Bogdani, gati rikthimi tek Siena

27 Janar 2012, 14:16Sport TEMA

Mediat italiane kanë nxjerrë në skenë emrin e Sienës si destinacioni i radhës i Erjon Bogdanit. Sulmuesi shqiptar shihet gjithnjë e më shumë si një “i larguar” nga radhët e Çezenës, ku nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe për këtë arsye, janë të shumta ekipet e tjera që kërkojnë shërbimet e tij.

Pas Modenas e Varezes, tani në skenë ka dalë emri i Sienës, një skuadër tek e cila sulmuesi shqiptar ka një të kaluar. Në fakt, a ka përjetuar një nga sezonet më të lumtura të karrierës së tij në radhët e këtij ekipi në sezonin 2005-2006, ku arriti të shënonte 11 gola në 34 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, palët do të ulen në bisedime brenda fundjavës për të caktuar detajet e një marrëveshje të mundshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje