Federata Spanjolle e Futbollit ka premtuar një miqësore me Shqipërinë, edhe pse ndeshja nuk ka ende një afat të përcaktuar. Lajmin e kanë konfirmuar dje burime zyrtare pranë FSHF-së. Premtimi është marrë nga drejtuesit e Federatës Spanjolle që para finaleve të kampionatit botëror, por fakti që përfaqësuesja e drejtuar nga Del Boske e fitoi këtë kompeticion i ka prishur disi planet e zhvillimit të këtij takimi. “Kjo miqësore ekziston në axhendën e dy federatave tona, natyrisht që duhet gjetur koha e përshtatshme që ajo të vihet në jetë. Ne shpresojmë që në një të ardhme jo të largët të mund të zhvillojmë një takim me përfaqësuesen kampione në fuqi të botës”, tha dje sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.
Ndeshja, nëse do të zhvillohet do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për ekipin tonë kombëtar. Deri më sot, ndeshja më e rëndësishme miqësore që FSHF ka arritur të organizojë është ajo me përfaqësuesen e Argjentinës, në qershorin e vitit të kaluar, takim të cilin megjithatë nuk arritëm ta nderonim sa duhet për shkak të kohës së papërtatshme (në mes të pushimeve verore për lojtarët). Takimi me Spanjën do të ishte një arritje më vete, për shkak të dominimit total të kësaj përfaqësueseje gjatë viteve të fundit. Një opsion mund të jetë edhe prag-evropiani i këtij viti, kohë kur përfaqësueset që marrin pjesë në finalet e këtij kompeticioni zhvillojnë disa ndeshje miqësore. Federata Shqiptare e Futbollit ka krijuar kontakte ndërkohë me Italinë dhe Francën, mbi mundësinë e zhvillimit të një takimi të tillë.
Franca në gusht? “Me Federatën e Francës kemi një komunikim të shkëlqyer. Kemi lënë të hapur mundësinë që të zhvillojmë një ndeshje miqësore brenda këtij viti. Mund të ndodhë para evropianit, por edhe pas tij. Një opsion është që ndeshja të zhvillohet në gusht para fillimit të eliminatoreve të kampionatit botëror”. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Prodani konfirmoi detaje të reja për lajmin që e kishte zbuluar vetë presidenti i FSHF-së, Duka disa javë më parë. FSHF është duke biseduar ndërkohë edhe me Federatën Italiane të Futbollit. Presidenti i këtij institucioni, Xhankarlo Abete pritet të jetë në Tiranë shumë shpejt dhe ky takim mendohet të jetë një nga temat e diskutimit./ Sport Ekspres
Turp i futbollit. Si do luajne pleherat tone perball nje kombetarje fantastike. Apo Duka do aktivizoj familjen e tij me Skelen, Lalen dhe Duron. Futbolli shqiptare duhet te pezullohet sepse standarti i fushave dhe stadjumeve eshte me keq se ne Afrik
e megjithese fushat tona jan te nje niveli te ulet edhe fusha me e pa pershtatshme per ne eshte “san siro” sepse nje komb i tere nuk mund te gjykohet nga disa njerez te pa afte si dukasepse aty varet nje shqiperi e tere