M’gladbah synon dyshen Shaqiri-Xhaka

11 Janar 2012, 13:26Sport TEMA

Skuadra e Mynshengladbah po planifikon lëvizje të mëdha në verë dhe ka vënë si prioritet dyshen kosovare të Bazelit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

“Der Spiegel” bëri të ditur se Borusia Mynshengladbah është përgatitur për të bërë një ofertë të rëndësishme gjatë transferimeve të verës dhe tanimë ata janë duke u përgatitur për dyshen e Bazelit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Pas shitjes së Marko Reus, drejtori sportiv, Maks Eberl premtoi se do të ri-investoheshin paratë në dyshen kosovare që luan për Zvicrën.

Nëse Mynshengladbah dëshiron të nënshkruajë me dyshen e Bazelit, ajo do të përballet me konkurrencë të ashpër. Hamburg e ka bërë një ofertë zyrtare për Xhakën, që besohet të jetë në një vlerë prej 7 milionë eurosh, ndërsa Shaqiri, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro, ka qenë i lidhur me një numër të madh klubesh, duke përfshirë Lilë, Porto, Dinamo Kiev dhe Barcelona.

Kontrata e Shaqirit përfundon në vitin 2014, ndërsa ajo e Xhakës në vitin 2015. (LajmeShqip.com)

2 komente në “M’gladbah synon dyshen Shaqiri-Xhaka”

  1. leonardi antwerpen says:

    Bravo me ju mburret KOSOVA

  2. patrioti says:

    TEMA ka mundesi ju lutem mos te shkruani me artikuj sportiv per keta tradhetaret ju..keta nuk jan shqiptar por zvicerian..ca lodhe kot..shkruani per shqiptaret ose te huajt por jo tradhetaret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje