, shishe dhe fishekzjarrë në drejtim të tifozëve të ekipit kundërshtar.

“Bilanci i të vdekurve si pasojë e trazirave pas ndeshjes arriti 73”, tha zëvendës ministri i shëndetësisë në Egjiptit, Helmi Al-Efni.

1 komente në “Blatter: E mërkura ishte ditë e zezë për futbollin”

  1. patrioti says:

    kush i vrau shteti “??? apo u vrane njeri em tjetrin..ajo ishte vetem 5 min sherr dhe si e pabesueshme qe tifozet te vriten njeri me tj ne kaq pak minuta ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje