Palermo zyrtarizon blerjen e shqiptarit Mehmeti

4 Janar 2012, 12:54Sport TEMA

Skuadra italiane e Serie A, Palermo, të martën ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Agon Mehmeti, njofton “ansa.it”. Mehmeti së fundi luajti për skuadrën e elitës së futbollit të Suedisë, Malmo. Ai me Palermon ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2016. “Palermo e ka bërë zyrtare blerjen e Mehmetit”, shkruan “ansa.it”. Mehmeti 22-vjeçar pritet të debutojë në fundjavë kundër Napolit në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit italian. Sulmuesi nga Podujeva prej vitit 2008 ishte pjesë e Malmos. Ai me fanellën e ekipit suedez shënoi 23 gola në 88 paraqitje, derisa është edhe pjesë e Përfaqësueses Shpresa (U21) të Suedisë, ku në 8 ndeshje ka shënuar dy gola./KD

2 komente në “Palermo zyrtarizon blerjen e shqiptarit Mehmeti”

  1. Argita_B says:

    Eshte suedez jo shqiptar, nese ai ka nenshtetesine suedeze dhe luan me perfaqesusen suedeze nuk eshte me shqiptar.
    Huguain i Realit te Madridit ka lindur ne France, po se mban njeri per francez, po per argjentinas, pasi per ata luan.

    1. dritani says:

      Nese nena i ka folur shqip dhe gjuhen suedeze ia kane mesuar shoket eshte shqiptar.
      Shyqyr qe dalin ca shqiptare qe na bejne te ndjehemi mire dhe ne, “shqiptaret nacionaliste” menjehere i gjuajme me gure.

      Me 1998 ne Itali me vinte turp te thoja qe isha shqiptar pasi me pyesnin si ishte gjendja ne Shqiperi, ndonese ishin te sinqerte dhe mundoheshin te me lehtesonin duke me thene se edhe Italia i ka kaluar keto situata.
      Me 2011, ne New York, mu be zemra mal kur nje pronar restoranti napolitan me foli me superlativa per shqiptarin Blerim Xhemaili te cilin te them te drejten nuk e kam pare asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje