Tension tek Reali, Kasija e Ramos kundër Murinjos

22 Janar 2012, 16:55Sport TEMA

Pas humbjes së fundit në “El Klasiko” ndaj Barcelonës është tensionuar klima në kampin e skuadrës së Real Madrit. Një debat mes Joze Mourinho dhe Sergio Ramosit dhe Iker Kasijasit, trajneri shprehet se lojtaret e kishin “vrarë” para mediave.

Gazeta madrilene “Marca” ka botuar sot debatin të cilin e nis pikërisht trajneri duke iu drejtuar Ramosit, por edhe të tjerëve.“Ju të gjithë më vratë para gazetarëve”, ndërsa ai i është kundërpërgjigjur me fjalët “jo, mister, ju keni lexuar vetëm ato që kanë shkruar gazetat, jo gjithçka që kemi thënë ne”.

Debatë nuk është mbyllur këtu duke ju referuar portierit Kasijas, trajneri është shprehur se lojtarët spanjollë dalin kampionë të botës dhe miqtë e medias i mbrojnë.“Mister, këtu gjërat thuhen në fytyrë, apo jo”- u shpreh Mourinho

Ramos u shpreh se kishin vendosur të ndërronin mbulimin, për shkak se po bëheshin gabime. Murinho vazhdon me ironi “aha, tani po bën edhe rolin e trajnerit”. Përgjigja e fundit e mbrojtësit ishte tepër e ashpër dhe qartësisht ofenduese për trajnerin e tij.

“Nuk po bëj rolin e trajnerit, por gjithçka varet nga situata e ndeshjes, – tha ai, – ka raste që duhen ndërruar rolet, por meqë ju nuk keni qenë kurrë futbollist, nuk mund ta kuptoni se këto gjëra ndodhin ndonjëherë”.

E përditshmja sportive “Marca” njihet si një gazetë tradicionalisht pranë Realit të Madridit.

7 komente në “Tension tek Reali, Kasija e Ramos kundër Murinjos”

  1. ilir says:

    hahahaha e qka ka me dal kan mbaru fjalet jo fifa po e don barcelonen jo uefa po e don barcelonen jo referat po i ndihmojn tash duhet me u fjalos nder veti ky murinjo nuk asht hiq njeri shikoni pep guardola qfar gjentelmeni asht forca barcelona

    1. Argita_B says:

      Mourinhio paguhet nga Reali te fitoje trofe e jo te jete njeri i mire se spo kandidon per çmimin nobel.
      Nese Reali ka 2 vite e ca qe po ngrihet si ekip, Barcelona ka 10-15 vjet qe luan me te njetet lojtare, te ardhur nga qendra e formacionit te saj.
      Pra jane dy politika radikalisht te kunderta ajo e Realit me ate te Barcelones.
      Mos harrojme se Barcelona aktuale eshte ndofta ekipi me i madh i te gjitha koherave te Barcelones, e per kete fajtor nuk eshte Mourinhio!
      Jane te shumte trajneret qe kane thyer hunden kur luajne kundra Barcelones, Ferguson, Anceloti, Wenger, Pelegrini, po kjo nuk do te thote se jane trajnere te pa afte, thjesht Barcelona eshte klub ku çdo gje eshte ne optimum aktualisht.

  2. Argita_B says:

    Casillas nuk eshte hera e pare qe ka patur shkembime te tendosura me Mourinhio-n. Spanjollet me portugezet shkojne si macja me miun ne pergjithesi, e kjo nuk i thjeshteson mardheniet mes tyre.

    Ps. Tema, emri i dikut ose shkruhet ne shqip ose ne gjuhen e origjines! Te titulli e quani Murinjo, ne artikull Mourinhio, ndersa emrin Joze (Joze eshte spanjoll jo portugez, potugezet quhen José).

  3. A.GJ,,NEW YORK says:

    cfar ka barcelona qe eshte 5 pike pas realit,, un nuk kam qen asnjher e as nuk jam tifoz i realit por nje gja e kuptoje se qe pas largimit te del boskes nga stoli i trajnjerit reali nuk ka pasur trajnjer te mire por sot ka eshte mourinio te gjith e dime se cfar ka fituar per ata qe duan ta krahasojne me guardiolen eshte si nata me diten guardiola e gjeti barcelonen me te forte se kurr edhe me ndimat e unicefit edhe uefes po mundohet ta mbaje ndersa mourinjo e mori realin qe kishte 8 vite pa u futur ne 8 me te mire te europes Kishte 8 vite qe ishte pas barcelones edhe kishte 8 vite qe barcelona e rrifte edhe e poshteronte ne ndeshjet direkte gjerat kan filluar te ndryshojne edhe cdo dite do ndyshojne me shume prisni deri ndeshjen e kthimit pastaj prisni te kampjonatit kemi kohen perpara per te vertetuar

  4. GENCI TIRANA says:

    Jose Muriniho,,,eshte nje njeri taktik dhe kerkon tituj,jepini kohen e duhur dhe te shohim ,Mos harroni se BARCA kur ishte RAJCARD si trajner jo shume por 4 vjet me pare perfundoi ne vendin e 9 kurse REALI eshte ne vend te 1 ,ndeshja kthimit them se do ndryshoje te gjitha parashikimet per MURINIHO,,,REALI eshte ne lufte per 3 tituj ne kete sezon,cdo ndodhe nese REALI mund BARCELONEN ne NEWCAMP?po nese fiton CHAMPIONS? pra te presim gjithecka dhe te japim nje mendim te qarte per MURINION

  5. shqiptari says:

    Murinjo eshte egocentrik. Numero uno. I pasjellshem dhe pa moral sportiv (mjafton te kujtoni si u largua nga Milano). Ndersa Guardiola eshte njeriu i grupit. Nese Murinjo i var shpresat tek Ronaldo, Guardiola e largoi Ibraimovicin pikerisht per ate se ekipi perbehet nga te gjithe. Guardiola ka provuar 26 formacione te ndryshme kete sezon e jo me kot u shpall me i miri. Murinjo nuk ka shance ne Spanje, sepse atje nuk mjafton rezultati. Reali ka 4 objektiva: 1. rezulatin, 2. lojen e bukur, 3. simpatine e shikuesve, 4 te mundi Barcelonen (sipas Calderon). E Murinjo deri tani nuk ka permbushur asnjerin. Mbi te gjitha e ka kthyer Ralin ne skuadren me te urryer nga jo tifozet.
    Ne fund te fundit Ramos ka te drejte. S’mund te jesh traineri me i mire ne bote pa qene futbollist ne thelb.

  6. ilir says:

    o nuk asht murinjo per realin reali ka prestigj e ky asht njeri i ulet egoist reali e meriton vengerin murinjo sa me larg prej e per ata qe thojn se guardola e gjeti ekipin e gatshem sa ka bler reali prej vitit 2000 1 milard euro barcelona 700.000 e qka ka fitu te gjitha e qka ka fitu reali gjysem kupe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje