Trezege “ringjallet” në Argjentinë

6 Janar 2012, 12:11Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Francës, David Trezege, dëshiron që të kthehet përsëri protagonist në fushën e blertë dhe dje është prezantuar si blerja e re e River Plejt.

Megjithatë, 34 vjeçari me prejardhje argjentinase, e sheh këtë si një sfidë interesante, pas një 6 mujori zhgënjyes në skuadrën arabe të Banias.

“Të luash për River është një eksperiencë e veçantë për çdo futbollist. Jam shumë i ndërgjegjshëm për vendin ku jam. Mendoj se mund të kaloj momentet më të bukura të karrierës time këtu. Ky është vetëm fillimi i një aventure të këndshme”, deklaroi Trezege në prezantimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje