I inspiruar me tregimin për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, filloi një ′luftë′ që nuk di për humbje. Ashtu sikur Skënderbeu që nuk pësoi humbje, ashtu edhe Gjergj Haxhiu është gjithmonë triumfues. Ka emrin e njëjtë me heroin shqiptar, por edhe shumëçka tjetër. Gjergj Haxhiu është vetëm 12-vjeçar, por është jashtëzakonisht i talentuar. Ai merret me karting. Jeton në Zvicër së bashku me familjen e tij që emigroi para 16 vjetësh. Që pesë vite merret me karting dhe asnjëherë nuk ka lëshuar podiumin. Ëndërron Formula 1 dhe i pëlqen piloti britanik Lewis Hamilton. ′Viti 2011 ka qenë shumë i suksesshëm për mua. Jam shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë Super Mini, gjithashtu edhe në Bridgestone-Cup. Gjithashtu kam zënë vendin e dytë në Internazional WSK Master Series. Ishte një vit me shumë suksese. Dështimi më i madh për mua këtë vit ishte finalja ndërkombëtare, ku isha lider deri në fund, por për shkak të një problemi teknik nuk arrita të zë vendin e parë”, ka deklaruar Haxhiu për ′Sport′. Gjergji jeton së bashku me familjen në Lozanë të Zvicrës.
Gjithmonë në podium
Gjergji ka një të ardhme të ndritur në këtë sport dhe këtë e kanë thënë edhe shumë ekspert të kësaj lëmie. Ai merret me karting tash e pesë vite. ′Me karting merrem qe pesë vjet. Prej vitit 2007 gjithmonë kam qenë në tri vendet e para dhe asnjëherë nuk jam ndodhur jashtë podiumit′, ka theksuar më tej 12-vjeçari. Ai ka thënë se synimi i tij është Formula 1. ′Synimi im është që të hyjë në Formula 1, por kam nevojë për sponsorë për të vazhduar kartingun në nivelin ndërkombëtar. Piloti që më pëlqen është Lewis Hamilton. Ëndërroj që një ditë të garoj me të′, ka vazhduar Gjergji. ′Ushtroj karting çdo fundjavë, por gjithashtu shkoj edhe në shkollë e nuk e lë anash asnjëherë′, nënvizoi Haxhiu.
Historia për Gjergj Kastriotin
Edhe pse jeton në Zvicër, vendlindjen e tij nuk e ka harruar asnjëherë. Familja e tij është nga Prishtina. Pushimet i kalon në Kosovë e Shqipëri, por një histori e ka prekur më shumë. ′Prindërit më kanë treguar shumë gjëra për vendlindjen time. Mua më pëlqen historia e Gjergj Kastriotit. Tregimi për të më ka inspiruar, pasi ai është hero i kombit shqiptar′, u shpreh Haxhiu, duke shtuar: ′Pushimet i kaloj në Kosovë (Prishtinë) dhe Shqipëri. Kur një ditë do të jem në Formula 1, në kaskën time do të jetë shqiponja dykrenare. Kam dëshirë të përfaqësoj kombin shqiptar′, përfundoi Gjergj Haxhiu. Sukseset e tij janë të mëdha. Prej vitit 2007 gjithmonë ka përfunduar në podium dhe shumë shpejt mund të ndodh që të shohim në Formula 1. Nëse shqiptarët kanë pasur një idhull sikur Michael Schuamcher, apo tani kanë Sebastian Vettel, një yll shqiptar është duke shndritur. Në garat e shpejtësisë një yll shqiptar është duke lënë gjurmë dhe nëse vazhdon kështu Gjergj Haxhiu, atë e pret një ardhmëri e ndritur.
Çmimet
Kampion i Zvicrës në Super Mini klas 2011.
Kampion i Zvicrës në Bridgestone Cup champion në Super Mini klas 2011.
I dyti në WSK Master Series – 60 Mini 2011.
I dyti në Kampionatin e Zvicrës – Super Mini 2010.
Fitues në Zvicër në Mini ROK Cup 2010.
I dyti në Kampionatin e Zvicrës – Mini 2009.
I dyti në Mini ROK Cup 2009.
I treti në Kampionatin e Zvicrës – Mini 2008.
I dyti në Bridgestone Cup – Mini 2008.
Kampion në Mini klas 2008.
Fituesi i Kupës së Kampionëve në Mini klas 2008.
I dyti në Kampionatin Romand – Mini 2007.
bravo gjergj shqiptari
Epo kur bejne pastaj zvicerianet si rracistat me te medhenj te evropes kur ne tere sportet po arrijne te kene nje fare suksesi e vizibiliteti vetem fale sportisteve me origjine ngs trojet shqiptare…e s’ta dine per nder fare pastaj !! Kjo vertet s’durohet !! Shikoni kombetaren e Zvicres, si vend i vogel qe eshte ka rezultate te kenqshme dhe ato i ka fale futbollisteve shqiptare nga kosova !
Forca Gjergj !!
Heidi
Nga e paske kete formacion qe Svicerante qenkan rracistat me te medhej te Eropes?
dmth deri ne 25 vjec mund te fitoje ky kurse pas kesaj moshe sigurte qe do humbasi…
kuptohet po te ecim me historine e skenderbeut ?
Me ate mbiemer qe ka ai, maximumi do perfundoi ne ndonje garazh lagjeje per te modifikuar maqina per gara klandestine.
Makinat cart dhe formula one jane ca si larg nga njera tjetra. Eshte si te luash ne nje ekip fshati dhe te synosh per Champions League.