Manchester United ka fituar derbin ndaj Manchester City në shifrat 2-3. Ndeshja e vlefshme për FA Cup e luajtur në Etihad Stadium ka përfunduar në favor të të besuarve të Sir Alex Ferguson.
Pjesa e parë foli krejtësisht në favor të Djajve të cilët shënuan tre herë, dy herë me Rooney dhe një herë me Wellbeck duke mbyllur 45 minutat e para në shifrat 0-3.
Gjatë pjesës së parë doli me karton të kuq në mënyrë disi të çuditshme mbrojtësi i City, njëkohësisht edhe kapiten i skuadrës Vincent Company, gjë që ndikoi edhe në rrjedhjen e lojës.
Me fillimin e pjesës së dytë City i rriti forcat sulmuese megjithëse ishte me 10 lojtarë por nuk arriti të shënonte më shumë se dy herë me Kolarov dhe Aguerro.
Përveç golave të shënuar (5), ndeshja kishte ritëm dhe raste për gola. Në ndeshjen e kthimit United shkon më i qetë dhe më i favorizuar për kualifikim për në fazën tjetër.
kupa FA eshte me nje takim, jo me kthim.