Besart Berisha grushte pas ndeshjes, kërkon ta zgjidhë konfliktin "alla shqiptarçe"

16 Janar 2012, 12:02Sport TEMA

Besart Berisha është bërë protagonist në skuadrën e tij Brisbane Roar duke i dhënë fitoren 2-1 ne minutën e 5 te shtesës, por ka tronditur australianet me karakterin e tij te nxehte. Ne takimin mes Brisbane Roar dhe Sidni FFC, te zotet e shtëpisë arritën te përmbysnin disavantazhin, duke shënuar dy gola ne minutën e 94 dhe 95-te, ku këtë te fundit e shënoi ish-futbollisti i kombëtares shqiptare.

Australianet u shokuan pas takimit kur Besart Berisha i kërkoi përpara kamerave futbollistit kundërshtar, Brashard, qe te lante hesapet për një incident gjate takimit. Berisha i cili u transferua ne Australi nga Arminia Bielefeld hoqi fanellën, duke i bere me shenje mbrojtësit holandez ta ndiqte për te sqaruar me grushte ne dhomat e zhveshjesh.

I menjëhershëm ishte reagimi i lojtareve dhe trajnerit te ekipit te Brisbane Roar te cilët dënuan gjestin e Berishës, duke i bere thirrje te kontrolloje veten, ndërkohë qe trajneri Postecoglu deklaroi se shqiptari e tejkaloi vijën dhe grushtet nuk janë pjese e sportit te futbollit.Pas kësaj fitoreje Brisbane u ngjit ne vend te dyte ne renditje ndërsa pas 7 takimesh u zhbllokua edhe sulmuesi shqiptar i cili ne startin e këtij sezoni ne fakt shënonte ne çdo takim.

1 komente në “Besart Berisha grushte pas ndeshjes, kërkon ta zgjidhë konfliktin “alla shqiptarçe””

  1. baba Rexhepi says:

    http://www.youtube.com/watch?v=VLhvRFlnwZk ketu keni linkun per te pare golat dhe reagimin e Besart Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje