Në përfundimin e ndeshjes Barcelona-Real Madrid, thuajse të gjithë lojtarët e Realit të Madridi kanë vrapuar drejt gjyqtarit të takimit duke kundërshtuar gjykimin e tij. Më i nxehuri nga të gjithë ka qenë portieri Iker Kasijas, i cili nuk ka kursyer edhe ironinë.
“Shko e festo me futbollistët e Barcelonës”, ishte fraza që kamerat televizive kapën në ato momente dhe që portieri e pranoi më vonë kur foli me gazetarët.
“Po është e vërtetë që ia thashë, por janë gjëra që ndodhin në nxehtësi e sipër. Them që meritonim më shumë se sa kemi marrë nga kjo ndeshje”, ishte komenti i kapitenit të madrilenëve.
Ndërkohë, Zhoze Murinjo, nuk ka ngurruar të lëshojë një nga batutat e tij të zakonshme gjatë konferencës për shtyp. “Kam dëgjuar në dhomat e zhveshjes se lojtarët thonë që këtu është e pamundur të fitohet për arsye josportive. Unë e kam përjetuar këtë edhe më parë se kam luajtur këtu me Çelsin e Interin”, ishte komenti i Murinjos, duke lënë të nënkuptohet se edhe ai ishte i pakënaqur me arbitrimin e kësaj ndeshje.
Mire zotri ketu ta paskan henger hakun,po ne Madrid? Ik ore mbushu ! No [email protected]
Maurinjos gjithmone ja bejne me hile gjyqtaret si Saliut prokuroria
Kur luanim futboll ne moshe te vogel e dinim qe po te fitonim me nje kundershtar 5-0 apo 6-2 etjjj atehere ai nuk do ndeshej me dhe per kete arsye i linim ndonje barazim per ta kenaqur…. Reali dhe Murinjo po vdes per te fituar dhe nuk po merr dot nje trofe perballe Barces.
Barca ka mbledhur 7 xhuxhat ka dhe bolbardhen platini qe e ka bere futbollin vetem per baste dhe ka 3 vjet qe po na cajne trapin. Te arri realin barca do edhe te lozi keshtu nja 10 vjet te tjera , po kjo sesht e mundur se mesi vetm me cavesin dhe njesta di te lozi dhe njeri nga njeri nga ata do ti bjeri vlera.