Si asnjëherë më parë, të dielën pasdite Arsene Wenger ka përjetuar gjithë përbuzjen e tifozëve të Arsenalit dhe të simbolit aktual të skuadrës, Robin Van Persie. Arsyeja e thjeshtë: Zëvendësoi Alex Oxlade-Chamberlain me Andre Arshavini. Rusi rrëshqiti para Valencias, e ky hyri në zonën e rrezikshme, luajti me mbrojtës dhe pasoi tek Welbeck për golin e fitores të United.
Paraprakisht, i riu Oxalde Chamberlain kishte asistuar për golin e barazimit të Van Persit. Kapiteni tundi kokën në mosbesim kur Wenger e bëri ndrrimin. Tifozët e Emirates gjithashtu reaguan kundër. Humbja nga United vjen pas humbjeve nga Swansea dhe Fulham. Pyetja tani në veri të Londrës është: A është koha e fundit që Wenger të largohet nga Arsenali? /indeksonline/
Ka ardhur momenti(ne fakt ka shume kohe)qe te largohesh nga Arsenali.
Wenger, me Mourinhio, Ferguson, Anceloti, Guardiola, ben pjese ne trajneret me te mire e me te sukseseshem ne bote.
Nese Arsenal sot mer pjese qe prej 15 vjetesh ne ligen e kampioneve thuajse çdo vit, kete e ka thuajse prej Wenger.
Nese sot Arsenal ben pjese ne klubet me borxhet me te ulta ne bote, dhe me fitimet me te majme, kete e ka prej manaxhimit te shkelqyer te Wenger.
Nese Arsenal, ben pjese ne ata te pakte klube qe arrijne te gersqhetojne rezultatet me lojen e bukur, dhe kete e ka saje punes se Wegner.
Atehere pse jo te largohet, po per te sjelle ke!?
Nuk mund te krahasojme Manchester City, Chelsea, Man United me Arsenal, pasi nga ana financiare jane dy planete te ndryshme!
Tek Arsenal nuk gjen lojtare qe paguhen nga 1 milion euro ne jave, te City lojtari me pak i paguar mer 4 milion euro ne vit!
Arsenal po kalon nje nga krizat me te renda qe prej ardhjes se Wenger, po jo te gjitha fajet i bien Wenger per kete.
po cdo beje vengeri ne nje klub te falimentuar si arsenali.ne nje klub qe nuk ble asnje lojtar te madh,por sjell vetem lojtare skarco.venger eshte nje nga tranjerat me te mire ne bote.