Mafia greke trukonte ndeshjet e kombëtares shqiptare

21 Janar 2012, 16:04Sport TEMA

Bisedat telefonike të përgjuara nga policia greke kanë zbuluar trukim të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, në një aksion që ka asgjësuar katër grupe kriminale para tre ditësh në qytetin e Selanikut. 

Sipas kanalit të tretë të televizionit shtetëror ERT 3, me qendër në këtë qytet, pas arrestimit të 53 personave që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 % në muaj, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para të përfituara në mënyrë të paligjshme, zbulohet se një pjesë e madhe e këtyre parave vinte edhe nga trukimi i ndeshjeve.

Në bazë të materialit audio që ka në dorë policia greke, një person i ashtuquajtur “Portugezi” i propozon kreut të një prej katër grupeve, me emrin Marko Karamberi, të luajnë shuma të mëdha parash në dy prej ndeshjeve miqësore të kombëtares shqiptare, në verën e kaluar, me Argjentinën dhe me Malin e Zi.
Sipas tij cdo gjë ishte e rregulluar, sepse kishte biseduar me trajnerin e ekipit shqiptar, madje në ndeshjen me Malin e Zi, sipas tij fitimi do të ishte trefish i sigurtë dhe mund të trukonin cfarëdo rezultati.

Vlen të përmendet se personi që drejtonte këtë organizatë mafioze të këtij qyteti, ishte pronar i disa klubeve të natës, ndërsa para dy vitesh kishte kandiduar në zgjedhjet lokale me partinë ultranacionaliste LAOS.

Në llogarinë e tij bankare janë gjetur mbi 5.5 milion euro që rezultojnë të jenë fituar nga skedinat e basteve në ndeshjet, të cilat sipas organeve greke, ai dhe bashkëpunëtorët e tij ka trukuar.

Midis dy personave në fjalë janë zbardhur edhe të paktën tre biseda telefonike për trukimin e ndeshjeve të përfaqësueses sllovake.

Në orët e ardhshme priten të publikohen të dhëna të tjera nga zbardhja e 3500 faqeve me biseda telefonike, në gjithësej 15000 faqe që përbëjnë dosjen e kësaj cështje që ka tronditur jo vetëm qytetin verior, por gjithë Greqinë.

Midis të arrestuarve janë edhe një drejtues i shërbimit të ndjekjes së krimit ekonomik, biznesmenë, avokatë, drejtorë bankash, disa oficerë policie si dhe një prej gazetarëve më në zë të këtij qyteti. /TCH

18 komente në “Mafia greke trukonte ndeshjet e kombëtares shqiptare”

  1. gallata says:

    Pune KORRAKESH BYTHEZINJ !

    1. Aqifi says:

      Duka + Kuzhe = pisllek

      1. raimondi says:

        Kuzhe kuptohej qe i shiste ndeshjet e kombetares sone

        Edhe ndeshjen me Bosnjen Kuzhja e shiti–dukej hapur fare qe ai e ndryshoi lojen tone ne mbrojtje ne menyre qe te fitonte Bosnja

  2. DUKA eshte i pafajshem, ai s’di gje per keto punet e futbollit shqiptar. kot thone DUKA BET !

  3. Argita_B says:

    Kandidonte per LAOS-in, domethene dhe ultranacionalist…hahahahaha

  4. ATILA says:

    Futbollin tone e kishta mare lumi,po tani e mori greku bashke me llumin.Tni e tutje duhet te quhet Trukboll.

  5. ATILA says:

    Tani e tutje me mire te quhet TRUKBOLL.

  6. tourkofagos says:

    pune korrakesh,shesin besimin fetar,identitetin,detin,token[1$m katror]jo me ndeshjet e kombetares……!!!!

  7. aleksandri i madh says:

    re gamuto marmitas!
    Edhe pa pension dhe ben politike o marmit cpuar. Ministri i korrakeve tha qe ska kest tjeter per korraket. Zonja Merkel ja u ka futur dy kembe ne nje kepuce ju korrakeve. Dil andej nga Omonia se ngele pa buke o korrak i zi aziatik.

  8. BB Rock says:

    ooo ne shqipetaret asnjeher nuk mbushemi mend kurr do ikin edhe 100 vjet pavaresi te tjera por prap kot po shesim moralin kombetaren ton le te qohemi trajnerit tja kpusim koken fare hhuahu?

  9. hajriu says:

    Keta harixhinjte e greqise kane trukuar historine e jo me ndeshjet , tere jeten trukime dhe hajdutlleqe kane bere ……..ytttt harixhinj

  10. Shkupi says:

    STRAKOSHA,ky grek i qelbosur i ka bere te terat.

    1. tourkofagos says:

      e gjete tash se kush e ka fajin o korrak i Erdoganit…..

  11. rinori says:

    Shqiperia duhet ta vendos Nje shqiptar si trajner dhe te ja rrit rrogen sa me shum te jet e mundshme

  12. Kush ka luajtur futboll e kupton se është e vështirë të fiksosh rezultatin kundër Argjentinës pa u përzier në pazar dhe kjo e fundit. Kombëtarja shqiptare nuk mund të parapërcaktojë rezultatin e ndeshjes, kur dihet forca e Argjentinasve të cilët mund të shënonin në portën tonë të ekipit B dy, tre, katër, e më shumë gola. Paradoksale për ta menduar!? Kundër Malit të zi është krejt dicka tjetër!.

    1. Albann says:

      Kush ka lojtur futboll e di qe eshte e lehte te lesh ndeshjen te mundesh 4:0,5:0 etj.Bastet vihen dhe mbi 3 gola,mbi 4 gola etj

  13. valdeti says:

    se disa ndeshje të kombtares ishin te kurdisura këtëe kemi ditur dhe pa dal ky lajm,por sinqerisht nuk besoj se ndeshja me argjentinen ishte e kurdisur, duke marr parasysh kualitetin e tyre.

  14. Resuli says:

    Te gjitha keto qe thuani jane budallalleqe se asgje s’eshte e vertete, trukimin e ndeshjeve e bene vete Duka i dukeve te pushtetit te sotem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje