Françesko Toti mendon pozitivisht për një rikthim të mundshëm në kombëtaren italiane të futbollit.
Trajneri i të kaltërve, Çezare Prandeli, zbuloi të dielën se nëse 35-vjeçari vazhdon me këtë formë deri në fund të sezonit, atëherë mund të përfshihet në skuadrën që do të marrë pjesë në Euro 2012.
“Ekipi kombëtar? Kurrë mos thuaj kurrë”, ishte komenti i Totit për ANSA. “Le të shohim se në çfarë forme jam deri në maj”.
“Unë jam me të vërtetë i kënaqur që Prandeli është duke më marrë parasysh mua, sepse unë kam një marrëdhënie të mirë me të”.
“Më kanë thënë gjëra të mëdha në lidhje me atë si trajner dhe ai ka bërë gjëra të mëdha me ekipin kombëtar”.
Toti nuk është aktivizuar me Italinë që nga triumfi i Kupës së Botës 2006 në Gjermani. Këtë fundjavë ai kaloi edhe legjendën e Milanit, Gunar Nordahl, për golat e realizuar vetëm për një klub në Serinë A, duke shënuar 211 gola deri më tani.