Presidenti Topi viziton në spital trajnerin e njohur, Medin Zhega

20 Janar 2012, 11:51Sport TEMA

Presidenti Bamir Topi ka qenë gjatë paradites së sotme në spital, ku ka vizituar ish-trajnerin e njohur të kombëtares, Medin Zhega. Ky i fundit ndodhet në një gjëndje kritike për jetën, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale.

“Kreu i Shtetit shqiptar u shoqërua nga Drejtori i Shërbimit të Reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, mjekë e drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, të cilët po e ndjekin intensivisht situatën. Pasi u interesua personalisht dhe nga afër për gjendjen dhe shëndetin e ish-futbollistit dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Presidenti Topi shprehu urimet e përzemërta për shërim, duke siguruar mbështetje të pakursyer personale dhe institucionale të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

3 komente në “Presidenti Topi viziton në spital trajnerin e njohur, Medin Zhega”

  1. Sali serbi says:

    Bravo, xhest njerzor per kete figure te famshme te futbollit dhe njeri te nderuar.

  2. tani says:

    Shume e habitshme, si nuk ka shkuar Sala, njeriu me i dashur i shkodraneve?!

  3. tomori i beratit says:

    BRAVO PRESIDENTIT.ZHEGA MERITON respekt edhe me te madh nga mbar kombi yn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje