"Maradona apo Messi? Lioneli është unik"

1 Shkurt 2012, 17:36Sport TEMA

“Barcelona është rast i papërsëritshëm”. Që Arrigo Saki e admiron skuadrën e Pep Guardiolës, nuk është një sekret, por ish-trajneri i Milanit nuk kishte arritur kurrë të vinte në dyshim superioritetin e Diego Armando Maradonës ndaj Lionel Mesit.

Tani edhe Saki ka ndryshuar mendje. “Për skuadrën time do të zgjidhja Mesin, edhe pse Maradona e merrte në krahë një skuadër të tërë i vetëm. Por Mesi luan me dhe për skuadrën. Maradona e ka fituar një botëror i vetëm, ndërsa Mesi jep maksimumin në një skuadër si Barcelona dhe jo në Kombëtare, sepse vlen loja dhe ambienti”.

“Guardiola ka larguar Eto′o, Ronaldinjo e Ibrahimoviç, duke i zëvendësuar me Buskets, Pedro dhe Vija, – vazhdon Saki. – Në një sport individual, Vija nuk do të mundte as t′i fshinte këpucët Ibrës, por ishte më funksional në atë projekt”.

1 komente në ““Maradona apo Messi? Lioneli është unik””

  1. Beni says:

    Harresa ben te veten…por Maradona nuk vjen edhe per shume kohe…nuk ka te krahasuar me ate….kthejuni imazheve dhe filmimeve te shumta te tij si ne kombetare ashtu edhe ne klubet ku ka luajtur…ai ishte ai qe merrte nje ekip te tere me vete..ishte Mesia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje