Deputetët francezë tërbohen nga lajmi për pagën e Beckham

29 Dhjetor 2011, 13:11Sport TEMA

Deputetët socialistë në Francë janë tërbuar nga lajmet se David Beckham do marrë rreth 840 mijë euro në muaj në rast se shkon tek ekipi i Paris Saint- Germain. Deputetët thonë se këto pagesa të çmendura duhet të kufizohen me ligj.

Ish- kapiteni i Anglisë pritet të nënshkruajë në janar një kontratë 18 mujore me ekipin parisien, që do e bëjë atë sportistin më të paguar të Francës.

Ndërkohë një kandidate për presidente në Francë nga Partia e Gjelbër tha se Beckham po transferohet vetëm për të shitur bluza. “Kjo është shokuese nisur edhe nga kriza aktuale ekonomike,” tha Eva Joly.

6 komente në “Deputetët francezë tërbohen nga lajmi për pagën e Beckham”

  1. Toni68 says:

    Se kuptoj ca te keqe ka kjo .derisa njei lklub futbolli eshte privat e ben pagesen si te doje..natyrisht eshte bisnes dhe ato pare klubi do i nxjerre 100 fish..une jetoj ne usa dhe blusa a tij ishte 80 usd po’ njerezit e blenin ne mase….

    1. Enduring says:

      Din thija ca eshte tagjia. Gjyko pak me thelle se nuk je me I zgjut se deputetet Frances ti qe jetoke edhe ne USA.

    2. çimi says:

      Klubi futbollit është privat por shteti ka për detyrë të vendosi rregull se ndryshe bëhet vendi çorap si në Shqipëri. Dhe një rregull është që nuk ka asnjë arsye që e justifikon një rrogë aq të madhe për një njeri sado P. some të jetë ai, sidomos në një kohë ku ka aq shumë njerëz të papunë. Eshtë thjesht çështje morali.
      Cfarë kontributi jep Beckham për shoqërinë që meritoka rrogë sa 500 fishi i një infermiereje apo të një mësueseje?

    3. Gent says:

      Shume e sakte Toni68,,ne USA rrogen e Beckham per nje vit e nxorren per 2 muaj vetem nga shitja e bluzes me emrin e tij,shitjet e muajve te tjere ishin fitime neto.(te mos flas per fitimet nga reklamat televizive)…dhe ti Enduring mos u merr me reklamat politike te politikaneve franceze qe si te gjithe politikanet e tjere lehin vetem per kocken e tyre.

      1. Argita_B says:

        Politikanet franceze sigurisht qe shprehen pasi kane rastin te fitojne pike apo vota ne kete periudhe krize, por ne te njeten kohe, kesaj rradhe fatkeqesisht kane te drejte.
        Beckham eshte nje produkt, dhe pse me talent, i kendeshem dhe e tregojne profesionist, mbetet nje produkt.
        Klubet jane private, po mos harrojme se nepermjet furbollit enderrojne me miliona femije, qe jetojne me ate pasion.
        Nuk mendoj se duke nje femije do te ishte i lumtur kur te mesonte se kur paguan 80dollare nje fanelle, 20 dollare do ti shkojne ne xhep Beckham, vetem pasi ka emrin e tij fanella qe mban femija.
        Futbolli apo sporti ne pergjithesi eshte shnderruar nga nje pasjon ne matrapazllek.
        Nuk eshte sporti ai qe krijoi keto padrejtesira por sistemi qe jetojme, pra duhen ripare rregullat.

  2. Grigor says:

    Ne socializem shteti vendoste per rrogat per cmimet per gjithcka. Jemi kapitalizem. Cdo gje eshte oferte kerkese. Tani te sqarojme dicka. Rroga e lojtareve te nje klubi eshte problem i klubit apo problem parlamentar? Po nqs presidenti i klubit ne fund te sezonit e zeme se i kenaqur nga loja e Bekham vendos ti jape nje shperblim prej 2 milion euro, do ngrihet parlamenti dhe do i thote qe nuk mund ti japesh kete shperblim?! Me parane e tij nje klub ben si do. Une me parane time nuk i jap llogari njeriu se e shpenzoj per te blere shtepi, e fut ne burse apo e luaj bixhoz. Keshtu edhe nje klub apo president klubi. Nuk pergjigjet para parlamentit se sa shpenzon per rrogen e nje lojtari. Kjo eshte thjesht xhelozi alla shqiptare. Une nuk dua te kem, por dua qe ai te mos marre gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje