Talentet nga Kosova çmendin merkaton e dimrit

17 Janar 2012, 18:45Sport TEMA

Juventus është rivali kryesor i Manchester United në garën për të marrë shërbimet e Granit Xhakës, futbollistit kosovar të natyralizuar në zviceran.
Sulmuesi 19-vjeçar, i cili luan me Baselin është vënë në shënjestër të Alex Ferguson, që kërkon të përforcojë skuadrën e tij. Por në sulm është hedhur Juventus, që kërkon futbollistin e përfaqësues zviceriane.
Xhaka është futur në listën edhe të skuadrave të tjera si Hamburg, Milan dhe Lazio. Pengesë për transferimin e tij është vetëm Bazeli, që kërkon 6 milionë euro, shumë kjo që mund të përballohet vetëm nga Manchester United.
Gjigandët e futbollit anglez interesohen edhe për futbollistin tjetër kosovar të Bazeli, Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu pikërisht në sfidën e kundër “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampioneve.

7 komente në “Talentet nga Kosova çmendin merkaton e dimrit”

  1. raimondi says:

    Ky 19 vjecari eshte i jashtezakoneshem –,eshte me te vertete djale i talentuar

    E kam pare kete kur u fut ne nje ndeshje te komebtares se Zvicres ne minutat e fundit –Ishte i shkelqyer ,i papermbajtshem…..

    Bravo ju qofte ! –Tamam te talentuar keta cunat e Kosoves —

    -Te ishin keta me kombetaren tone — ne do ishin ekip i shkelqyer

    Suksese cuna ,suksese dhe shikoni ore, mbase ju kthehet mendja dhe vini ketej nga ne …..

  2. Ky e ndjene veten zviceran ndaj nuk shoh ndonje interes per te qene teme e gazetes. Si ky ne bote ka me mijra

    1. Arben Kosova says:

      Per Shkelzenin,duhet te ndjehesh krenare per keta talente qe jane dhe Ambasadore te Kombit Shqipetare.Ska rendesi qfare Pasaporte mbane eshte gjaku Shqipetare,dhe ai mburret per kete,po sbesove pyeti pak Shqipetaret ne Svizerr qfare te thone per keta talente.Nuk e di ,jemi i vetmi Kombe qe vetem per te keq shkruajm dhe nuk leme njeri pa share.Turp.

      1. Kam jetuar në perëndim disa vite, pastaj u ktheva se më thirri vendi, shpëtova rastësisht. Këta që luajnë për të huajt Zvicër, Greqi, Suedi, Norvegji e deri për Mal të Zi për mua janë Mercenar. Nuk përfaqësojnë shqiptarët por shohin paret. Nuk duhet të lodhemi shumë për këtë se nuk lanë paret e ta përfaqësojnë Kombin. Përndryshe kam njohur shokë që kishin lënë familjet në perëndim dhe erdhën në luftë e u vranë për liri e dinjitet kombëtar.

        1. Arben Kosova says:

          Me vjen shume mire qe ke pranuar Thirrjen e Atdheut, por prape se prape nuk mund te pranoj,ate qe thua se keta talent jane Mercenar.Fjala ashte per Xhaken dhe Shaqirin, ishin femije kur ishte Lufta.Sipas jush si do i quajm ata qe luajn per vendin tone,prape Mercenar thua se per Para (Leke) luajne.Me vjen shume keq,nuk mund ta pranoj.

  3. tony bruksel says:

    Keta me te vertete jan te talentuar
    sidomos SHaqiri eshte nje super yll

  4. Albann says:

    Pak rendesi ka do luajne per shqiperine apo jo.E rendesishme eshte qe te kuptohet se talente ka ,dhe se duhet punuar ,duhet investuar per talentet qe Shqiperia te arrije dicka…Sic e shikoni kur shqipetaret motivojhe arrijne dicka….Kete qe u ofroi zvicera,duhet ta ofroje dhe shqiperia per talentet ne shqiperi apo kosove…Pra tu krijohen kushte te favorshme per te shprehur talentin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje