Murinjo: Kush kritikon Ronaldon, ka probleme me mua!

17 Janar 2012, 19:03Sport TEMA

Hoze Murinjo ka bërë të qartë se askush nuk duhet të guxojë të kritikojë yllin e skuadrës së tij, Kristiano Ronaldo. Ky i fundit ka qenë në qendër të kritikave që pas ndeshjes së humbur 3-1 ndaj Barcelonës, por për trajnerin e madrilenëve, ai është duke dhënë maksimumin edhe atëherë kur nuk shënon në portën kundërshtare.

“Kam stërvitur Kristianon për më shumë se një vit e gysmë dhe nuk e di se sa gola ka shënuar për ne, gola të rëndësishëm si ai që na dha Kupën e Mbretit. Por a e dini cili ishte momenti më i mirë për mua? Pjesa e dytë ndaj Majorkës, ajo ishte loja e tij më e mirë”, tha Murinjo.

Sipas teknikut portugez, lojtari nuk duhet kritikuar në këtë moment pasi edhe nëse nuk shënon, ai po jep maksimumin në këtë skuadër.

“Ai punoi si një kafshë duke u kthyer në mbrojtje, duke shtyrë përpara apo duke rikuperuar topin. Ai ishte fantastik. Pas punës që bëri në këtë ndeshje askush nuk mund ta kritikojë atë. Kush kritikon Ronaldon do të ketë probleme me mua”, ishte kërcënimi i Murinjos.

5 komente në “Murinjo: Kush kritikon Ronaldon, ka probleme me mua!”

  1. skerdi says:

    Eshte me te vertet ‘Special One…jo me kot esht trajneri me i mire ne bote e nuk ka asnje qe ti afrohet…..e ka treguar kete kudo ka qene…

  2. ilir says:

    i i rrezikshem murinjo ikni se po na han ko…t

  3. star says:

    Nje replike per -skerdin-.Per cfare eshte “special one”? Ai ne radhe te pare nuk eshte njeri dhe lere pastaj per cfare tjeter.E more vesh pse nuk shkoi ne Zvicer per ndarjet e trofeve te vitit.Vetem se ato trofe i mori kundershtari direkt Barca.Qysh se ka ardhur ne Madrid,Barca i eshte bere fiksim edhe ne gjume.Ai nuk ka gje tjeter ne mendje vec rezultatit me cdo kusht edhe duke pedhos figuren njerezore.Vetem se Barca nuk po e le rehat Ai ne fund te sezonit do largohet nga Madridi.

  4. Argita_B says:

    Barca – Real Madrid eshte thjesht ushqimi me i mire qe kane mediat per ti shitur publikut, por po te shohesh pak me larg, jane vetem gjashte pike e sagje me teper.
    Real i Madridit ka thyer regordin e golave te shenuar ne fazen e pare te kampionatit spanjoll me nje ndeshje me pak, rekord qe mbahej nga Barcelona.
    Real i Madridit eshte ne vendin e pare, me 5 pike para Barcelones, eshte ne gare per te 4 kompeticionet egzistuese, ronaldo eshte shenuesi me i mire ne Evrope aktualisht, pra çdo gje pozitive dhe perseri gazetaret kritikojne!
    Bercelona eshte nje ekip qe lojtaret njihen dhe luajne bashke qe prej moshes 12-13 vjeçare, Real i Madridit ka vetem dy vjet qe ka ndertuar kete ekip.
    Nuk duhet lexuar gjithmone shtypi, po duhen bere vete nga nje here analizat.

  5. block a says:

    ou mou bou u kthye, kush e di se cka ne mendje? Si ka mundesi qe ky person vetem ligesi ka. si trainer eshte i mire por pak i q-re, nga trute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje