Portierin e Getafes e rreh gruaja pas ndeshjes

9 Janar 2012, 18:37Sport TEMA
Portierin e Getafes e rreh gruaja pas ndeshjes

Juan Carlos Caballero, portieri i dytë i ekipit spanjoll të Getafes, është përballur me një ngjarje jo shumë të këndshme. Sapo ka përfunduar ndeshje me Atletiko Bilbaon dhe ka dalë nga stadiumi, ai është sulmuar nga…bashkëshortja e tij.

Kjo e fundit e ka qëlluar disa herë më grushte bashkëshortin e vet, duke i nxjerrë gjak dhe duke e rrëzuar përdhe. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Getafes, në mënyrë që Caballero t’i shpëtojë tërbimit të gruas së vet.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por Caballero duket se e ka marrë me sportivitet drurin e grënë nga e shoqja, duke qenë se ka publikuar në Twitter edhe një foto nga përgjakja që ka pësuar nga dhuna e ushtruar nga gruaja e vet.

1 komente në “Portierin e Getafes e rreh gruaja pas ndeshjes”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje