Erjon Bogdani rikthehet tek Siena

31 Janar 2012, 18:49Sport TEMA

Dita e fundit e merkatos ka sjellë lëvizje interesante edhe për futbollistët shqiptarë. Kështu, Erjon Bogdani është rikthyer tek Siena, pasi luajti për një sezon e gjysëm tek Çezena.

Kjo e fundit e dha borxh Bogdanin tek Siena, pasi afroi në ekip sulmuesin e Juventusit, Vinçenso Jakuinta. Bogdani ka luajtur për disa sezon tek Siena dhe këtë fazë kërkon më shumë hapësira, duke qenë se tek Çezena aktivizimi ka qenë i kufizuar.

Duke u ndalur tek futbollistët shqiptarë, Pajtim Kasami ka refuzuar që të kalojë tek bardhezinjtë e Juventusit, duke thënë se ndihet mirë tek anglezët e Fulhem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje