Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Spanja në fund të sezonit.
Sport shkruan se dy prej destinacioneve më të mundshme për Ronaldon janë Manchester City dhe Milani.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është inkurajuar nga lajmi se Ronaldo po ndërton një shtëpi në Lake Como (Itali) dhe nuk e ka fshehur admirimin e tij për ish-yllin e Manchester United.
Te City, Sheiku Mansour ka resurse për t`i mposhtur të gjithë rivalët e tij për portugezin. Vitin e kaluar u raportua se City përgatiti një ofertë në vlerën e 170 milionë eurove për të sjellë Ronaldon në Angli, por sulmuesi refuzoi ta shikojë ofertën.
Megjithatë këtë sezon gjërat kanë ndryshuar dhe raporti i tij me fansat ka sjellë dilema për të ardhmen e tij. Ai madje është sulmuar edhe nga presidenti i nderit i Realit, Alfredo di Stefano.
Kete vere do te shkoj me pushime ne Shqiperi, keshtu qe thuhet se mund te jem e interesuar per kreun e bashkise se Tiranes….
Berluskoni kete vit nuk arriti te bleje dot Tevez, pasi arkat i ka bosh te Milani!
Ka me vite qe mbush nga xhepi i tij defiçitin e Milanit, keshtu qe kur nuk ka garancite financiare per te blere Tevez, me çfare do ta bleje Ronaldon!?
Per informacion, Ibraimoviç nuk eshte paguar akoma nga Milan, arkat e Milanit jane me bosh se kurre.
Po ti mos punon gje ekonomist per Milanin,qe thua,arka e Milanit eshte bosh?Mos te ka rene gje ne dore ndonje dokument,qe e verteton kete qe thua?
Sa per dijeni Ibrahimovicin,Milani e ka blere 24 mln,me tri keste,8 mln per vit,keshtu qe kuptohet pse nuk e ka paguar akoma.Po ti duhet ti kuptosh keto gjera se qenke dhe ekonomist i zoti.
Sa per Cristiano Ronaldon keto jane lajme gazetash,qe rrisin shitjet,dhe ky lajm o ekonomist i dashur vjen nga gazeta e Katalonjes(Barcelones) “SPORT”,e cila mbase do te destabilizoje sado pak ambientin e Realit,qe eshte 7 pike perpara ne Kampionat.
Ekonomiste thuhet, jo ekonomist..
Persa i perket bilancit financiar te Milan AC ai gjendet shume kollaj nese ke minuta ne dispocicion dhe deshiren per te mesuar.
Gjithesesi po te jap nje shifer, 69.7M€ defiçit per bilancin e fundit, dhe me zerin rroga qe i kushton 130M€ nuk ka se si te dali nga kjo gjendje.
Ekonomia eshte shkence egzakte dhe pak vend ka per simpatira apo hamendje.
Po te jesh edhe ti me e vemendshme,mund te kerkosh dhe te shohesh qe fitimet vjetore te klubit Ac.Milan nga te drejtat televizive,marketingu,stadiumi,sponsoret,etj jane mbi 225 mln euro ne vit.Edhe keto jane shifra,qe mund ti gjesh.Dhe vitin e fundit,ka pasur nje rritje te te ardhurave si pasoje e shtimit te sponsoreve te klubit.
Pastaj nese ti beson perrallat e Berluskes eshte pune tjeter,ai ka vite qe ka vendosur qe te mos shpenzoje me per Milanin,blen ndonje lojtar,e ben propagande,vetem kur afrohen zgjedhjet elektorale.
Nejse ja kalofsh mire.
nardi
ne fakt arka e Milanit eshte bosh dhe Presidenti i saj Berlusconi e mban nga xhepi i tij.Jo me larg se nje jave eshte mbledhur familja Berlusconi ku te gjithe pjestaret perjashto vajzen e tij Barbara jane qe Milani te shitet.E ruset e Gasprom jane gati qe ta blejne ku kane dhe miqesi dhe me vete Berlusconin.
keto jane perrallat e presidenteve te futbollit,kush eshte ai budalla qe mban nje ekip kur duhet te paguaje 70 milion euro ne vit nga xhepi,po ata ruset perse duan ta blene milanin apo qe te paguajne 1 miliard euro ta blene dhe pastaj te paguajne nga xhepi 70 milion cdo vit?mos flisni kot,ato lloj ekipesh kane qindra milion euro fitim,sidomos nga kompanite e basteve