Mourinho: Unë , babai i humbjeve!

19 Janar 2012, 11:25Sport TEMA

Nuk mund ta ndryshojë dot kursin e humbjeve ndaj Barcelonës, dhe e merr përgjegjësinë mbi vete, duke thënë se është ai baba i humbjeve. Ai është pyetur me padurimin e tifozëve vendës për humbjet e vazhdueshme.

“Unë i kuptoj gjithmonë , por nuk i dëgjoj. As para, as pas. Jam përgjegjës për ekipin tim, sidomos kur humbë . Fitorja ka shumë baballarë , por humbja vetëm një . Finalen e Kupës e festuam të gjithë dhe kishte shumë baballarë , por humbja më ka baba vetëm mua. Janë gjëra që ndodhin në futboll”, ka thënë Mou pas ndeshjes.

Ai nuk ka dashur të komentojë aktin e Pepes ndaj Messit duke thënë se nuk e ka parë , dhe se nuk jep opinion për gjëra që nuk i sheh. E ka lavdëruar sërish Ronaldon duke thënë se ka qenë më i miri në fushë . Portugezi ka thënë se ndeshja mbetet ende e hapur, por do të jetë e vështirë të kthehet rezultati. /indeksonline/

2 komente në “Mourinho: Unë , babai i humbjeve!”

  1. gallata says:

    E mbi te gjitha ky eshte babai i VEPRIMEVE AGRESIVE te futbollisteve te skuadrave qe ka drejtuar,John Terry te thyente kembet kur kishte trainer kete provincial portugez.Samuel o thyente kembet e kundershtarit o te vetat po te dilte huq,Lucio po ashtu pa folur Materazzi-n.Ibrahimoviç ka deklaruar se:-Per Murinho-n do te kisha vrare!-Shyqyr qe s’ka patur ndonje lojtar shqiptar se me prirjen qe kemi ne dhe karikimin e Mourinho-s,me siguri ne burg do te perfundonte.

  2. Murinjo e ka kthyer realin ne nje ekip te vogel dhe kasapesh,nuk mund te shpjegohet ndryshe,nuk kam par trajner si ky qelbaniku qe gezohet kur mbrojtesi i tij shkel ose dhunon sulmuesit e skuadres kundershtare ne cdo lloj mynyre,ky njeri duhet te largohet sa me shpejt nga reali bashke me portugezet e tij sa nuk eshte vone,nuk e kuptoj durimin e drejtuesve dhe presidentin e realit,vetem fakti qe realit i jane shkaktuar 8 humbje nga barcelona (qe eshte kundershtari kryesor i tyre)ky njeri duheshe larguar sa me par,nuk do te thot gje qe kryeson reali eshte ekip i madh dhe ne vitet e meparshme ka kryesuar ka marr edhe kupa e kampionate por vetem humbjet qe ka pesuar nga kundershtari kryesor ai njeri duhet larguar,me kete trajner reali as kete kampionat nuk ka per te marr dhe per kete te jeni te bindur,ndersa per pepen do te thosha qe ate mund ta krahasoj vetem me tyisonin,jo per nga forca por nga luja e pamoralshme qe ben ne fush(tyison i hengri veshin rivalit te tij ndersa pepe i shkel rivalet e tij ne futboll perpara miljona spektatoreve dhe telespektatore,fuckyou murinjo bashke me portugezet e tuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje