Ferguson: Askush si unë, jam fenomen

28 Janar 2012, 11:39Sport TEMA

Trajneri skocez, Alex Ferguson nuk beson se dikush do ta tejkalojë atë kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen në drejtimin e një skuadre. Ferguson qeshi kur u pyet nëse ekziston dikush i aftë për ta thyer rekordin e tij prej 25 vjetësh në krye të një klubi.

“Nuk besoj, unë jam fenomen”, ka theksuar Ferguson në një intervistë për gazetën “Neë York Times”.

“Me kalimin e viteve jam zbutur dhe për këtë nuk ka dyshim. Në ditët e sotme edhe futbollistët janë më modernë. Ata rrethohen nga familja, agjentët dhe mediat, të cilët krijojnë imazhin për ta. Për dallim nga 25 vite më parë, tani është një botë tjetër për mua, prandaj kam ndryshuar për t’u përshtatur me kohën e tashme”.

Ndonëse është 70-vjeç, strategu skocez nuk e mendon tërheqjen nga futbolli. “Dalja në pension është për të rinjtë, jo për njerëz të moshuar. Kur jeni i ri mund të bëni diçka tjetër edhe pas tërheqjes nga futbolli, por kur jeni i moshuar nuk keni çfarë të bëni përveçse të shkoni drejt banesës së fundit. Për këtë arsye mendoj se pensioni nuk është për të moshuarit”, ka përfunduar Ferguson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje