Hoze Murinjo është treguar një kavalier i vërtetë dhe ka përgëzuar kolegun dhe kundërshtarin e tij më të madh për momentin, Pep Guardiola, i cili u shpall si trajneri më i mirë në botë. I pyetur nga gazetarët për çmimin e fituar nga Guardiola, Murinjo, që u rendit menjëherë pas tij, është shprehur se ai e meriton.
Murinjo nuk ka shprehur ndonjë keqardhje, duke deklaruar se një vit më parë u zgjodh pikërisht aiu si trajneri më i mirë.
Sakaq, Murinjo ka siguruar se nuk ka asnjë problem me lojtarët apo me skuadrën, duke pohuar se ata thjesht bënë një pjesë të parë të dobët me Malagën.