Berluskoni, gati të shesë Milanin

18 Janar 2012, 11:21Sport TEMA

Një skenar i bujshëm është përhapur dje në mediat italiane, Silvio Berluskoni është gati të shesë Milanin!

Ky lajm është bërë i ditur nga një burim pranë ish-kryeministrit, politikani Anxhelo Polina, i cili ka treguar në “Radio Sportiva” për debatet brenda familjes Berluskoni rreth kësaj çështje.

“Situata është pak e komplikuar. Të gjithë fëmijët, me përjashtim të Barbara (e dashura e sulmuesit Pato), duan që babai i tyre të braktisë futbollin. Berluskoni vetë është tunduar ta bëjë një gjë të tillë nga miqtë e tij rusë por ka ende dyshime të mëdha”.

“Kuptohet edhe nga mënyra si u soll në çështjen Pato, që tregoi se ai mbetet ende shumë i përfshirë në klubin kuqezi. Por çështjet ekonomike tani nuk shkojnë edhe aq mirë dhe të mbash një klub futbolli në këto nivele kërkon sakrifica të mëdha ekonimike”.

“Milani i epokave të tjera do të kishte blerë menjëherë Tevez pa u menduar, ndërsa tani pret një ulje çmimi. Për Berluskonin është e dhimbshme, por ai po mendon vërtetë shitjen. Ai ka patur kontakte me rusët, bëhet fjalë për “Gaz Prom”, që do të thotë se tifozët e Milanit duhet të rrinë të qetë se kështu i kanë investimet e siguruara”, u shpreh politikani Palota.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Berluskoni është i detyruar çdo vit të shpenzojë “nga xhepi” 70-110 milionë euro për të mbuluar borxhet e klubit. /lajme shqip

2 komente në “Berluskoni, gati të shesë Milanin”

  1. Rezi says:

    Po i thoni tacit se e blen ai milanin

  2. bravo berluskoni si sensi e tanzi po rezi yne more rez se blen dot se se le oil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje