Në prag të derbit të shumëpritur, mesfushori i Milanit e nxeh edhe më shumë atmosferën duke thënë se kuqezinjtë janë më të fortë se Interi. Për momentin, zikaltërit kanë 8 pikë më pak se kampionët në fuqi dhe Kevin Prince-Boateng është i vendosur që nga kjo sfidë, Milani ta thellojë edhe më shumë avantazhin në Serinë A.
“Më pëlqen atmosfera e krijuar në qytet para derbit. Të gjithë e presin me emocion dhe flasin për ndeshjen. Ne jemi më të fortë dhe dëshira ime është që ta nxjerrim Interin jashtë garës për titullin kampion”, ishin këto fjalët e Boateng.
Mesfushori foli edhe për reputacionin e Milanit, duke thënë se i pëlqen që ekipi i tij njihet si agresiv.
“Më pëlqen që na quajnë Milani i çmendur, për sa kohë është me kuptim pozitiv. Kemi në grup lojtarë të mëdhenj, që brenda tyre kanë edhe imazhin e një “djali të keq”. E kam fjalën për Van Bommel, Cassanon, Ibrën dhe veten time”, përfundoi mesfushori ganez i Milan.
milan vs inter 5-0 milani fiton forca millano oooooooooooooooooooollllllllllllllllllleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
PO ky sikur eshte i skualifikuar ! Ka plotesuar te verdhat me sa di une… megjithate Forza Milaaaan!!!